Lajmet

​S’ka kuorum, nuk kalon homologimi

Published

on

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë ka dështuar të dërgojë në Kuvendin e Kosovës, projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për automjete, pasi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka lëshuar mbledhjen si rezultat i pakënaqësisë së tij për mungesën e një dëgjimi publik.

Kryetarja e komisionit, Fitore Pacolli, tha se do të kërkojnë nga ministria draftimin e një ligji të ri, pasi ka shumë probleme dhe gjëra që duhet të ndryshohen.

Porse ishte deputeti Haxhiu që përsëriti disa herë kërkesën e tij që fillimisht të ketë një dëgjim publik. Ai tha se është për heqje të homologimit, porse fillimisht duhet të dëgjohen edhe ekspertët.

Haxhiu shtoi se ka një shpërputhje edhe në opinionin e Zyrës së Kryeministrit, për çka theksoi se është mirë edhe për Lëvizjen Vetëvendosje të fitojë kohë, ndërkohë që merr edhe opinionet e ekspertëve.

“Jam që të ketë heqje të homologimit për veturat e reja, porse një ligj i tillë të bëhet pa pasur dëgjim publik nuk mendoj se përmbushë anën ligjore të miratimit të ligjit. Kështu që, ju ftoj para se të procedoni më tutje për Kuvend, do të ishte mirë të organizoni dëgjim publik dhe me i marrë vërejtjet dhe sugjerimet sepse koha që deputetët bëjnë amandamente në ligj tani ka kaluar. Opinioni i Zyrës së Kryeministrit është në shpërputhje me këtë që po e propozoni ju. A e ka mirë Zyra e Kryeministrit apo e keni ju, atëherë mbetet me e pa”, tha ai.

Përkundër kësaj, kryetarja e komisionit e hodhi në votim ndryshimet në këtë projektligj, ndërsa deputeti Haxhiu lëshoi sallën, gjë që pamundësoi dërgimin e këtij të fundit në Kuvend.

“Unë po e hedh në votim që t’i përcjellim këto ndryshime në seancën e radhës në mënyrë që të bëhen këto ndryshime dhe t’i hapim rrugë vetes si komision, të fillojmë në punën që duhet t’i dërgojmë ministrisë rekomandimet tona. Kush është për këtë? (Haxhiu teksa lëshon sallën: Pa dëgjim publik nuk miratoj ligje). Kush është për? Tani e kemi deputetin Haxhiu, i cili është larguar nga salla dhe kjo e pamundëson kuorumin. Deputetë të caktuar nuk janë për të larguar monopolin që po ndodh në homologim, ne vazhdojmë në mbledhjen e radhës që ta shtyjmë tutje këtë ligj”, u shpreh ajo.

Në këtë mbledhje, krahas ligjit për automjete, komisioni diskutoi edhe për sigurinë në rrugë.

Kryetarja e komisionit, Fitore Pacolli tha se komisioni për siguri ka kërkuar bashkëpunim me komisionin për bujqësi lidhur me iniciative legjislative për siguri në rrugë. Ajo bëri të ditur se në ditët e ardhshme pritet të mbahet një mbledhje e përbashkët me anëtarët e të dy komisioneve për të dakorduar edhe një grup punues.

Ndërsa deputeti, Bekim Haxhiu tha se i gëzohet çdo nisme ligjore për sigurinë në rrugë, porse shtoi se duhet të specifikohet mirë qëllimi për t’u sqaruar se a hyjnë në kompetencat e komisionit tjetër.

Lajmet

Përleshen tetë të mitur në Prizren, tre në spital, dy në mbajtje

Published

on

By

Një përleshje mes tetë të miturve ka ndodhur në Prizren të mërkurën, ndërkaq raportohet se dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Policia rastin e ka cilësuar si lëndim i rëndë trupor. Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarve.

Tre prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor.

Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tetë të dyshuar të mitur dhe si pasojë, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar”, thuhet në njoftim./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Nën ndikim të alkoolit një person sulmon zyrtarët policorë në Prishtinë

Published

on

By

Një person dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës i dyshuari kishte tentuar që të largohet nga stacioni policor, pasi që zyrtarët policorë kishin ndaluar të dyshuarin për të ikur i njëjti i kishte sulmuar ata dhe u kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë, i njëjti është sjellë për intervistim në stacionin policor. Derisa zyrtarët policor kanë qenë duke u marrë me të dyshuarin, ky i fundit kishte tentuar që të largohet nga stacioni policor, pasi që zyrtarët policorë kishin ndaluar të dyshuarin për të ikur i njëjti i kishte sulmuar ata dhe u kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës/D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Osmani pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas

Published

on

By

Pas marrjes së detyrës së komandantit të KFOR-it, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim gjeneralmajor Ozkan Ulutaş.

Me këtë rast, Osmani e uroi për marrjen e detyrës së komandantit të KFOR-it dhe për rikthimin e tij në Kosovë duke shprehur besimin e plotë për vazhdim të bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon, transmeton KosovaPress.

Në këtë frymë, ajo ritheksoi mirënjohjen e saj për angazhimin dhe përkushtimin e të gjithë ushtarakëve që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

Duke diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë, si dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia, përfshirë kërcënimet me fokus të veçantë te përdorimi i dronëve, Osmani potencoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të KFOR-it me institucionet vendore të sigurisë me qëllim të parandalimit të taktikave destabilizuese të Serbisë./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për vrasje në tentativë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë nga njësitë policore të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar personi i dyshuar që ishte në kërkim për rastin Vrasje në Tentativë, të ndodhur me datë 23.04.2025 në rrugën Rexhep Krasniqi.

Arrestimi i të dyshuarit; V. S, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i shpallur në kërkim, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.

Përderisa ndaj të dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprës penale Vrasja në tentativë, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtin e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara