Lajmet

​S’ka gjetje, ndërpriten gërmimet në Prishtinë

Kështu ka bërë të ditur Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Published

on

Gërmimet në varrezat e Muhaxherëve, në lagjen “Mati 1” në kryeqytet, janë ndërprerë pa ndonjë gjetje të mbetjeve mortore, për dy shqiptarë të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Por gërmimet në këtë lokacion pritet të vazhdojnë në javët në vijim, pas analizës së disa informacioneve shtesë.

Kështu ka bërë të ditur Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur. Ai ka thënë se sfidë mbetet mungesa e informacioneve të sakta.

“Gërmimet për momentin kanë përfunduar ose janë ndërprerë me mundësinë e vazhdimit në ditët, javët në vijim për shkak të nevojës për t’i shqyrtuar disa prej informative plotësuese, por edhe për shkak të nevojës për të gërmuar me shumë kujdes meqë po flasim për një hapësirë të varrezave për të evituar çfarë do gabimi të mundshëm. Në gërmimet e sotme nuk është hasur në mbetje mortore ose eshtrave të dy viktimave të cilët kanë qenë duke u kërkuar, por pas shqyrtimit të disa informative plotësuese ne do të kthehemi sërish në këtë lokacion”, u shpreh ai.

Mëngjesin e sotëm, ekipet mjekoligjore dolën për të gërmuar për mbetjet mortore të dy personave të zhdukur gjatë luftës.

Në varrezat në lagjën “Mati 1” edhe më herët janë bërë gërmime të cilat kishin rezultuar me gjetjen e mbetjeve mortore të gjashtë personave të zhdukur.

Në Kosovë nuk dihet ende fati i mbi 1 mijë e 600 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit. Më 2 maj në Bruksel, Kosova dhe Serbia janë dakorduar për Deklaratën e Personave të Zhdukur.

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për tentim vrasje në Deçan

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të ndalojnë me forcë një veturë, me ç’rast njëri prej të dyshuarve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendngjarje është konfiskuar pistoleta e përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara