Aktualitet

​Sot Dita e Demokracisë, shënohet me disa aktivitete

15 shtatori është Dita Ndërkombëtare e Demokracisë.

Published

on

Sipas Kombeve të Bashkuara, demokracia është një “vlerë universale që bazohet në shprehjen e lirë të vullnetit të njerëzve për të përcaktuar sistemet e tyre politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, si dhe ndikimin që ato kanë në të gjitha aspektet e jetëve të tyre”.

Me rastin e kësaj dite, Kuvendi i Kosovës do të mbajë disa aktivitete duke filluar nga ora 10:00, ku do të ketë fjalime të Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit, Nancy Soderberg, drejtore e NDI-së për Kosovë dhe Arnhild Spence – koordinatore e UNKT-së për Kosovë.

Po ashtu do të mbahen edhe panairi i organizatave të shoqërisë civile, gara e shahut nga persona të verbër dhe tryeza “Të ruhen dhe promovohen parimet e demokracisë”.

Dita Ndërkombëtare të Demokracisë është përcaktuar në vitin 2007, me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila inkurajon qeveritë të forcojnë programet kombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë. 

Bota

Propozohet amendament për të lejuar mandatin e tretë të Trump si President i SHBA

Published

on

By

Një kongresmen ka propozuar një amendament që do t’i lejojë Donald Trump të shërbejë për një mandat të tretë si President i SHBA.

Sipas mediave të huaja, Andy Ogles, një republikan nga Tenesi, ka prezantuar një rezolutë të përbashkët për të ndryshuar Amendamentin e 22-të, i cili aktualisht ndalon këdo që të shërbejë më shumë se dy mandate si president.

Formulimi i tij i ri do të lejonte një President të shërbejë tre mandate, për sa kohë që vetëm dy prej tyre janë të njëpasnjëshme. Është një propozim i synuar krejtësisht për Trump, të cilin Ogles e bën të qartë në një deklaratë.

Ky amendament do t’i lejonte Presidentit Trump të shërbejë tre mandate, duke siguruar që ne të mund të mbajmë udhëheqjen e guximshme për të cilën kombi ynë ka aq shumë nevojë,” thotë ai.

Por ndryshimi i Kushtetutës është jashtëzakonisht i vështirë, duke kërkuar mbështetjen e dy të tretave të Dhomës dhe Senatit. Edhe mbështetja e çdo republikani në Kongres, e cila nuk është aspak e garantuar, nuk do të mjaftonte.

Continue Reading

Bota

Trump pezullon me 90 ditë programin për pranimin e refugjatëve në SHBA

Published

on

Presidenti Donald Trump ka pezulluar për 90 ditë programin për pranimin e refugjatëve në Shtetet e Bashkuara, i cili në vitin 2024 rivendosi pranimin e 100,000 refugjatëve që ishin larguar për shkak të persekutimit. Urdhri ekzekutiv, i shpallur të hënën, pezulloi Programin e Pranimit të Refugjatëve të Shteteve të Bashkuara (USRAP), duke e nxjerrë programin jashtë funksionit derisa të vlerësohet nëse pranimi i mëtejshëm do të jetë në përputhje me interesat e kombit.

Trump ka urdhëruar Sekretarin Kombëtar të dorëzojë një raport brenda 90 ditëve, duke konsultuar Sekretarin e Shtetit, për të shqyrtuar nëse rifillimi i programit do të ishte në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara. Ky urdhër do të hyjë në fuqi nga data 27 janar.

Ky veprim vjen pas një pezullimi të ngjashëm në fillim të mandatit të tij të parë në 2017, kur tavani i pranimeve të refugjatëve u ul në një nivel historik të ulët prej 18,000 individësh në vit. Gjatë periudhës së pezullimit, familjet e refugjatëve dhe planet e kishave për t’i ndihmuar ata të rivendosen janë bllokuar.

Trump ka kërkuar që çdo 90 ditë të paraqiten raporte për programin, ndërsa ai shqyrton rifillimin e tij. Presidenti i ERLC, Brent Leatherwood, shprehu shpresën se ky rivlerësim do të çojë në përmirësime për të lehtësuar strehimin e atyre që janë përndjekur dhe që kërkojnë strehim në SHBA, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e mbajtjes së mundësive për azilkërkuesit dhe emigrantët që përndiqen nga regjime totalitare./UBTNews/

Continue Reading

Rajoni

Grevë e përgjithshme në Serbi

Published

on

By

Më 24 janar, të premten, Serbia ka hyrë në një grevë të përgjithshmem një formë e mosbindjes civile  e organizuar nga studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme.

