Lajmet

​Shkencëtarët pohojnë se gjysma e miqve tuaj nuk ju konsiderojnë mik

Vetëm 50% e miqësive janë miqësi të vërteta, që do të thotë se vetëm gjysma e miqve tanë nuk na konsiderojnë miq.

Published

on

Një studim i fundit i publikuar në revistën shkencore PLOS One zbulon se ne as nuk e dimë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë.

Vetëm 50% e miqësive janë miqësi të vërteta, që do të thotë se vetëm gjysma e miqve tanë nuk na konsiderojnë miq.

Në hulumtim morën pjesë 84 studentë të moshës 24-38 vjeç. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se shumica e njerëzve supozojnë se dikush që ata e konsiderojnë mik i konsideron gjithashtu një mik. 94% e pjesëmarrësve në hulumtim prisnin që njerëzit që i identifikuan si miq do t’i renditnin në të njëjtën mënyrë.

Studiuesit zbuluan se pothuajse gjysma e miqësive nuk ishin në të vërtetë reciproke. Edhe pse është vetëm një studim i vogël, rezultatet janë në përputhje me hulumtimet e mëparshme që kanë të bëjnë me miqësitë. Një sondazh i vitit 2011 tregoi se 45% e miqësive janë të ndërsjella, ndërsa një sondazh i vitit 2005 tregoi se vetëm 34% e miqve mendojnë në të njëjtën mënyrë për njëri-tjetrin.

“Njerëzve nuk u pëlqen të dëgjojnë se njerëzit që i konsiderojnë miq nuk mendojnë kështu për ta“, tha Alex Pentland. Ai pretendon se kjo mund të lidhet me faktin se shumë nuk dinë të përcaktojnë se çfarë është në të vërtetë miqësia.

Psikologu evolucionar, Robin I.M. Dunbar, thotë se ka shtresa miqësie dhe shumica e njerëzve nuk janë në gjendje të mbajnë një numër të madh miqësish kuptimplote. Ka thjesht një sasi të kufizuar kohe dhe kapital emocional që mund të investojmë. Kjo është arsyeja pse ka vend vetëm për pesë llojet më intensive të marrëdhënieve.

Edhe pse mund të mendoni se keni shumë miq, cilësia e këtyre marrëdhënieve është e rëndësishme.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati mbyll 7 biznese dhe shqipton po aq gjoba

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë një aksion kontrolli në komunat veriore për të verifikuar ligjshmërinë e operatorëve ekonomikë.

Gjatë këtij aksioni janë mbyllur shtatë biznese, pesë në Mitrovicë të Veriut dhe dy në Zveçan—për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale teknike. Njëri nga këto biznese po ushtronte veprimtari tërësisht ilegale, pa qenë fare i regjistruar në ARBK.

Përveç mbylljes së subjekteve, ndaj pronarëve janë shqiptuar edhe shtatë gjoba për shkeljet e identifikuara.

Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe mbrojtjen e konsumatorëve, duke u bërë thirrje bizneseve që të respektojnë ligjin. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara