Shëndet
Si ta dalloni çekuilibrin e hormoneve te femrat e meshkujt?
Çekuilibri hormonal ndodh kur ka shumë ose shumë pak hormone në qarkullimin e gjakut.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiHormonet janë substanca natyrale të prodhuara nga trupi që janë përgjegjëse për procese të rëndësishme. Ato ndryshojnë gjatë fazave të ndryshme të jetës. Nivelet e tyre do të jenë të ndryshme gjatë pubertetit, shtatzënisë, ushqyerjes me gji, paramenopauzës dhe menopauzës, dhe gjatë marrjes së pilulave kontraceptive.
Çekuilibri hormonal ndodh kur ka shumë ose shumë pak hormone në qarkullimin e gjakut.
Simptomat e çekuilibrit hormonal te gratë
Simptomat ndonjëherë janë të vështira për t’u lidhur me vetë hormonet, sepse ato janë shumë të ndryshme dhe mund të tregojnë më shumë probleme.
Këtu janë disa simptoma:
· Menstruacione të dhimbshme dhe të rënda
· Osteoporoza
· Ndjeshmëri e gjirit
· Diarre ose kapsllëk
· Akne para ose gjatë menstruacioneve
· Gjakderdhje ndërmjet periodave
· Rritja e qimeve në fytyrë, qafë, shpinë ose gjoks
· Shtim në peshë
· Rënia e flokëve
Simptomat e çekuilibrit hormonal te meshkujt
Ashtu si te femrat, te meshkujt ndodh çekuilibri hormonal në periudha të caktuara të jetës. Për shembull, në pubertet si dhe në plakje. Te meshkujt, një çrregullim hormonal mund të çojë në kancer të prostatës dhe ulje të niveleve të testosteronit.
Simptomat:
· Ulje e dëshirës seksuale
· Mosfunksionim erektil
· Ulje e masës muskulore
· Osteoporoza
· Rënia e flokëve
· Ndjeshmëri e gjirit
Nëse vëreni ndonjë nga simptomat e një çekuilibri hormonal, bisedoni me mjekun ose gjinekologun tuaj. Ekzaminimi i mëtejshëm i mostrës së gjakut mund të tregojë gjendjen e hormoneve seksuale në trup dhe për këtë arsye të marrë masat e duhura.
Te femrat, çekuilibri hormonal më së shpeshti trajtohet duke marrë pilula kontraceptive dhe ka disa mënyra të tjera për t’i kthyer hormonet në normalitet.
Shëndet
Shikim më i mirë me fuqinë e specave të kuq
Published
17 hours agoon
November 11, 2025By
UBT News
Specat e kuq janë një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të përfshini në dietën tuaj.
Ata përmbajnë një sasi të madhe të vitaminës C, një antioksidant që ndihmon trupin të luftojë radikalet e lira e të forcojë sistemin imunitar.
Përveç kësaj, vitamina C luan rol të rëndësishëm në absorbimin e duhur të hekurit nga ushqimet, duke ndihmuar në parandalimin e lodhjes dhe anemisë. Por përfitimet e specave të kuq nuk ndalen këtu.
Ata janë gjithashtu të pasur me vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve. Konsumimi i rregullt i specave të kuq ndihmon në përmirësimin e shikimit, veçanërisht aftësinë për të parë në dritë të ulët ose natën.
Vitamina A ndihmon në mbrojtjen e retinës dhe parandalon problemet e shikimit që lidhen me moshën.
Specat e kuq janë gjithashtu të pasur me fibra, që ndihmojnë në tretje dhe mbajnë nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm.
Ato përmbajnë luteinë edhe zeaksantinë, dy karotenoide të cilët kontribuojnë në shëndetin e syve dhe të reduktojnë rrezikun e sëmundjeve degjenerative të syrit.
Pra, duke shtuar specat e kuq në dietën tuaj, jo vetëm që do të përmirësoni sistemin imunitar dhe tretjen, por do të mbani shikimin tuaj të mprehtë dhe të shëndetshëm. Një zgjedhje e thjeshtë dhe e shijshme për shëndetin tuaj afatgjatë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Kafeja “mbron” zemrën? Studimi që përmbys bindjet e vjetra të mjekëve
Published
18 hours agoon
November 11, 2025By
UBT News
Një studim i ri i publikuar në revistën JAMA dhe prezantuar në konferencën e American Heart Association ka zbuluar se konsumimi i kafesë me kafeinë është i sigurt për personat që vuajnë nga fibrilacioni atrial (A-fib).
Madje mund të ndihmojë në parandalimin e përsëritjes së këtij çrregullimi të zemrës.
Sipas autorit të studimit, kardiologut Gregory Marcus nga Universiteti i Kalifornisë, për vite me radhë pacientëve me A-fib u ishte rekomanduar të shmangnin kafen, por të dhënat e reja tregojnë të kundërtën.
Në studim morën pjesë 200 persona nga SHBA, Kanadaja dhe Australia, të ndarë në dy grupe: njëri ndaloi kafeinën, tjetri pinte të paktën një filxhan në ditë. Pas gjashtë muajsh, vetëm 47% e atyre që pinin kafe patën rikthim të çrregullimit, krahasuar me 64% të grupit pa kafe.
Ekspertët theksojnë se një filxhan në ditë është plotësisht i sigurt, ndërsa sasi më të mëdha apo pijet energjike mund të jenë të rrezikshme.
Shkencëtarët dyshojnë se përbërësit anti-inflamatorë të kafesë, dhe jo vetë kafeina, mund të ndihmojnë zemrën. Megjithatë, gjatë një episodi aktiv të A-fib, këshillohet të shmanget kafeja pasi mund të përshpejtojë rrahjet e zemrës.
“Ky studim tregon se mund të shijoni filxhanin e kafesë në mëngjes pa shqetësim, edhe nëse keni A-fib,” – ka theksuar kardiologia Johanna Contreras nga spitali Mount Sinai në New York. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Kur dhimbja në anën e djathtë të kokës tregon diçka serioze?
Published
19 hours agoon
November 11, 2025By
UBT News
Dhimbja që ndodh vetëm në anën e djathtë të kokës mund të ketë shumë shkaqe, nga të lehta dhe të përkohshme, deri tek ato që kërkojnë vëmendje mjekësore.
Ky lloj dhimbjeje është i zakonshëm e shoqërohet me lodhje, të përziera, ndjeshmëri ndaj dritës dhe turbullim të shikimit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 50% e të rriturve përjetojnë të paktën një episod dhimbjeje koke çdo vit, duke e bërë ndër më të shpeshtat.
Shkaqet e dhimbjes së njëanshme janë të ndryshme e mund të jenë neurologjike, vaskulare, muskulare ose të lidhura me mënyrën e jetesës.
Një nga shkaqet e mundshme është neuralgjia okcipitale, e cila ndodh kur nervat që shkojnë nga pjesa e sipërme e palcës kurrizore deri në lëkurën e kokës inflamohen ose dëmtohen.
Kjo shkakton dhimbje therëse në pjesën e pasme të kokës dhe qafës, shpesh pas syrit, si dhe ndjeshmëri ndaj dritës.
Arteriti temporal është një tjetër shkak, që prek arteriet e kokës dhe qafës, te personat mbi 50 vjeç.
Ai manifestohet me dhimbje të forta në tëmth, ndjeshmëri të skalpit, dhimbje gjatë përtypjes dhe humbje të përkohshme të shikimit.
Neuralgjia trigeminale shkakton dhimbje të forta dhe të papritura në fytyrë, vetëm në njërën anë, që ndihen si “goditje elektrike” dhe zgjasin sekonda deri minuta. Kjo ndodh kur nervi trigeminal irritohet në bazën e trurit.
Përdorimi i tepruar i medikamenteve kundër dhimbjes, si paracetamoli, aspirina ose ibuprofeni, çon në dhimbje koke të përsëritur, fenomen i njohur si dhimbje koke rikthyese. Ky lloj dhimbjeje bëhet më i fortë për shkak të ndjeshmërisë së trupit ndaj medikamenteve.
Dhimbja në anën e djathtë të kokës mund të lidhet gjithashtu me:
Migrenë
Dhimbje të tipit cluster
Tension muskulor në qafë ose shpatulla
Infeksione të sinuseve
Çrregullime të shtyllës kurrizore
Lodhje, urije ose ndryshime në nivelin e sheqerit në gjak
Në raste më të rralla, shkaku mund të jetë aneurizma ose tumor cerebral, që shkaktojnë dhimbje të forta, të vazhdueshme dhe progresive.
Ekspertët e Harvard Health njoftojnë se ekzistojnë mbi 300 lloje dhimbjesh koke dhe rreth 90% e tyre nuk kanë shkak serioz.
Shumica e rasteve kalojnë vetë, me pushim, hidratim dhe shmangie të stresit. Megjithatë, duhet të kërkohet ndihmë mjekësore nëse dhimbja shoqërohet me:
Turbullim të shikimit;
Konfuzion;
Temperaturë;
Ngurtësi të qafës;
Mpirje ose dobësi në njërën anë të trupit;
Vështirësi në të folur;
Pas dëmtimi të kokës.
Shëndet
Testi i ri i gjakut që mund të zbulojë deri në 50 lloje kanceri
Published
21 hours agoon
November 11, 2025By
UBT News
Shkencëtarët po punojnë për një metodë revolucionare diagnostikimi: një test gjaku që mund të zbulojë deri në 50 lloje të ndryshme të kancerit, madje para se të shfaqen simptomat, raporton USA Today.
Testi, i quajtur Galleri MCED (Multi-Cancer Early Detection), është një lloj “biopsie e lëngshme” që analizon ADN-në dhe proteinat që qarkullojnë në gjak për të identifikuar shenjat e hershme të zhvillimit të tumoreve.
Me ndihmën e inteligjencës artificiale, ai mund të tregojë edhe vendndodhjen e mundshme të kancerit në trup.
“Qëllimi është të kapim kancerin përpara se të ketë dhënë shenja klinike,” shpjegojnë studiuesit që po zhvillojnë këtë test.
Pas marrjes së një mostre gjaku, laboratorët përdorin teknologji të avancuar për të analizuar ADN-në. Nëse zbulohen anomali, ato lidhen me lloje të caktuara të kancerit, duke ndihmuar mjekët të zgjedhin trajtime më të synuara dhe efektive.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në SHBA, asnjë test MCED nuk është ende i miratuar nga FDA, por disa prej tyre përfshirë Galleri kanë marrë statusin “Breakthrough Device Designation”, që përshpejton procesin e vlerësimit për shkak të potencialit të madh që kanë në shpëtimin e jetëve.
Ky inovacion, nëse miratohet, mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si zbulohet dhe trajtohet kanceri në të ardhmen. /A.Z/UBT News/
David Szalay fiton Çmimin Booker 2025 për romanin “Flesh”
Drita vazhdon ngritjen në Evropë, e tejkalon Ballkanin në renditjen e UEFA-s për klube
E konfirmuar: Meta do të heqë butonat “Like” dhe “Share”
Përshtatja në MLS, Messi: Ende kemi ambicie, por presioni është ndryshe
Netflix publikon trailerin e parë të “Man vs Baby” me Rowan Atkinson në rolin kryesor
Kryetari i AKB-së: Presidentja duhet të angazhohet në krijimin e numrit për propozimin e buxhetit
Barcelona fiton në goleadën në Vigo
Yamal mungon te Spanja pas ndërhyrjes mjekësore
38 vjetori i vdekjes së Lasgush Poradecit
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet3 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
