Aktualitet

​SHBA: Aspiratat e Kinës për armë hipersonike ndikojnë në rritjen e tensioneve

Austin tha se SHBA do të mbetet e gatshme për të penguar kërcënimet e mundshme.

Publikuar

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha sot se aspiratat e Kinës për armë hipersonike po ndikojnë në “rritje të tensioneve në rajon”.

Austin tha se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të gatshme për të penguar kërcënimet e mundshme.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes e bëri deklaratën në Seul pas bisedimeve vjetore të sigurisë me homologun e tij koreano-jugor Wook, duke u fokusuar në sfidat e paraqitura nga Kina dhe Koreja e Veriut.

Austin e ka quajtur më parë Kinën një “sfidë për ushtrinë amerikane”.

Edhe pse armët kineze humbën objektivin me disa kilometra gjatë provës në korrik, siç raportuan mediat, ky test është rasti i parë që një vend dërgoi armë hipersonike tërësisht rreth Tokës.

Armët hipersonike udhëtojnë me shpejtësi pesë herë më të shpejta se zëri dhe janë tepër të vështira për t’u gjurmuar.

Kina ka mohuar testimin e një rakete hipersonike, duke thënë se ka testuar një anije kozmike të ripërdorshme.

Bota

BE pezullon Gjeorgjinë drejt anëtarësimit në BE

Publikuar

nga

Udhëheqësit e BE-së vendosën të ndalojnë rrugëtimin e Gjeorgjisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian lidhur me një ligj të ri për organizatat joqeveritare (OJQ) që marrin fonde të huaja.

Sipas rregullave, mediat e pavarura dhe organizatat e tjera të shoqërisë civile duhet të regjistrohen si “agjentë të huaj” dhe t’i japin informacion shtetit nëse marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë.

”Legjislacioni për OJQ-të përfaqëson një hap prapa nga kushtet e vendosura për anëtarësimin e Gjeorgjisë në bllok”, thuhet në një deklaratë nga udhëheqësit e BE.

Deklarata u bën thirrje autoriteteve gjeorgjiane të ndryshojnë rrugën aktuale të veprimit që rrezikon rrugën e Gjeorgjisë drejt BE-së, duke e ndalur në mënyrë efektive procesin e pranimit.

Gjeorgjia është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE që nga dhjetori 2023.

Protestat masive në Gjeorgji dhe ndërhyrja e BE-së dhe e Shteteve të Bashkuara, të dyja kundër ligjit, nuk kanë arritur të lëvizin qeverinë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Dueli i parë presidencial: Biden në vështirësi, Trump energjik

Publikuar

nga

Në duelin e parë presidencial televiziv ndërmjet Joe Biden dhe Donald Trump, analistët dhe mediat amerikane janë pothuajse të njëzëshëm se Biden nuk ia doli mbanë. Presidenti aktual kishte një zë të dobët dhe të ngjirur për shkak të një të ftohuri, gjë që ai e shpjegoi më vonë gjatë fushatës në mes të debatit.

Biden belbëzoi shpesh, tha fjali të ngatërruara dhe përsëriti mekanikisht disa deklarata, duke krijuar panik mes demokratëve për performancën e tij, e cila rrezikon ta fundosë atë në votime.

“Madje, dikush komentoi se presidenti duhej të largohej,” raporton CNN, organizatori i përballjes. Fushata e presidentit, e cila e kishte përgatitur atë për një javë në Camp David, u vu gjithashtu në pikëpyetje.

Në kontrast, Donald Trump dukej si një luan plot energji, i aftë për të kontrolluar agresionin e tij të zakonshëm, edhe pse driblonte shumë pyetjeve dhe përsëriste gënjeshtra të ndryshme. Megjithatë, ajo që kishte më shumë rëndësi në sfidën mes dy kandidatëve më të vjetër ishte testi i moshës, pra mbi kthjelltësinë dhe pamjen fizike.

Të dy kandidatët mbërritën pasdite në Atlanta, Biden me gruan e tij Jill, ndërsa Trump i vetëm, pa Melanian dhe asnjë familjar. Në studion e CNN-it ata nuk i shtrënguan duart dhe as nuk u panë me njëri-tjetrin gjatë dy pauzave me reklama, një konfirmim i distancës së ashpër që i ndan dhe polarizimit të një vendi që nuk e njeh më kundërshtarin e tij./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Më shumë se 45 mijë specie në rrezik zhdukjeje

Publikuar

nga

Më shumë se 45 mijë specie janë aktualisht në rrezik zhdukjeje, 1 mijë më shumë se vitin e kaluar, sipas një organizate ndërkombëtare të ruajtjes (IUCN) e cila fajëson presionet nga ndryshimet klimatike, speciet “pushtuese” dhe aktivitetet njerëzore si tregtia e paligjshme, shkruan AP.

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) publikoi listën e specieve të kërcënuara. Tani në edicionin e saj të 60-të, lista ngre alarmin për kafshët dhe bimët në rrezik zhdukjeje, por gjithashtu thekson historitë e suksesit të ruajtjes si ajo e rrëqebullit iberik.

Lista tani përfshin 163 mijë e 40 lloje, një rritje prej rreth 6 mijë krahasuar me vitin e kaluar.

Kaktusët Copiapoa në shkretëtirën bregdetare të Kilit, Atacama, elefanti i Borneos dhe hardhuca gjigante Gran Canaria janë ndër speciet e kërcënuara. Kaktusët Copiapoa janë lakmuar prej kohësh si bimë dekorative, duke nxitur një tregti të paligjshme që është përforcuar nga mediat sociale ku entuziastët dhe tregtarët shfaqin dhe shesin kaktusët.

”82% e specieve tani janë në rrezik të zhdukjes, një rritje e konsiderueshme nga 55% në vitin 2013”, thotë raporti.

IUCN tha se rënia ishte për shkak të rritjes së kërkesës për kaktusët kilianë në Evropë dhe Azi si specie zbukuruese. Kontrabandistët dhe gjuetarët që lehtësojnë tregtinë kanë fituar akses më të madh në habitatin e bimëve falë rrugëve dhe zgjerimit të banesave në zonën e Atacama.

“Është e lehtë të dallosh nëse kaktusët Copiapoa janë marrë pa leje apo janë rritur në një serë”, tha Pablo Guerrero, një anëtar i Panelit të Bimëve të IUCN.

Përditësimi i vitit 2024 gjithashtu thekson elefantin aziatik i Borneos si një specie të rrezikuar. Sipas analizës së IUCN, vetëm rreth 1 mijë elefantë të Borneos vlerësohet të mbeten në natyrë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

10 mijë emigrantë dërgohen në frontin e luftës me Ukrainën

Publikuar

nga

Rusia deri më tani ka rekrutuar dhe dërguar rreth 10 mijë burra për të luftuar në konfliktin e saj të armatosur, më shumë se dyvjeçar, kundër Ukrainës, deklaroi një zyrtar i lartë.

“Ne kemi kapur tashmë më shumë se 30 mijë emigrantë që morën nënshtetësinë dhe nuk donin të regjistroheshin për shërbimin ushtarak. Ne dërguam rreth 10 mijë prej tyre në zonat e operacionit të posaçëm ushtarak”, tha kreu i Komitetit Hetues Rus, Alexander Bastrykin.

Bastrykin ishte një shok universiteti i presidentit Vladimir Putin dhe konsiderohet një i besuar i ngushtë i shefit të Kremlinit.

Sipas Bastrykin, rekrutët janë kryesisht përgjegjës për gërmimin e llogoreve dhe ndërtimin e fortifikimeve. Në muajt e fundit, forcat e sigurisë kanë kryer bastisje të përsëritura mbi bizneset me punëtorë migrantë, kryesisht nga vendet e Azisë Qendrore postsovjetike.  Ata që kanë marrë tashmë pasaporta ruse shpesh rekrutohen me forcë, raportojnë mediat ruse. Të tjerëve u premtohet një proces më i lehtë natyralizimi nëse dërgohen në front shkruan ATA.

Sipas Putinit, 700 mijë ushtarë rusë janë aktualisht në vijën e frontit në Ukrainë. Disa prej tyre u rekrutuan në një mobilizim të pjesshëm në vjeshtën e vitit 2022./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara