Kulturë

​Shkrimtari që refuzoi paratë e çmimit Nobel

“Unë mund ta falë Alfred Nobelin për shpikjen e dinamitit, por vetëm një djalli në formë njeriu mund t’i kishte shkuar në mendje për të shpikur Çmimin Nobel”.

Published

on

Shkrimtari George Bernard Shaw më 18 nëntor të vitit 1926, refuzoi të pranojë paratë për Çmimin Nobel që kishte fituar.

Ai kishte thënë: “Unë mund ta falë Alfred Nobelin për shpikjen e dinamitit, por vetëm një djalli në formë njeriu mund t’i kishte shkuar në mendje për të shpikur Çmimin Nobel”.

Çmimi Nobel u themelua në vitin 1895 nga kimisti suedez Alfred Nobel (1833- 1896), autor i rreth 350 shpikjeve, por më i famshëm për shpikjen e dinamitit.

Në vitin 1888, Alfred Nobel u befasua kur lexoi nekrologjinë e vet me titull “Vdiq tregtari i vdekjes”, në një gazetë franceze.

Në fakt kishte vdekur vëllai i tij, Ludvig, por Alfredi i pakënaqur me përmbajtjen e shkrimit dhe i shqetësuar se si do ta kujtonin kur të vdiste, vendosi të ndryshonte testamentin.

Nobel ishte i interesuar personalisht për fiziologjinë ose mjekësinë eksperimentale dhe në testament kërkoi që kur të vdiste, me pasurinë e tij të krijohej – krahas çmimeve për arritjet në Fizikë, Kimi, Letërsi dhe Paqe – edhe një çmim për Mjekësi. (Çmimi për Ekonomi u krijua vonë, më 1969, nga Akademia Suedeze e Shkencave për nder të Alfred Nobelit – dhe quhet Çmim Nobel, edhe sepse jepet në të njëjtën ditë me 5 çmimet e tjera Nobel).

Kulturë

Galeria Kombëtare fton publikun në një mbrëmje plot ngjyra dhe krijimtari

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do t’ia dedikojë mbrëmjen artit, pikturës dhe shoqërimit, përmes aktivitetit kreativ “Takimi Shoqëror për Pikturim”.

Ky aktivitet është i hapur për të gjithë të rriturit që dëshirojnë të eksperimentojnë me ngjyra, të çlodhen dhe të kalojnë kohë të këndshme mes artit dhe bisedave miqësore.

Sipas njoftimit të Galerisë, nuk kërkohet asnjë përvojë e mëparshme në pikturë — pjesëmarrësit mjafton të sjellin dëshirën për të krijuar dhe për të shprehur veten përmes brushës e ngjyrave.

“Të gjitha materialet do të sigurohen nga ne,” thuhet në njoftim, ndërsa publiku ftohet të marrë pjesë në këtë përvojë artistike që do të zhvillohet sonte, nga ora 18:00 deri në 20:00.

Një mundësi e mrekullueshme për të kaluar një mbrëmje ndryshe, në frymën e artit, krijimtarisë dhe shoqërimit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Festivali ReMusica vazhdon me koncerte dhe diskutime artistike

Published

on

Dita e tretë e edicionit të 24-të të festivalit ndërkombëtar të muzikës bashkëkohore, ReMusica, nis sot me një program të pasur aktivitetesh në Autostrada Biennale Hangar në Prizren.

Programi fillon me ReMusica Junior, që përfshin dy koncerte për fëmijë me kuartetin e klarinetëve nga Amsterdami dhe koncertin “Bota e Tingujve”.

Më pas, do të vijojë koncerti akusmatik i Julien Guillamat, një diskutim mbi krijimtarinë muzikore, si dhe një koncert xhepi me artistët rezidentë Zefiro Torna dhe Agona Shporta. Mbrëmja arrin kulmin në Prishtinë me një koncert të dyfishtë të LELEU Brothers – Romain dhe Thomas Leleu, me Orkestrën Harkore të Filharmonisë së Kosovës.

Ky koncert do të mbahet në Kishën Katolike “Shën Ndou” në orën 19:00, duke ofruar një përvojë unike të muzikës bashkëkohore për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar.

Festivali ReMusica vazhdon të jetë një platformë e rëndësishme për promovimin e muzikës bashkëkohore dhe nxitjen e bashkëpunimeve artistike rajonale dhe ndërkombëtare. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Njolla çaji në rroba? Ja 5 zgjidhje natyrale që japin rezultat

Published

on

Ka shumë mënyra të thjeshta për të hequr njollat e çajit pa përdorur kimikate të forta apo pastrim profesional.

Ja disa metoda natyrale që mund t’i provoni në shtëpi:

1. Ujë i ngrohtë dhe detergjent rrobash

Lajeni zonën e njollosur me ujë të ngrohtë (rreth 30°C) dhe shtoni disa pika detergjent në të dy anët e njollës. Fërkojeni lehtë derisa të shkumëzojë, shpëlajeni dhe nëse është e nevojshme, futeni rrobën në lavatriçe.

2. Uthull e bardhë dhe sodë buke

Për njollat më të forta, përzieni nga dy lugë uthull të bardhë, ujë dhe sodë buke (ose detergjent). Përdorni një furçë të butë dhëmbësh për ta fërkuar mbi njollë, shpëlajeni dhe lajeni rrobën.

3. Pastë dhëmbësh

Vendosni pak pastë dhëmbësh (pa zbardhues) mbi njollë, lëreni 5–10 minuta, më pas shpëlajeni dhe lajeni normalisht.

4. Lëng limoni

Hidhni pak lëng limoni mbi njollë, shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe futeni në larje. Acidet natyrale të limonit ndihmojnë në zbehjen e njollave.

Mos përdorni ujë të nxehtë pastaj provoni metodën në një cep të vogël të rrobës, për të shmangur dëmtimin e ngjyrës. Nëse njolla nuk largohet, kërkoni ndihmë profesionale. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Lifestyle

Sekreti për geta që nuk grisen, dy truke që duhet t’i provoni

Published

on

Shumë njerëz hasin në problemin e getave që grisen ose dëmtohen shpejt, sidomos pas përdorimit dhe larjeve të shpeshta.

Megjithatë, disa truke të thjeshta mund të ndihmojnë që këto çorape të zgjasin shumë më tepër.

Ja disa mënyra për të rritur jetëgjatësinë e getave tuaja: Truku i parë konsiston në zierjen e shkurtër të getave në ujë të nxehtë përpara përdorimit të parë.

Ky proces ndihmon që fibrat të forcohen dhe të bëhen më rezistente ndaj shtrirjes apo grisjes.

Pas kësaj, rekomandohet që getat të vendosen në frigorifer për 24 orë, gjë që i forcon më tej dhe redukton ndjeshëm mundësinë e dëmtimit.

Një tjetër mënyrë praktike është përdorimi i llakut të flokëve. Një spërkatje e lehtë në pjesën e brendshme të getave ndihmon në fiksimin e përkohshëm të fibrave, duke parandaluar grisjen, veçanërisht tek modelet e holla ose delikate.

Përveç këtyre trukeve, është e rëndësishme të respektoni edhe rregullat bazë të larjes: shmangni temperaturat e larta dhe shpejtësitë e forta të centrifugës, dhe thajini getat mbi një sipërfaqe të sheshtë, në mënyrë që të ruajnë formën dhe elasticitetin e tyre për më gjatë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara