Lajmet

​S’ka gjetje, ndërpriten gërmimet në Prishtinë

Kështu ka bërë të ditur Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Published

on

Gërmimet në varrezat e Muhaxherëve, në lagjen “Mati 1” në kryeqytet, janë ndërprerë pa ndonjë gjetje të mbetjeve mortore, për dy shqiptarë të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Por gërmimet në këtë lokacion pritet të vazhdojnë në javët në vijim, pas analizës së disa informacioneve shtesë.

Kështu ka bërë të ditur Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur. Ai ka thënë se sfidë mbetet mungesa e informacioneve të sakta.

“Gërmimet për momentin kanë përfunduar ose janë ndërprerë me mundësinë e vazhdimit në ditët, javët në vijim për shkak të nevojës për t’i shqyrtuar disa prej informative plotësuese, por edhe për shkak të nevojës për të gërmuar me shumë kujdes meqë po flasim për një hapësirë të varrezave për të evituar çfarë do gabimi të mundshëm. Në gërmimet e sotme nuk është hasur në mbetje mortore ose eshtrave të dy viktimave të cilët kanë qenë duke u kërkuar, por pas shqyrtimit të disa informative plotësuese ne do të kthehemi sërish në këtë lokacion”, u shpreh ai.

Mëngjesin e sotëm, ekipet mjekoligjore dolën për të gërmuar për mbetjet mortore të dy personave të zhdukur gjatë luftës.

Në varrezat në lagjën “Mati 1” edhe më herët janë bërë gërmime të cilat kishin rezultuar me gjetjen e mbetjeve mortore të gjashtë personave të zhdukur.

Në Kosovë nuk dihet ende fati i mbi 1 mijë e 600 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit. Më 2 maj në Bruksel, Kosova dhe Serbia janë dakorduar për Deklaratën e Personave të Zhdukur.

Lajmet

Pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Published

on

By

Pesë kadetë nga Kosova kanë diplomuan në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ata do të vazhdojnë shërbimin e tyre si oficerë në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili mori pjesë në ceremoninë e diplomimit me ftesë të homologut të tij nga Shqipëria, Pirro Vengu.

Me mbështetjen e ministrit Pirro Vengu dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Arben Kingji, është bërë e mundur që për vitin e ardhshëm të katërfishohet numri i kadetëve nga Kosova që do të ndjekin studimet në këtë akademi prestigjioze”, shkruan Maqedonci në Facebook

Continue Reading

Lajmet

​IPK-ja identifikon dobësi në pasqyrimin e gjobave dhe shkeljeve

Published

on

By

Inspektorati Policor i Kosovës thotë se ka të meta në pasqyrimin e të dhënave në gjoba në raport me shkeljet dhe që këto “sjellin dyshime se mund të abuzohet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”. Kjo është theksuar me një inspektim që IPK-ja e ka bërë rreth përdorimit të teknologjisë për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve në trafik.

Përmes një njoftimi për media, IPK-ja tha se inspektimi është realizuar me kërkesë të kryeshefit ekzekutiv, ndër të tjera, bazuar në informacionet që IPK kishte pranuar se zyrtarët policorë për arsye të ndryshme nuk i gjobisin kundërvajtësit për shkeljet që i kanë kryer.

Inspektimi ka vënë në pah se ka dobësi/të meta në pasqyrimin e të dhënave në gjoba në raport me shkeljet dhe që këto sjellin dyshime se mund të abuzohet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Sipas IPK-së. gjatë krahasimit të të dhënave në gjoba dhe atyre të regjistruara në radar gjatë inspektimit janë hasur katër natyra të mospërputhjeve: Shpejtësia e lëvizjes së mjetit e përshkruar në gjobë është më e ulët se ajo e regjistruar në radar (në 55 nga 84 mostra/gjoba); Shpejtësia e kufizuar në radar ndryshon nga ajo e regjistruar në gjobë (në 23 nga 84 mostra); Lloji i shkeljes në gjobë ndryshon nga ajo e matur me radar (në 3 nga 84 mostra); Shqiptohet gjobë për tejkalim të shpejtësisë në bazë të një neni (paragrafi) jo adekuat të ligjit (në 3 nga 84 mostra).

IPK-ja në kuadër të Raportit ka dhënë shtatë rekomandime, që kanë të bëjnë me nevojën e nxjerrjes së një udhëzuesi lidhur me përdorimin e pajisjeve për matjen e shpejtësisë së lëvizjes, mbajtjen e një trajnimi shtesë për të pajisur personelin me njohuri të mjaftueshme, ushtrimit të kontrolleve në drejtim të eliminimit të dobësive sa i përket vendosjes së të dhënave në pajisjet e matjes, ushtrimit të kontrolleve në drejtim të eliminimit të praktikave të dëmshme gjatë shqiptimit të gjobave për kundërvajtje, përdorimit efektiv të automjeteve me pajisje inteligjente, monitorimit të procesit të shkarkimit dhe ruajtjes së materialeve të regjistruara nga pajisjet, aplikimit të praktikës së printimit të kundërvajtjeve.

Continue Reading

Lajmet

Një aksident me fatalitet, Policia e Kosovës shqipton mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2289 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 70 aksidente trafiku me dëme materiale, 35 aksidente trafiku me të lënduar kurse një aksident përfundoi me fatalitet.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 10 janë dërguar në mbajtje kurse një person është në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohen nëntë armë në formë stilolapsi, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar pasi të njëjtit i janë gjetur nëntë armë në formë stilolapsi dhe katër fishek.

Policia në Pejë njoftoi se pas informacionit për një përleshje fizike në fshatin Carrabreg-Deçan njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe i janë gjetur dhe i janë konfiskuar armë të dyshuarit.

Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, ёshtё kryer kontroll/bastisje ne shtёpinё e personit tё dyshuar mirёpo nuk ёshtё gjetur diçka e kundёrligjshme.I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё“, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara