Aktualitet
Situata me zjarret në Mitrovicë, e menaxhueshme
Gjendje më e rëndë paraqitej në fshatrat Cërnushë, Zasellë, Vërnicë, Vaganicë dhe Vidimriq.
Published
4 years agoon
By
UBT.NewsSituata nga rreziku i shpërfaqjes dhe shtrirjes së zjarreve fushore e malore në rajonin e Mitrovicës që ditë më parë mori përmasa të mëdha, tani paraqitet e menaxhueshme dhe nën kontroll.
Gjendje më e rëndë paraqitej në fshatrat Cërnushë, Zasellë, Vërnicë, Vaganicë dhe Vidimriq, ku për të mbajtur situatën nën kontroll u aktivizuan të gjitha kapacitetet komunale dhe më gjerë, duke përfshirë FSK-në dhe KFOR-in.
Bahtir Maxhuni, drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në komunën e Mitrovicës, ka bërë të ditur se situata aktuale rreth zjarreve në terren është e menaxhueshme.
Sipas tij, kapacitetet komunale për menaxhimin e situatave janë të mjaftueshme, përveç kapaciteteve për të intervenuar në operativë, sepse ka mungesë të zjarrfikësve, makinerisë së tyre, si dhe pajisjeve personale.
Ai tha se shiu që ka rënë dy ditët e fundit ka ndihmuar në shuarjen e të gjitha vatrave të zjarrit, ndërsa falënderoi zjarrfikësit, FSK-në dhe KFOR-in për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.
“Situata aktuale është e menaxhueshme në terren. I kemi njësitë të zjarrfikësve në gjendje gatishmërie. Në momentin që rishfaqen vatrat e zjarrit, të jemi sa më afër tyre për arsye se intervenimi sa më herët pasojat janë më të vogla. Kështu që për momentin situata është nën kontroll…Kapacitetet e komunës për menaxhimin e situatave janë të mjaftueshme, përveç kapaciteteve për të intervenuar në operativë, kemi mungesë të zyrtarëve të zjarrfikësve, mungesë të makinerisë dhe pajisjeve personale të zjarrfikësve. Kemi bërë kërkesa të vazhdueshme në nivelin qendror që zjarrfikësit të trajtohen në mënyrë dinjitoze, mirëpo në njëfarë forme po hasim në veshë të shurdhër… Falënderojmë Zotin që dërgoi shiun dhe i shoi të gjitha pikat e vatrave të zjarrit në terren. Po ashtu, falënderoj edhe zjarrfikësit, edhe KFOR-in e FSK-në, për shkak se kanë dhënë maksimumin e mundshëm të tyre”, ka thënë Maxhuni.
Ai apeloi te qytetarët të cilët frekuentojnë zonat malore për vikende, që të kenë kujdes në hedhjen e cigareve dhe ndezjen e zjarreve për grill.
Ndërkaq, Tahir Mikullovci, drejtor i Njësisë së zjarrfikësve në Mitrovicë, potencoi nevojën e shfaqur atë ditë për të kërkuar ndihmë, pasi siç u shpreh ai, zjarri kishte tejkaluar kapacitetet e tyre. Drejtori Mikullovci theksoi veç tjerash, mungesën e stafit si problemin më të madh të tyre.
“Zjarri ka tejkaluar kapacitetet tona kështu që është dashur të kërkojmë ndihmë nga njësia në Vushtrri, FSK-ja na ka ndihmuar, pastaj edhe KFOR-i është aktivizuar me anë të helikopterëve për fikjen e zjarrit… Të njëjtën ditë në fshatin Vërnicë, Vaganicë, Vidimriq kemi pasur afër shtatë zjarre. Zjarri në Cërnushë dhe Zasellë ka zgjatur dy ditë, kështu që situata është e menaxhueshme dhe nën kontroll, faktikisht tani zjarre nuk ka… Si njësi profesionale e zjarrfikësve problemin më të madh e kemi me mungesë të stafit, sepse në bazë të rregullores së MPB-së në 1 mijë e 500 banorë duhet të ketë një zjarrfikës. Ne aktualisht kemi 30 zjarrfikës, kështu që na mungojnë 17-18 zjarrfikës. Pastaj edhe automjetet, disa janë të vjetruara, por janë në gjendje funksionale, komuna ka premtuar të na furnizojë edhe me dy automjete, një automjet sulmues dhe një përcjellës, dhe besoj se me furnizimin e tyre intervenimet tona do të jenë më efikase dhe gjendja operacionale e gatishmërisë do të jetë më e lartë… Për momentin I kemi pesë automjete”, u shpreh Mikullovci.
Aktualitet
Lideri i ri i Iranit kërcënon me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Published
15 minutes agoon
March 12, 2026By
UBTNews
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, përmes mesazhit të tij të parë zyrtar, ka deklaruar se Irani duhet të vazhdojë të përdorë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit si “levë” ndaj kundërshtarëve.
Ky është fjalimi i tij i parë që prej marrjes së detyrës pas vdekjes së babait të tij, Ajatollah Ali Khamenei.
Në deklaratën e lexuar në televizionin shtetëror iranian, Khamenei theksoi se politika e Iranit me vendet fqinje mbetet “miqësore”, por u dha atyre një këshillë të prerë: mbylljen e bazave amerikane në territoret e tyre.
Ai paralajmëroi se Irani do të vazhdojë t’i shënjestrojë këto baza ushtarake.
Sipas përkthimeve të bëra nga BBC Persian, ky qëndrim i liderit të ri tregon për një vazhdimësi të politikës së ashpër të Teheranit në rajon, duke vënë në rrezik rrugët kryesore të furnizimit me naftë dhe stabilitetin e sigurisë globale./BBC/
Lajmet
Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së
Published
28 minutes agoon
March 12, 2026By
UBTNews
Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.
Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.
Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.
Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/
Lajmet
IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë
Published
1 hour agoon
March 12, 2026By
UBTNews
Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.
“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.
Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.
Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.
IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.
Aktualitet
Irani: Sulmet amerikane dhe izraelite kanë goditur spitale dhe lagje
Published
3 hours agoon
March 12, 2026By
UBTNews
Autoritetet iraniane kanë deklaruar se sulmet e ndërmarra nga United States dhe Israel kanë shkaktuar dëme të mëdha në spitale dhe në lagje civile në Iran.
Zëvendësministri iranian i shëndetësisë, Ali Jafarian, tha në një intervistë për Al Jazeera nga Tehran se ekipet mjekësore po përballen me një numër në rritje viktimash, shumë prej tyre civilë që kanë humbur jetën në vendet e sulmeve.
“Fatkeqësisht ka shumë viktima që vriten në vendngjarje, sepse po bombardohen infrastrukturat civile”, tha ai, duke shtuar se të paktën 1,395 persona janë vrarë dhe se shumë të tjerë mund të jenë ende të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.
Sipas tij, shumica e viktimave janë civilë që jetonin në zonat e goditura, ndërsa sulmet në zonat urbane janë intensifikuar ditët e fundit.
Jafarian bëri të ditur se 31 objekte të mëdha klinike dhe spitale janë dëmtuar, ndërsa 12 prej tyre kanë dalë jashtë funksionit. Gjithashtu, janë goditur 149 qendra shëndetësore, rreth 100 prej të cilave vetëm në katër ditët e fundit.
Ai shtoi se dy punonjës të sistemit shëndetësor janë vrarë gjatë katër ditëve të fundit si pasojë e sulmeve. /Euronews/
Krerët e FFK-së takojnë ministrin e ri të Sportit, diskutohet për bashkëpunim dhe infrastrukturë
Lideri i ri i Iranit kërcënon me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së
KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit
Dy vlerësime për Kosovën në turneun ndërkombëtar të boksit për të rinj në Budva
IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë
Heronj të Heshtur: Kur Jeta u Rrezikua për Çdo Fletë Librash
Mesazhi i Ramës për Beogradin: Nëse preket Kosova, preket Shqipëria
Irani: Sulmet amerikane dhe izraelite kanë goditur spitale dhe lagje
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
