Lajmet

​Shpëtimi në 30 sekonda: Një lëvizje që do të lehtësojë menjëherë tensionin në qafë

Trajneri doktor Alan Mandell nga Florida ka krijuar një seri ushtrimesh të thjeshta.

Published

on

Qëndrimi kronik i kokës përpara është një nga pasojat e një stili jetese moderne. Ky pozicion i kokës krijon një presion të madh mbi muskujt e qafës dhe ndikon negativisht në sjelljen e përgjithshme.

Për shkak të pozicionit të panatyrshëm të kokës përpara, muskujt e përparmë të qafës janë të dobët dhe muskujt e pasmë shkurtohen dhe kontraktohen.

Trajneri doktor Alan Mandell nga Florida ka krijuar një seri ushtrimesh të thjeshta me të cilat mund të ndihmojmë veten, të lehtësojmë dhimbjen, ngurtësinë dhe të përmirësojmë cilësinë e jetës.

Mbajtja kronike e kokës përpara prek një numër të muskujve në qafë dhe i bën ata të spazmojnë, dobësohen dhe acarohen. Kjo teknikë është krijuar për të liruar muskujt e kontraktuar thellë dhe siguron lehtësim të menjëhershëm, shpjegoi Mandell.

Teknika e lehtësimit të tensionit të qafës në tre hapa:

1. Vendoseni dorën tuaj të djathtë në anën e majtë të klavikulës dhe shtrini anën e majtë të qafës për pesë sekonda, duke e përkulur qafën në anën e djathtë. Relaksohuni. Pastaj vendoseni dorën tuaj të majtë në anën e djathtë të klavikulës dhe shtrini anën e djathtë të qafës për pesë sekonda, duke e përkulur qafën në të majtë. Relaksohuni.

2. Gërshetoni gishtat në pjesën e pasme të qafës dhe shtyjeni kokën mbrapa për 10 sekonda, duke e mbajtur drejt, përkatësisht pa ngritur ose ulur mjekrën. Ndërsa e bëni këtë do të keni një ndjenjë tërheqjeje në fillim të kafkës, si dhe muskujt në pjesën e përparme të qafës duke u shtrënguar. Relaksohuni.

3. Vendosini duart në qafë, pak poshtë kafkës dhe ngrini kafkën me duart tuaja dhe shtyjeni kokën prapa me mjekrën tuaj pak të ngritur. Mbajeni atë pozicion për dhjetë sekonda. Relaksohuni.

Pas kryerjes së parë të këtij ushtrimi do të ndjeni një përmirësim të ndjeshëm, qafa do të jetë më e lëvizshme, dhe muskujt më të relaksuar dhe të lirë.

Ju mund ta kryeni këtë ushtrim sa herë që ndjeni nevojë, por në 30 sekonda duhet të ndjeni rezultatet, thotë Mandell.

Continue Reading

Vendi

Inspektorati i Punës vazhdon aksionin: Ndalohen punimet në kantiere ndërtimi

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë një aksion të gjerë inspektues në të gjithë territorin e Kosovës, duke u fokusuar në sektorët me rrezikshmëri të lartë. Në raportin e fundit 48-orësh, i cili shënon ditën e gjashtë të këtij aksioni, fokusi ka qenë tërësisht te sektori i ndërtimtarisë, ku janë realizuar 100% e inspektimeve.

Gjatë kësaj periudhe, inspektorët kanë shqiptuar masa të menjëhershme ndaj subjekteve ku janë hasur shkelje. Çdo rast ku është urdhëruar ndalimi i punimeve, shoqërohet automatikisht me kërkesë për dënim në Gjykatën për Kundërvajtje.

Ky proces synon që të gjitha bizneset që nuk respektojnë rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë, të përballen me pasojat ligjore menjëherë pas përfundimit të aksionit.

Inspektorati bën me dije se në ditët në vijim do të nisin riinspektimet për të parë nëse janë eliminuar parregullsitë e konstatuara. Punimet do të lejohen të vazhdojnë vetëm atëherë kur subjektet të vërtetojnë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të përmirësuar gjendjen e sigurisë në kantiere. Ky angazhim i Inspektoratit mbetet pjesë e përpjekjeve për të garantuar një mjedis më të sigurt për të gjithë punëtorët në vend.

Continue Reading

Vendi

FINALISTËT E KUPËS SË KOSOVËS PËRCAKTOHEN PAS NDESHJEVE DRAMATIKE

Published

on

Dukagjini dhe Ferizaj kanë siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës, pas dy përballjeve të forta gjysmëfinale që u karakterizuan me tension dhe rivalitet deri në minutat e fundit.

Dukagjini triumfoi ndaj Ballkanit me rezultat 3-2, duke e mbyllur këtë duel me rezultat të përgjithshëm 6-2 dhe duke konfirmuar formën e mirë në fazën vendimtare të garës. Në anën tjetër, Ferizaj arriti të sigurojë finalen pas një ndeshjeje shumë të luftuar ndaj Llapit, e cila përfundoi 0-0 në kohën e rregullt. Ferizaj doli më i suksesshëm me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një përballje që premton emocione dhe spektakël për trofeun e çmuar të garës.

Continue Reading

Vendi

Themelohet Garda për Mbrojtjen e Natyrës: Bashkëpunim kundër krimeve mjedisore

Published

on

By

Në shënim të Ditës Botërore të Tokës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, një iniciativë që synon forcimin e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve.

Në një ceremoni ku morën pjesë Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit që i hap rrugë funksionalizimit të kësaj garde.

Sipas njoftimit, anëtarët e kësaj strukture do të punojnë ngushtë me Policinë e Kosovës për të parandaluar dhe trajtuar në mënyrë efikase krimet mjedisore në gjithë territorin e vendit.

Ministri Sveçla theksoi se mbrojtja e natyrës tashmë po kthehet në një angazhim të strukturuar dhe të organizuar, me qëllim ruajtjen e mjedisit për brezat e ardhshëm.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci në Gjermani: Kosova dhe Gjermania forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka vizituar Gjermaninë ku është pritur në Ministrinë Federale të Mbrojtjes nga Sekretari i Parlamentit të Shtetit, Nils Schmid.

Gjatë këtij takimi zyrtar u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme gjermane për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Maqedonci vlerësoi lart kontributin e Gjermanisë në kuadër të KFOR-it dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, duke vënë theksin te rritja e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimi i programeve për trajnime të përbashkëta.

Me këtë rast, ai shprehu mirënjohje për rolin konstruktiv të Gjermanisë dhe ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik dhe zhvillimin e ushtrisë sipas standardeve të NATO-s për ruajtjen e paqes në rajon.

Continue Reading

Të kërkuara