Kronikë e zezë

​Sot varroset ish-kryeministri japonez Shinzo Abe

Brenda tempullit Zojoji po kryhen ritet budiste.

Published

on

Me mijëra japonezë janë duke i dhënë sot nderimet e tyre të fundit ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ceremonia mortore, e cila po mbahet në tempullin Zojoji në Tokio, është private dhe do të jetë e hapur vetëm për miq dhe familjen.

Brenda tempullit Zojoji po kryhen ritet budiste. Pas funeralit, automjeti që do të mbajë trupin e Abe do të kalojë përmes qendrës së Tokios.

Kujtojmë se ish-kryeministri 67-vjeçar u qëllua për vdekje të premten e kaluar teksa mbante një fjalim për fushatën në Nara në Japoninë jugore.

Në të gjithë Tokio, flamujt janë valëvitur në gjysmështizë dhe jashtë tempullit, një varg i gjatë qytetarësh, shumë prej të cilëve mbajnë tufa me lule, shtrihet në dy blloqe. Shumë prej tyre thonë për BBC se Abe u dha atyre një ndjenjë sigurie, një grua tha se gjatë ditëve të para të Covid, kur Abe ishte kryeministër, ajo ndjeu se ai e kishte trajtuar krizën në mënyrë efektive./AlsatM

Lajmet

Ferizaj: Kapet kamioni me shtatë migrantë, arrestohet shoferi

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka ndaluar një rast të kontrabandimit me migrantë në fshatin Babush të Ferizajt.

Sipas raportit, rreth orës 01:30, gjatë një kontrolli rutinë, zyrtarët policorë kanë ndaluar një kamion të drejtuar nga një burrë, ku pas verifikimit të detajuar të rimorkios, janë zbuluar shtatë persona, të gjithë burra shtetas të huaj, të cilët po transportoheshin në mënyrë të paligjshme.

I dyshuari është shoqëruar menjëherë në stacionin policor për procedura të mëtejshme intervistimi.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit vozitësi i kamionit është liruar për t’u mbrojtur në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, shtatë shtetasit e huaj, të cilët cilësohen si viktima të këtij rasti, janë trajtuar sipas normave ligjore dhe janë akomoduar në Qendrën e Pritjes për Migrantë, ku do t’u nënshtrohen proceseve të mëtejshme të verifikimit dhe trajtimit nga autoritetet kompetente.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari në Vushtrri për sulm seksual

Published

on

By

Polica e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi i njëjtit dyshohet se ka sulmuar seksualisht një viktimë grua.

Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Rasti në raport është klasifikuar për veprën penale-sulm seksual.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet në Zvicrë, ekstradohet në Kosovë i dyshuari për mashtrim

Published

on

By

Një person i kërkuar nga autoritetet e rendit në Kosovë është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Zvicra drejt Kosovës, pas një operacioni të suksesshëm të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me autoritetet zvicerane.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare nga Policia e Kosovës, ku specifikohet se i ekstraduari është shtetasi me inicialet B.Z., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes letërrreshtimit të lëshuar nga Interpoli.

I dyshuari ishte arrestuar kohë më parë nga autoritetet zvicerane, pasi institucionet e drejtësisë në Kosovë kishin lëshuar urdhërarrest ndaj tij nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.

Sipas Policisë, B.Z. i ishte shmangur drejtësisë për një kohë të gjatë, por koordinimi i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor me njësitet relevante dhe institucionet zvicerane bëri të mundur lokalizimin dhe sjelljen e tij para organeve të rendit në vendlindje.

Ekstradimi i realizuar këtë të mërkurë, më 1 prill 2026, u mbështet plotësisht në ligjet në fuqi dhe në marrëdhëniet e ngushta diplomatike e policore mes Republikës së Kosovës dhe Zvicrës.

Policia e Kosovës ka deklaruar se ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar krimin dhe për të parandaluar aktivitetet ilegale, duke theksuar se shkëmbimi i informacioneve me organizatat ndërkombëtare do të intensifikohet për të gjurmuar dhe kapur çdo person apo grup kriminal që tenton t’i shpëtojë përgjegjësisë penale, pavarësisht nëse veprojnë brenda apo jashtë kufijve të vendit.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Kaçanik, dy të arrestuar dërgohen në mbajtje

Published

on

By

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës është evidentuar një incident në Kaçanik, ku gjatë kryerjes së detyrës janë sulmuar tre pjesëtarë të policisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Raka”, kur pas shoqërimit të një personi në stacion, aty është paraqitur një i dyshuar i dytë i cili ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Si pasojë e përleshjes, trajtim mjekësor kanë pranuar si tre policët, ashtu edhe dy të dyshuarit e përfshirë në rast.

Me vendim të prokurorit, të dy burrat janë dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor.

Continue Reading

Të kërkuara