Lajmet

​Stoltenberg i quan vrasjet e civilëve në Bucha brutalitet

Stoltenberg tha se mirëpret fuqishëm hetimet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të dielën e quajti vrasjen e civilëve në një qytet në veriperëndim të Kievit një brutalitet, pas akuzave se ata u ekzekutuan nga forcat ruse në zonë.

“Është një brutalitet ndaj civilëve që nuk e kemi parë në Evropë për dekada. Dhe është e tmerrshme dhe është absolutisht e papranueshme që civilët të jenë në shënjestër dhe të vriten. Dhe thjesht nënvizon rëndësinë që kjo luftë duhet të përfundojë”, tha Stoltenberg për CNN kur u pyet nëse akti ishte gjenocid.

Stoltenberg tha se mirëpret fuqishëm hetimet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e cila ka hapur një hetim për krimet e luftës në Ukrainë.

Trupat e të paktën 20 burrave civilë u gjetën të shpërndarë nëpër një rrugë në qytetin Bucha, në veriperëndim të Kievit, pas tërheqjes së forcave ruse nga zona në imazhet shqetësuese të publikuara nga AFP të shtunën. 

Lajmet

Policia në Pejë realizoi 87 urdhёresa tё gjykatave për arrestime

Published

on

By

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacionet Policore, nga data 01.07.2025 deri me datё 31.07.2025, kanё realizuar 87 urdhёresa tё gjykatave kompetente.

Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale, nёntёmbёdhjetё (19) nga tё dyshuarit janё dёrguar nё vuajtje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa tё tjerёt janё dёrguar nё seanca gjyqёsore dhe pas kryerjes së obligimeve janë liruar. Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdoj me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga Gjykatat kompetente”, njoftoi Policia e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, 20 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

Published

on

By

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, transmeton KosovaPress.

Pritjet më të gjata raportohen në pikën kufitare në Dheu i Bardhë ku pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 20 minuta, kurse në pikat tjera kufitare raportohen pritje nga 3 deri në 5 minuta.

Përditësimi i të dhënavë të fundit është në ora 7:28 të mëngjesit.

Continue Reading

Aktualitet

Sot mbahet protestë gjithëpopullore kundër Gjykatës Speciale

Published

on

Lajm i përditësuar: Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të organizojë sot protestë gjithëpopullore kundër Gjykatës Speciale dhe për të kundërshtuar vijueshmërinë e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kjo protestë do të organizohet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me fillim ora 17:00.

Gjatë protestës do të kërkohet reagim institucional lidhur me këtë proces, ku në njërin prej njoftimeve të organizatës thuhet se duke pasur parasysh mosreflektimin e partive politike për konstituimin e institucioneve, dhe mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në takim u vendos që të mbahet protestë gjithëpopullore.

I ftuar si folës në këtë protestë është edhe Lideri i shqipëtarëe të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim që të gjithë autobusët e transportit publik në kryeqytet të jenë pa pagesë gjatë ditës së sotme si shenjë solidariteti me kërkesat e veteranëve të luftës, të cilët kanë kritikuar ashpër veprimet e Gjykatës Speciale.

Continue Reading

Aktualitet

Gjyqtari Laban nga i dënuar në Serbi, si gjyqtar në Kosovë

Published

on

Radomir Laban, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nga komuniteti serb së fundi është emri me vëmendje tek opinioni publik në Kosovë pikërisht në kulmin e një krize institucionale që po zgjat prej disa muajsh.

Presidentja Vjosa Osmani për shkak të Laban, të martën tërhoqi kërkesën që në korrik ia kishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim lidhur me hapat e mëtejmë në rast se Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik.

Si arsye për tërheqjen e kërkesës së saj, Osmani përmendi emërimin e Laban si gjyqtar raportues në këtë rast, duke e cilësuar një veprim të tillë si “shqetësues dhe të rrezikshëm”.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës përcakton se gjyqtari raportues në një çështje caktohet nga kryetari i gjykatës dhe se ai është përgjegjës për hartimin e raportit që i paraqitet kolegjit për shqyrtim.

Laban është i njohur për publikun në Kosovë që nga viti 2018, kur presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, refuzoi fillimisht t’ia dorëzonte dekretin për emërim derisa të verifikohej nga organet e drejtësisë, ku disa muaj më vonë Thaçi e dekretoi atë.

Por, presidentja Osmani tani thotë se ka informacione që Laban “paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Kosovës”. Në një konferencë për media më 5 gusht, Osmani deklaroi se Gjykata Kushtetuese është njoftuar për “veprimtarinë e rrezikshme” të Llaban në vitet 2018, 2021 dhe 2024.

Ajo nuk pranoi të jep detaje se në cilën mënyrë Laban paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare, duke theksuar se ky është një vlerësim i besuar institucioneve të sigurisë.

Laban ishte propozuar për këtë post nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon përkrahjen e Beogradit, dhe që e kishte vlerësuar atë si kandidat me cilësi të larta morale dhe integritet me mandat nëntëvjeçar.

REL ka dërguar pyetje edhe vetë gjyqtarit Laban për të komentuar akuzat e presidentes Osmani, por deri më tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi më 6 gusht se Lëvizja Vetëvendosje kishte dorëzuar në vitin 2018 një kërkesë zyrtare drejtuar ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, për të nisur procedurën e shkarkimit të Laban, për shkak të së kaluarës së tij kriminale. Sipas Haxhiut, përgjigjja kishte qenë se një kërkesë e tillë përbënte ndërhyrje në pavarësinë e gjykatës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po ashtu më 6 gusht duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, e quajti “absurde” që një person, i cili sipas informacioneve të institucioneve të sigurisë paraqet rrezik për rendin kushtetues, “të gjykojë tani për një çështje kushtetuese”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte sqaruar më herët për REL se, sipas nenit 118 të Kushtetutës së Kosovës, një gjyqtar i kësaj gjykate mund të shkarkohet vetëm në rast të një vepre penale të rëndë ose të një shkeljeje të rëndë të detyrës gjatë ushtrimit të mandatit, dhe vetëm me propozimin e dy të tretave të gjyqtarëve të Kushtetueses.

Në dënimin me burgim të Laban është përfshirë edhe koha e kaluar në paraburgim, nga 28 nëntori 2006 deri më 3 prill 2009. Gjykata Themelore në Kralevë kishte përcjellë më 2017 një kërkesë për arrestimin e Laban në misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, por ky mision kishte deklaruar se nuk ka mandat për të kryer një arrestim të tillë.

Gjykata po ashtu bëri të ditur për REL se më 2018, në përputhje me procedurat për ndihmë juridike, i ishte drejtuar edhe Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë me një kërkesë që kjo e fundit t’i drejtohej përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në Prishtinë në lidhje me rastin Laban.

REL i është drejtuar Këshillit Prokurorial të Kosovës me pyetje nëse posedon ndonjë informacion mbi akuzat që presidentja Osmani i ka bërë ndaj gjyqtarit Laban, për kërcënim të sigurisë kombëtare, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë përgjigje.

Laban është person i kërkuar në Serbi, pasi ka shmangur vuajtjen e një dënimi prej gjashtë vjetësh burgim, të shqiptuar si pjesë e të ashtuquajturës “mafia doganore” – një grup i përbërë nga persona të akuzuar për marrje dhe dhënie të ryshfetit, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh. Emri i tij ndodhet në listën e të kërkuarve në Serbi që nga viti 2012 dhe në atë të Interpolit që nga viti 2014.

Continue Reading

Të kërkuara