Lajmet
Shqipëria merr antitankun më të mirë në botë
Peleshi: Shqipëria është e sigurt, është aleate në NATO.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiMinistri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka treguar pse Shqipëria kërkoi raketë antitank “Javelin” dhe nëse kjo gjë lidhet me agresionin rus në Ukrainë.
“Ka qenë e planifikuar më parë, para se të fillonte lufta në Ukrainë. Nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me agresionin, por natyrisht agresioni na ka vënë para një fakti, që është shtimi i përpjekjeve dhe buxheteve për modernizimin e Forcave të Armatosura. Kështu që, në mos ky projekt, projekte të tjera kanë lidhje me agresionin. Ne po shtojmë përpjekjet dhe buxhetin për Forcat tona të Armatosura”, tha Peleshi.
“Për ta thënë edhe një herë me zë të lartë, Shqipëria është e sigurt, është aleate në NATO. Nuk kemi një kërcënim konkret, para të cilit duhet të përgjigjemi me mjetet tona të brendshme. Jemi në NATO, që mbron çdo centimetër. NATO reagon sa herë preket një pëllëmbë tokë. Pra, nuk bëhet fjalë për një rrezik, por nga ana tjetër NATO ka forcuar dukshëm krahun e vet lindor, në kufi me Rusinë”, shtoi ai./A2
Lajmet
Profesorët e UBT-së, Musa Sabedini dhe Ferid Selimi, botojnë artikull shkencor në revistën e indeksuar në SCOPUS
Published
3 minutes agoon
November 1, 2025By
Driton Iseni
Një arritje e rëndësishme akademike është shënuar nga profesorët e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Prof. Musa Sabedini dhe Prof. Ferid Selimi, të cilët kanë botuar një artikull shkencor në revistën shkencore multidisiplinare “Architectural Image Studies”, të indeksuar në SCOPUS.

Artikulli mban titullin: “Misinformation and the Use of Emotional Language in Albanian-Language Media in Kosovo: A Comparative Analysis of the March 2004 Riots and the September 2023 Banjska Attack” dhe trajton mënyrën se si mediat në gjuhën shqipe në Kosovë kanë raportuar për tensionet ndëretnike dhe ngjarjet e dhunshme, duke bërë një analizë krahasuese mes ngjarjeve të marsit 2004 dhe sulmit të Banjskës në shtator 2023.
Studimi analizon si aspektin kuantitativ të mbulimit mediatik, ashtu edhe gjuhën emocionale të përdorur në raportim, përmes një analize të përmbajtjes së gazetave qendrore.
“Ky publikim përbën një moment të rëndësishëm profesional dhe personal për mua. Edhe pse e kam kuptuar prej kohësh se kërkimi shkencor kërkon durim, përkushtim dhe ekspertizë të thellë, kjo përvojë më ka dëshmuar se puna e palodhur dhe bashkëpunimi akademik sjellin rezultate të prekshme. Jam jashtëzakonisht i lumtur që puna jonë është vlerësuar dhe çmuar në këtë nivel, dhe besoj se ky është vetëm një hap drejt botimeve të tjera edhe më të fuqishme në fushën e gazetarisë dhe komunikimit”, ka thënë mes tjerash profesor Musa Sabedini.
Rezultatet tregojnë se, ndonëse mediat kanë raportuar gjerësisht për këto ngjarje, janë evidentuar dallime të dukshme në mënyrën e raportimit, në përqindjen e hapësirës kushtuar dhunës ndëretnike, si dhe në përdorimin e termave emocionalë apo nxitës.
Autorët arrijnë në përfundimin se faktorët historikë, kulturorë dhe politikë, si dhe mungesa e koordinimit institucional, ndikojnë në praktikat e gazetarisë, duke theksuar nevojën për gazetari të përgjegjshme në kontekste me ndjeshmëri etnike.
Artikulli është publikuar më 1 nëntor 2025, në Vol. 6, Nr. 3 të revistës, dhe mund të lexohet online në linkun: Artikulli i plotë
Lajmet
Dy stadiume në garë për finalen e Ligës së Kampionëve 2029
Published
1 day agoon
October 31, 2025By
UBT News
UEFA ka konfirmuar se finalja e Ligës së Kampionëve për vitin 2029 mund të zhvillohet ose në stadiumin “Spotify Camp Nou” të Barcelonës, ose në Wembley të Londrës.
Pas dorëzimit të ofertave, Spanja dhe Anglia janë dy vendet që garojnë për të pritur ndeshjen më të madhe të futbollit evropian për klube.
Camp Nou, që po rikonstruktohet dhe pritet të rihapet së shpejti, do të ketë kapacitet më të madh dhe teknologji moderne. Stadiumi ka pritur dy herë finalen e Champions League – në vitet 1989 dhe 1999.
Nga ana tjetër, Wembley është një nga stadiumet më të famshme në botë dhe ka qenë mikpritës i shumë finaleve, përfshirë atë të sezonit 2023/24, ku Real Madrid fitoi trofeun.
UEFA pritet të marrë vendimin përfundimtar për vendin e finales së vitit 2029 në muajt e ardhshëm./S.K/KP/
Lajmet
Osmani: Do të bëj çmos për të evituar zgjedhjet, edhe pak ditë sqarohen të gjitha
Published
1 day agoon
October 31, 2025By
UBTnews
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka propozuar që ta takojë edhe njëherë para se të përfundojë afati 10-ditor.
Osmani ka theksuar se, pavarësisht kërkesave të disa partive politike për zgjedhje të reja, detyrimi i saj si Presidente është që të bëjë çdo përpjekje për t’i shmangur ato.
“Kryetari i VV-së, njëkohësisht kryeministër në detyrë, ka kërkuar që të më takojë edhe njëherë para se të skadojë afati 10-ditor, dhe pas konsultimeve që ka brenda partisë politike — a do të vijë apo jo, është çështje e tyre, por ne kemi detyrim kushtetues që të respektojmë ato afate. Pastaj, nëse ka propozim për mandatar të ri, atëherë hyjnë në shprehje dispozita të reja kushtetuese dhe afate të reja, por megjithatë, nëse nuk ka qeveri, dihen ato që janë 30-40 ditë për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Osmani.
Presidentja gjithashtu ka shprehur keqardhje që, sipas saj, vonesat në konsolidimin e institucioneve kanë kushtuar shumë vendit.
“Është fat i keq për Kosovën dhe qytetarët që partitë politike nuk kanë arritur të konsolidojnë e konstituojnë të gjitha institucionet, përfshirë edhe Qeverinë, dhe ka kaluar kohë e gjatë e humbur, dhe bashkë me kohën kemi humbur edhe shumë mundësi për vendin tonë. Si Presidente do të angazhohem që të respektohet Kushtetuta në përpikëri. Por një gjë që është shumë me rëndësi ta dini është që aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese thonë se Presidentja duhet të bëjë çmos që t’i evitojë zgjedhjet. Partitë politike kanë qëndrimet e tyre: dikush dëshiron sot, nesër, pasnesër, por detyrimi i Presidentes është tjetër. Detyrimi i Presidentes është që të bëjë çmos që të evitohen zgjedhjet, dhe atë detyrim unë duhet ta kryej në përputhje të plotë me Kushtetutën. Prandaj do t’ju lutem për durim edhe për pak ditë, derisa të sqarohen të gjitha rrethanat rreth caktimit të mandatarit të dytë”, tha ajo.
Osmani ka bërë të ditur se ende nuk dihet nëse Vetëvendosje do të dalë me propozim për mandatar të ri, duke theksuar se kjo pritet të sqarohet në fillim të javës së ardhshme.
“Tani aty nuk u sqarua që do të vijnë me propozim, por u përmend si mundësi, e cila përfundimisht do të sqarohet në fillim të javës së ardhshme. Me Kushtetutë lejohet, pra nuk ka kufizim për mandatarin e dytë; për mandatarin e parë është ai që ka shumicën. Nuk janë të përcaktuara me Kushtetutë kriteret. Në rastin konkret, obligimi i Gjykatës është që Presidentja duhet të bëjë çmos për të evituar zgjedhjet, dhe unë duhet ta dëshmoj që kam bërë çmos për t’i evituar zgjedhjet. Mirëpo, nuk mund të paragjykojë se me çfarë propozimi do të vijë VV-ja, sepse sot u kërkua kohë për takim, pasi është brenda afatit të caktuar deri më 5 nëntor. Ne jemi në konsultime e sipër me ekipin tim rreth asaj se cilat do të jenë kriteret — të zëmë që nuk mund të mandatohet dikush që është i involvuar në korrupsion — që do t’i marrim parasysh si kritere mbizotëruese. Në fillim të javës do të kuptojmë nëse do të ketë propozim apo jo”, theksoi Osmani.
