Sport

​Sot vendoset titulli i kampionit në Shqipëri

Partizani dhe Tirana janë në luftë kokë më kokë për epitetin e më të mirit.

Published

on

Do të zhvillohet sot xhiro e 36-të dhe e fundit e kampionatit shqiptar të futbollit ku edhe do të vendoset se kush do të shpallet kampion.

Partizani dhe Tirana janë në luftë kokë më kokë për epitetin e më të mirit pasi momentalisht ndajnë kreun e tabelës me nga 64 pikë pas 35 xhirove të zhvilluara.

Partizani e pret në shtëpi Teutën e vendit të katërt në një sfidë që parashihet të jetë mjaftë e vështirë, kurse Tirana luan në udhëtim ndaj Erzenit, një ndeshje kjo që parashikohet më e lehtë së paku në letër.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 16:00 dhe kampioni i ri i Kategorisë Superiore nuk do të dihet deri në fund të dy ndeshjeve.

Lajmet

​De Rossi ndan rrugët me Romën

Published

on

Daniele De Rossi ka ndërprerë kontratën me Romën, një vit pas shkarkimit të tij si trajner, edhe pse kontrata e tij ishte e vlefshme deri në vitin 2027.

Marrëveshja pritet t’i kursejë Romës rreth 4 milionë euro.

Skuadra italiane Torino, që po kalon një fillim të vështirë sezoni në Serie A, dhe Monza, aktualisht në vend të 9-të në Serie B, janë destinacionet e mundshme të ardhshme për ish-lojtarin e kombëtares italiane.

42-vjeçari De Rossi pritet të vendosë së shpejti për klubin e tij të ri./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Yakin flet për Albian Hajdarin pasi la Zvicrën për Kosovën

Published

on

Trajneri i ekipit kombëtar të Zvicrës, Murat Yakin, ka reaguar pas vendimit të lojtarit Albian Hajdari për të luajtur për Kosovën, duke lënë pas përfaqësuesen zvicerane.

Yakin thekson se vendimi i Hajdarit është i respektueshëm dhe se nuk mund të ndikojnë mbi zgjedhjen e tij.

“Ne e pranojmë vendimin e tij; nuk mund ta ndikojmë atë,” tha Yakin, duke shtuar se komunikimi me lojtarin ka qenë i qartë dhe transparent.

Trajneri gjithashtu ka folur për rastin e lojtarit tjetër, Cameron Puertas, i cili dëshiron të luajë për Zvicrën, por ende nuk ka pasaportën zvicerane.

Procesi i natyralizimit të tij po vazhdon dhe autoritetet zvicerane pritet të japin një përgjigje në tetor.

“Aplikimet janë dorëzuar,” tha Adrian Arnold, duke konfirmuar se pasaporta e Puertas mund të merret së shpejti.

Yakin nënvizoi se Federata Zvicerane nuk do të ndryshojë qasjen për të nxjerrë lojtarë vetëm për shkak të përfitimeve të menjëhershme sportive.

“Ne nuk duam të nxjerrim lojtarë vetëm për të luajtur për ne. Ne mbështetemi te merita. Pak ndeshje të luajtura nuk e lejojnë këtë. Për ne, kualifikimi është ajo që ka rëndësi. Rruga sportive është gjëja më e rëndësishme,” përfundoi trajneri./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Trajneri Flick: PSG e meritoi fitoren ndaj Barcelonës

Published

on

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e pranoi se Paris Saint-Germain ishte fitues i merituar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër katalunasve që u mundën në rezultat 2-1, në Montjuic.

Barcelona kaloi në epërsi me Ferran Torres në minutën e 19-të, por PSG barazoi me 19-vjeçarin Senny Mayulu, ndërsa Gonçalo Ramos shënoi golin e fitores në minutën e 90-të.

“Pas 35 minutash, PSG mori kontrollin e ndeshjes. Nuk luajtëm në nivelin tonë më të mirë dhe ata e merituan fitoren,” tha Flick pas ndeshjes.

Ai foli edhe më tej duke shtuar se lodhja ndikoi në paraqitjen e skuadrës së tij në pjesën e dytë. Madje, Flick pranoi se Barcelona humbi strukturën në lojë dhe u dënua nga gabimet në mbrojtje, por lavdëroi performancën e mbrojtësit Eric Garcia.

“Duhet të mësojmë nga këto ndeshje dhe të përmirësohemi. Në Ligën e Kampionëve duhet të mbrosh dhe të sulmosh me intensitet për 90 minuta,” theksoi ai.

Barcelona tani do të kërkojë rikthimin në sfidën e radhës ndaj Olympiacos, ndërsa PSG përballet me Bayer Leverkusen./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​De Bruyne: Nuk kam problem me trajnerin Conte

Published

on

Mesfushori belg, Kevin De Bruyne ka mohuar zërat për një përçarje me trajnerin Antonio Conte, pas fitores së Napolit 2-1 ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve.

De Bruyne i cili kishte reaguar me nervozizëm kur u zëvendësua në ndeshjen kundër Milanit, tha se marrëdhëniet me Conten janë të mira.

“Me Conten nuk ka pasur kurrë problem. Jam fitues, dua të luaj dhe të bëj diferencën”, deklaroi ai.

De Bruyne ishte vendimtar në triumfin e Napolit, duke asistuar të dy golat e Rasmus Hojland dhe shpjegoi edhe rolin e tij në skemën e Contes, duke theksuar se shpesh lëviz në qendër, ndërsa shokët e skuadrës ndryshojnë pozicione në sulm.

Belgu iu bashkua Napolit këtë verë pas përfundimit të kontratës me Manchester Cityn dhe deri tani ka qenë një nga lojtarët kryesorë të ekipit italian./S.K/KP/Sky Sport/

Continue Reading

Të kërkuara