Nga nëntori i vitit të kaluar studentët e punonjësit arsimor po protestojnë pas një ngjarje tragjike në qytetin e Novi Sad-it ku humbën jetën 15 persona si pasojë e shembjes së një strehe prej betoni në stacionin e rinovuar rishtazi të trenit në këtë qytet.

Të mërkurën, studentët në bllokadë u bënë thirrje qytetarëve serbë që t’i pezullojnë plotësisht të gjitha aktivitetet më 24 janar.

Siç thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen e tyre zyrtare në Instagram, ideja është që qytetarët të mos shkojnë në punë këtë ditë dhe punëdhënësit t’u japin punonjësve ditë pushimi, t’i anulojnë të gjitha takimet e planifikuara dhe t’i informojnë klientët për arsyet përse nuk punojnë.

Punonjësve që kanë frikë nga reagimi i punëdhënësve të tyre, studentët u sugjeruan që të marrin ditë pushimi, të hapin pushim mjekësor ose të dhurojnë gjak.

Akademikët u bënë thirrje qytetarëve që në këtë ditë t’i shmangin edhe restorantet, dyqanet dhe të gjitha vendet e tjera ku kryhen transaksione financiare.

Studentët në bllokadë kërkojnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rikonstruksionin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, ku u shemb streha, pastaj heqjen e kallëzimeve penale ndaj studentëve dhe qytetarëve që u arrestuan dhe u ndaluan gjatë protestave, si dhe pezullimin e procedurave penale të nisura kundër tyre.

Në mesin e kërkesave janë edhe ndjekja penale e përgjegjësve për sulme ndaj studentëve dhe pedagogëve, shkarkimi i tyre nëse konstatohet se kanë funksione publike, si dhe rritja për 20 për qind e buxhetit për arsimin e lartë.

Continue Reading

Bota

Ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Published

on

By

Diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, është konfirmuar nga ambasadorët e Bashkimit Evropian për postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sorensen është zgjedhur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për ta zëvendësuar Mirosllav Lajçakun në këtë pozitë.

Ministrat e Jashtëm të BE-së do ta japin pëlqimin përfundimtar të hënën, në mënyrë që Sorensen të nisë mandatin e tij nga fillimi i shkurtit.

Të dërguarit aktual, Lajçak, i skadon mandati më 31 janar.

Radio Evropa e Lirë kishte mësuar ditë më parë nga burime diplomatike në BE se emri i Sorensenit ishte dërguar për miratim edhe te vendet anëtare të bllokut.

Kush është Sorensen?

Sorensen nga Danimarka ka përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së. Ai aktualisht është Këshilltar i lartë në Shërbimin e Veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) për diplomaci digjitale.

Gjatë karrierës së tij diplomatike në BE, Sorensen ka ushtruar disa detyra në Ballkanin Perëndimor. Ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnje e Hercegovinë dhe shef i zyrës së BE-së në Sarajevë. Po ashtu ka qenë edhe shef i delegacionit të bllokut evropian në Shkup.

Më herët, Sorensen ka punuar si këshilltar edhe në Kosovë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi.

Në Ballkan, ai ka punuar edhe në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kroaci.

Përvoja e tij nga rajoni thuhet se ka qenë edhe një prej argumenteve se pse Kaja Kallas ka vendosur që ai të jetë pasardhësi i Lajçakut.

Për postin e lehtësuesit të dialgout garoi edhe emri i ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, i cili po ashtu ka njohuri për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Për këto rol, ishte përmendur edhe emri i ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Sllovenisë, Borut Pahor. Vitin e kaluar, ai pranoi se ishte i interesuar për këtë post. Por, gjatë janarit të këtij viti tha se nuk do të garonte për këtë post, pasi ka kuptuar se kërkohet më shumë një nivel diplomatik sesa politik.

Ndryshe, gjatë mandatit gati pesëvjeçar të Lajçakut, Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Marrëveshja, e cila nuk është nënshkruar, është ligjërisht e obligueshme për palët ka thënë blloku. BE-ja ka akuzuar Kosovën dhe Serbinë për mosnisjen e zbatimit të paktit, duke thënë se kjo do të ndikojë në rrugëtimin e dy shteteve drejt integrimeve evropiane.

Dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011. Gjatë procesit janë arritur disa marrëveshje, por pak prej tyre janë zbatuar në terren./REL/

Continue Reading

Të kërkuara