Kulturë

​Sot Dita ndërkombëtare e muzikës Jazz

Published

on

30 prilli njihet si Dita ndërkombëtare e muzikës Jazz , e cila festohet me qëllim të rritjes së vetëdijes për vlerat e Jazzit si një mjet edukativ dhe forcë për paqen, unitetin, dialogun dhe bashkëpunimin e zgjeruar mes njerëzve.

Për të shënuar këtë datë, në shumë vende bëhen organizime të ndryshme duke u promovuar këtë rrymë të muzikës, e cila nëpër botë është mjaft e popullarizuar.

UNESCO ka caktuar 30 prillin për këtë ditë, me rezolutën e miratuar në Konferencën e Përgjithshme të kësaj organizate, në nëntor 2011.

Muzika Jazz është një lloj muzike shumë intelektuale, e cila krijon ndjenja dhe emocione të veçanta tek individi. Melodia, ritmi, harmonia dhe loja modale e bëjnë muzikën Jazz një lloj i veçantë arti.

Jazzi si një stil muzikor u shfaq në fillim të shekullit 20, në komunitetin afro-amerikan në jug të SHBA-së. Ai u krijua nga një përzierje e traditave të muzikës afrikane dhe evropiane. Nga fillimet e tij e deri në ditët e sotme, muzika Jazz ka marrë edhe elementë nga muzika popullore amerikane për shumë stile të dallueshme si: New Orleans Jazz që daton nga fillim të 1910, Gypsy Jazz nga vitet 1930 dhe 1940, Bebop nga mesi i viteve 1940, Cool jazz, Avant-gard jazz e të tjerë.

Instrumentet më të përdorur të muzikës Jazz janë: saksi, tromba, tromboni, bateria, kontra basi, ksilofoni dhe instrumentet elektrike pas viteve ‘70-ta. 

Continue Reading

Magazinë

Justin Bieber flet për problemet me zemërimin

Published

on

Justi Bieber ka bërë një postim në Instagram duke treguar për “problemet me zemërimin”.

31-vjeçari, ka thënë se “është i thyer” një ditë pasi ka shpërndarë një tjetër postim të çuditshëm në ditën e baballarëve, ka raportuar NBC News.

Më 16 korrik, ylli ka shkruar se e di që ka probleme me zemërimin dhe se është munduar të punojë në këtë drejtim. Ai ka thënë se gjatë tërë jetës është munduar të jetë më shumë sikur njerëzit që i thonin se duhet “ta rregullojë këtë çështje”.

“Njerëzit vazhdimisht më thonë se duhet të shërohem. A nuk mendoni se po të mundja nuk do ta rregulloja këtë? E di që jam i thyer. E di që kam probleme me zemërimin”shkroi ai/

Au ka thënë se ndërkohë që mundohet të jetë si njerëzit që i thonë të përmirësohet, kjo po e bën që të lodhet e të zemërohet edhe më shumë.

“Jezusi është i vetmi person që po më shtyen të dua ta bëj jetën time për tjerët. Sepse sinqerisht jam i rraskapitur duke mësuar për veten time së fundmi, a jeni edhe ju?”, shkroi në postim.

Ai ka përshirë edhe foto, në njërën nga të cilat shihet djali Jack dhe gruaja e tij Hailey Bieber. Në disa nga këto fotografi dyshja shihen duke luajtur piano bashkë dhe në një tjetër shihet dora e djalit të tyre me një byzylyk.

Një ditë më parë bëri një postim për ditën e baballarëve, e shkroi se nuk është një nga ata baballarë me të cilin duhet ngatërruar.

“Nuk jam një baba me të cilin duhet të ngatërroheni”, ka shkruar ai në postimin e shoqëruar me një emoji me gishtin e mesëm.

Justin dhe Hailey Bieber lajmin për lindjen e djalit e patën bërë të ditur në muajin gusht të vitit të kaluar.

Continue Reading

Kulturë

Ansambli Zanat sonte sjell këngë të vjetra shqipe

Published

on

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, sonte nga ora 20:00, Ansambli Zanat do të paraqitet me një koncert të veçantë.

Koncerti do të sjellë gjithsej 10 këngë të vjetra shqipe të përpunuara, prej të cilave 8 janë përpunime të reja.

Ansambli i përbërë nga: Elida Kryeziu, Albana Piperku, Arstina Kelmendi, Diellza Sylejmani dhe Elona Sadiku, do të shoqërohen në këtë mbremje nga Pranvera Hoxha në piano dhe Patris Berisha në kaon.

Zanat kanë qenë pjesë e shumë festivaleve, ngjarjeve muzikore dhe kulturore të organizuara nga palë të treta, por kjo është hera e parë që ky ansambël organizon një koncert, që shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e ansamblit që u themelua në vitin 2017. Misioni i ansamblit Zana është ruajtja dhe promovimi i muzikës autentike shqiptare.

Continue Reading

Magazinë

Sir David Beckham shfaqet në ndeshjen e Inter Miami një ditë pas marrjes së titullit të kalorësit

Published

on

David Beckham u shfaq publikisht për herë të parë si “Sir David” të shtunën, vetëm një ditë pas marrjes së titullit të kalorësit nga Mbretëria e Bashkuar.

Ish-kapiteni i Anglisë dhe bashkëpronari i klubit Inter Miami ishte i pranishëm në ndeshjen e ekipit të tij kundër Al Ahly SC në kuadër të Kupës së Botës për Klube FIFA, e zhvilluar në Hard Rock Stadium, Miami.

Pavarësisht se ndeshja përfundoi 0-0, Beckham u pa buzëqeshur pranë fushës, duke reflektuar qartë emocionin e një momenti të rëndësishëm në jetën e tij personale dhe profesionale, shkruan DailyMail.

I qetë dhe i përqendruar, ai tregoi edhe një herë përkushtimin e tij ndaj klubit që ka ndërtuar me pasion në Shtetet e Bashkuara.

Titulli i kalorësit iu dha Beckham-it për kontributin e tij të vazhdueshëm në sport dhe bamirësi, veçanërisht përmes partneritetit të tij afatgjatë me UNICEF dhe nismave të tij globale humanitare. Ai e përshkroi këtë vlerësim si një “nder përulës” dhe një “ëndërr fëmijërie të bërë realitet”.

Kjo paraqitje publike si “Sir David” jo vetëm që shënoi një moment simbolik për të, por edhe për komunitetin sportiv që e ka ndjekur për dekada.

Continue Reading

Magazinë

Jennifer Lopez poston foto të rralla me të atin: Faleminderit për gjithçka që bën për mua dhe fëmijët

Published

on

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Jennifer Lopez, e festoi Ditën e Babait në një mënyrë të veçantë, duke postuar në Instagram një seri fotosh të papara më parë me babanë e saj David Lopez.

Së bashku me një mesazh emocional, Jennifer shprehu mirënjohjen dhe admirimin e saj për mbështetjen dhe forcën e tij gjatë viteve, dhe fotot tregojnë marrëdhënien e tyre të ngushtë, nga paraqitjet e përbashkëta në tapetin e kuq deri te momentet familjare.

“Gëzuar Ditën e Babait, babi. Ndërsa vitet kalojnë dhe unë fitoj përvoja të reja jetësore, e kuptoj gjithnjë e më shumë se sa të jashtëzakonshme janë forca jote e qetë dhe dashuria jote e palëkundur”, ka shkruar ajo.

“Qëndrueshmëria, mirësia dhe konsiderata jote kanë qenë gjithmonë një shembull për mua se si përpiqem ta jetoj jetën time. Faleminderit për gjithçka që bën për mua dhe fëmijët. Ti je, dhe gjithmonë ke qenë, heroi im”, vazhdoi tutje.

Konkretisht, Lopez rrallë flet publikisht për të atin, por sa herë që e bën këtë, ajo shpreh respekt dhe mirënjohje të thellë.

Rastësisht, David Lopez punonte në sektorin e IT-së, dhe Jennifer shpesh theksonte se prindërit e saj i kishin ngulitur në mendje zakone të vlefshme pune dhe parime jetësore që ajo i ndjek edhe sot e kësaj dite.

 

Continue Reading

Të kërkuara