Në vijim, Presidentja ka folur edhe për çështjen e buxhetit dhe Planit të Rritjes, një instrument i Bashkimit Evropian që parashikon mbi 800 milionë euro për Kosovën.
“Çështja e dytë që kam ngritur është nëse mund të gjejmë rrugë përpara për procedimin e buxhetit dhe Planit të Rritjes, një instrument i BE-së ku Kosovës i jepen mbi 800 milionë euro. Sa më shumë vonesa, aq më shumë humbim mundësinë në këtë qasje. Nuk kishte gatishmëri nga një numër i madh për procedimin e buxhetit që u miratua sot. Megjithatë, unë propozova që të shohim mundësi të tjera kushtetuese, një prej tyre është të miratohet zgjatja e buxhetit të vjetshëm, së paku deri më 31 mars 2026, që qytetarët të mos përballen me mungesë pagash dhe mirëqenieje. Kjo do të ishte gjendje e rëndë, sepse mbijetesa e tyre varet nga paga që marrin në fund të muajit. ”
Osmani ka shtuar se, nëse mungon vullneti nga qeveria, ajo vetë është e gatshme ta ndërmarrë nismën për zgjatjen e buxhetit dhe procedimin e Planit të Rritjes, duke theksuar se një veprim i tillë njihet si e drejtë kushtetuese e Presidentes./EO
Kylian Mbappé është shpallur golashënuesi më i mirë në Evropë për sezonin 2024/25, duke fituar për herë të parë në karrierë Këpucën e Artë.
Ceremonia u mbajt në zonën presidenciale të “Santiago Bernabéu”-s, ku sulmuesi francez u prit me nderime nga shokët e skuadrës, drejtuesit dhe presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez.
Mbappé shënoi 31 gola në 34 ndeshje të La Ligës, duke u bërë lojtari i tretë në historinë e Real Madridit që fiton këtë çmim, pas Hugo Sánchez (1989/90) dhe Cristiano Ronaldos, i cili e fitoi tri herë me “Los Blancos”.
“Është kënaqësi e madhe ta marr këtë çmim. Faleminderit shokëve të skuadrës dhe gjithë klubit që më kanë ndihmuar. Është një ditë e veçantë për mua dhe për familjen time. Shpresoj ta fitoj përsëri sezonin e ardhshëm”, tha Mbappé gjatë fjalimit të tij.
Presidenti Pérez e vlerësoi yllin francez duke thënë: “Ky është fryt i punës së tij. Jam shumë krenar që kemi një lojtar si Kylian, i cili përfaqëson vlerat e Real Madridit.”
Me këtë sukses, Mbappé i jep fund një dekade pa “Këpucë të Artë” në klubin madrilen dhe konfirmon statusin e tij si lider i ri i “Los Blancos”./S.K/KP/
Profesorët e UBT-së, Musa Sabedini dhe Ferid Selimi, botojnë artikull shkencor në revistën e indeksuar në SCOPUS
TikTok fshin mbi 189 milionë video
Pse fryhet barku? Shkaqet dhe zgjidhjet më të zakonshme
Ja pse Selena Gomez zhduket herë pas here nga interneti
Dy stadiume në garë për finalen e Ligës së Kampionëve 2029
Osmani: Do të bëj çmos për të evituar zgjedhjet, edhe pak ditë sqarohen të gjitha
Ekspertët paralajmërojnë: Këto dy ushqime të përpunuara e dëmtojnë trurin
Fansat mbeten pa fjalë, Cardi B pranon se nuk i ka larë flokët për muaj të tërë
Mbappé fiton Këpucën e Artë
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet1 week agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni1 month agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
