Lajmet
Shkrirja e Arktikut po rrezikon ekzistencën e arinjve polarë
Kjo është zona më e prekur nga ndryshimet klimatike globale në botë.
Published
1 year agoon
By
UBT newsArktiku është zona më e prekur nga ndryshimet klimatike globale në botë për shkak të vendndodhjes gjeografike dhe vazhdon të shkrihet shkaku i aktiviteteve detare, rrugëve tregtare, peshkimit të tepërt, minierave, kërkimit të naftës dhe gazit, ndotësve, plastikës në ujërat e oqeanit.
Nën kujdesin e Presidencës Turke dhe Ministrisë turke të Industrisë dhe Teknologjisë, në koordinim me Institutin e Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Türkiyes (TUBITAK) – Instituti për Kërkime Polare (MAM), 11 shkencëtarë zhvilluan Ekspeditën e tretë Kombëtare të Kërkimeve Shkencore të Arktikut nën komandën e Forcave Detare Turke, Drejtorisë së Përgjithshme Turke të Meteorologjisë, Anadolu Agency, instituteve kërkimore, universiteteve dhe bashkëpunimit dypalësh.
Rajoni i Arktikut mbetet një nga rajonet më të goditura nga ndryshimet klimatike globale për shkak të vendndodhjes së tij gjeografike, aktiviteteve detare, rrugëve tregtare, peshkimit të tepërt, minierave, kërkimit të naftës dhe gazit, ndotësve të shkaktuar nga njeriu dhe sasive në rritje të plastikës në ujërat e oqeanit, gjëra që shkaktojnë ngrohje dhe shkrirje të shpejtë të akullit.
Parashikimet sugjerojnë se arinjtë polarë, të kategorizuar si “të pambrojtur” në listën e Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) të specieve të kërcënuara dhe të njohur si mishngrënësit më të mëdhenj tokësorë në botë, do të përballen me humbjen e habitatit dhe kërcënimin e zhdukjes nëse shkrirja e Arktikut vazhdon. /AA/
Lajmet
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Published
1 min agoon
November 22, 2024By
UBTnewsGjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzullah Rexhepi tha se ky udhëzues shënon moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.
“Me lansimin e këtij udhëzuesi shënojmë një moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë. Udhëzuesi i miratuar në vitin 2018 ka shërbyer për trajtimin e rasteve penale. Me qëllim që të adresohen ndryshimet e legjislacionit, është hartuar udhëzuesi për matjen e dënimit i cili ofron sqarime specifike për secilin kapitull të Kodit Penal“, tha ai.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier tha se përgjegjësia për dënimin shtrihet përtej gjyqësorit. Sipas tij, raportet ndërkombëtare e vendore tregojnë se në Kosovë po shqiptohen dënime më të buta.
“Dënimi është ndër fazat më të rëndësishme dhe udhëzuesi do të ofrojë një kornizë të përgjithshme….. Ky udhëzues nuk e kufizon diskrecionin, por e rrit atë duke ju ofruar një strukturë drejt marrjes së dënimit të qëndrueshëm“, tha ai.
E kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj tha se ky udhëzues orienton të gjithë dhe është investim kapital në sistemin e drejtësisë.
Lajmet
UBT dhe kontributi i profesionistëve në konferencën ndërkombëtare për krimet e luftës dhe stabilitetin në Ballkan
Published
8 mins agoon
November 22, 2024By
UBT NEWSNën organizimin e Qendrës Kosovare për Diplomaci, u zhvillua konferenca ndërkombëtare për ndikimin e gjykimeve të krimeve të luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë, në ndërtimin e paqes në shtetet ballkanime. Kjo konferencë u organizua në kuadër të projektit NO-OBLIVION.
Ky projekt udhëhiqet nga European Association of Social Innovation (Rumani) në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë, përfshirë IPS Innovative Prison Systems (Portugali), Victim Support Europe (Belgjikë), Camino (Gjermani), Documenta (Kroaci), Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Qendrën për Studime të Sigurisë (Bosnje dhe Hercegovinë), si dhe Qendrën Kosovare për Diplomaci (Kosovë).
Në këtë tryezë, profesori i UBT-së, Prof. Avni H. Alidemaj nga Departamenti i Shkencave Politike, elaboroi rëndësinë e shpalosjes të së vërtetës nga perspektiva e viktimave dhe e të mbijetuarve të luftës e cila është duke u ngulfatur nga narrativa politike dhe ajo gjyqësore. Alidemaj theksoi gjithashtu se gjykimi i krimeve të luftës ka dështuar të adresojë mosndëshkueshmërinë e kryerësve të këtyre krimeve, duke u politizuar me qëllim të krijimit të një balance të paqartë mes viktimës dhe agresorit.
Numri i krimeve të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë (pjesa dërmuese të përkatësisë shqiptare) është në shpërputhje të madhe me dënimet e shqiptuara ndaj kryesve të veprave (krimeve të luftës). Në këtë konferencë, Profesori Avni H. Alidemaj është asistuar edhe nga kolegu i tij nga Departamenti i Studimeve të Sigurisë, Prof. Alban Maliqi.
Po ashtu është potencuar se pjesa dërmuese e kosovarëve nuk do të kenë mundësi ta mbyllin këtë kapitull të jetës së tyre pa gjykimin e krimeve të luftës dhe shpalosjes së vërtetës rreth luftës së fundit, si parakusht për ndërtimin e paqes dhe së ardhmes prosperuese të rajonit. Për ata që e njohin këtë rajon, nuk është duke u shtjelluar e kaluara e dhimbshme, por përmes këtyre aktiviteteve është duke u formësuar e ardhmja e këtij rajoni.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm që u diskutua në këtë konferencë ishte juridiksioni universal dhe nevoja për ndjekjen penale të krimeve të luftës përmes mekanizmave ndërkombëtarë. Pjesëmarrësit nënvizuan se kjo është një mundësi e rëndësishme për të siguruar drejtësi për viktimat dhe për të kontribuar në proceset e pajtimit dhe paqes në rajon.
Në përfundim të diskutimeve, u theksua se përmes aktiviteteve të tilla dhe ndërmarrjes së hapave të duhur drejt drejtësisë, mund të arrihet një paqe e qëndrueshme në rajon, duke u dhënë mundësinë të gjithë popujve të Ballkanit të rindërtojnë besimin dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre./UBTNews/
Lajmet
Gjermania nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Izraelit pas vendimit të ICC
Published
35 mins agoon
November 22, 2024By
UBTnewsGjermania është një nga mbështetësit më të mëdhenj të GJNP-së, por ka edhe një përgjegjësi të veçantë kur bëhet fjalë për Izraelin, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane.
Gjermania do të vazhdojë të furnizojë me armë Izraelin, pavarësisht nga një urdhër-arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, u njoftua të premten.
“Vendimet për dërgesat e armëve në Izrael janë marrë gjithmonë rast pas rasti dhe asgjë nuk ka ndryshuar atje. Marrëdhënia jonë me Izraelin mbetet e pandryshuar”, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane kur u pyet se si do të reagonte Gjermania ndaj urdhrit të arrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant.
Para kësaj, qeveria gjermane ka lëshuar një deklaratë duke thënë se Gjermania ende nuk ka vendosur se si do të reagojë ndaj vendimit të djeshëm të GJNP-së, transmeton Hina.
Pasojat e vendimit të GJNP
“Gjermania do të shqyrtojë pasojat e brendshme politike të këtij vendimi”, thuhet në njoftim.
Në të njëjtën kohë, thuhet se “të gjithë hapat e mëtejshëm, përfshirë çështjen e arrestimit, do të jenë në rendin e ditës nëse Netanyahu apo Gallant synojnë të qëndrojnë në Gjermani.
“Gjermania është një nga mbështetësit më të mëdhenj të ICC-së dhe ka punuar në mënyrë aktive për formimin e saj, e cila është e lidhur edhe me historinë gjermane. Por ka gjithashtu një marrëdhënie dhe përgjegjësi të veçantë që lidhet me historinë gjermane kur bëhet fjalë për Izraelin”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.
Lajmet
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Published
55 mins agoon
November 22, 2024By
UBTnewsGratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës, kanë refuzuar të marrin pjesë në takimin me anëtarët e komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut. Sipas tyre, deputetët s’kanë bërë asgjë dhe i kanë anashkaluar kërkesat e grave greviste, andaj takimi tani është i padobishëm.
Në emër të grave greviste foli kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili tha se zëvendësimi i tyre në Kuvendin e Kosovës, është çështje ligjore dhe po presin raportin e Inspektoratin e Punës.
“Nuk kemi bërë asgjë për neve. Na keni lënë në temperatura -5 këtu dhe tani e gjithë kjo do të përfundojë në Inspektorat të Punës. Keni thënë nga Kuvendi se kjo ka prapavijë politike dhe shumë gjëra. Ne kemi kërkuar 550 euro dhe i kemi pas 270 euro, mirëpo s’keni bërë asgjë. Marre për Kuvendin e Kosovës. Ne kemi besuar në ligj dhe sot po besojmë në ligj. Tani s’na nevojitet askush, mirëpo na nevojitet raporti i Inspektoratit të Punës. Ju jeni ata që na keni qit në holl të Kuvendit, që keni thyer ligjin e grevës dhe ne jemi gjithçka në rregull”, tha ai.
Për të diskutuar me gratë greviste doli kryetarja e komisionit, deputetja Duda Balje, e cila kërkoi nga punëtoret teknike të Kuvendit të mbajnë takim, mirëpo që edhe ajo u refuzua.
“Ne kemi lënë Kuvendin dhe personat përgjegjës për me gjetë zgjidhje për këtë punë. Ne kemi menduar si komision që me gjetë zgjidhje. Nëse doni me hy brenda ne si komision mendojmë se është shkelje e drejtave dhe i kemi thirrë gratë me bisedu me neve. Keni thirrje publike që me hy brenda dhe me gjetë zgjidhje”, tha ajo.
Pas refuzimit, deputetja Balje vazhdoi mbledhjen e komisionit. Ajo tha se pas takimit me gratë greviste kanë menduar të thërrasin Sekretarin e Kuvendit dhe përgjegjësit e kompanisë së pastrimit në Kuvend.
“Në momentin kur kemi konstatu si komision se është problemi i madh. Ne sot kemi vendos me thirrë dhe bisedu me gratë. Kurse javën tjetër me thirrë sekretarin dhe pronarin e firmës që është përgjegjës dhe me punu me gjetë një zgjidhje. Ato refuzuan me qenë me neve”, shtoi ajo.
Ndërkaq, anëtarja e komisionit, deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, tha se shkëputja e njëanshme e kontratës nuk i kontribuon këtij rasti.
Mirëpo ajo tha se ende si komision nuk i disponojnë të gjitha informatat për këtë rast dhe se tani po trajtojnë a janë shkel të drejtat e punëtorëve, rrjedhimisht edhe të njeriut.
“Një shkëputje e njëanshme nuk i kontribuon këtij rasti, mirëpo ende ne nuk disponojmë të gjitha informatat. Ne tash kemi fillu me trajtu nga këndvështrimi a janë shkel të drejtat të punëtorëve dhe të njeriut”, theksoi ajo.
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se janë shkelur të drejtat e njeriut me rastin e punëtorëve teknike të Kuvendit të Kosovës.
“ Më vjen keq që s’kanë ardhur zonjat, mirëpo ato e kanë të drejtën e tyre mos me ardh. Kompania është çelësi dhe thelbi kryesor që duhet me u marrë. Nëse ka ndonjë klauzolë në secilën kompani që ka shërbyer në këtë kuvend pasi ka qenë shërbim i privatizuar nga jashtë, mirëpo me klauzolën që do të përdoren njerëzit që punojnë brenda. Kushdo qoftë që ka qenë kompania të njëjtat gra i ka aktivizuar në proces të punës. Çka ka ndodh tash është thelbi i problemit. E para që s’janë kontributet e tyre herë pas here dhe e treta i kanë dërgu gratë me punu zyra të tjera jashtë kuvendit dhe askush s’është merr me atë punë. Ne jemi vonu me i dëgju që kanë qëndru para derës sonë aty”, theksoi Hoxha.
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Alarm në aeroportin e Londrës, evakuohen të gjithë pasagjerët në terminal
UBT dhe kontributi i profesionistëve në konferencën ndërkombëtare për krimet e luftës dhe stabilitetin në Ballkan
Gjermania nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Izraelit pas vendimit të ICC
Qytetarët e Kroacisë dhe Malit të Zi mund të qëndrojnë në Kinë deri në 30 ditë pa vizë
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Kosova mëson kundërshtarin e play off-it në Ligën e Kombeve
Shqipja në Maqedoninë e Veriut, çfarë po e pengon zbatimin e ligjit të gjuhëve?!
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman