Lajmet

​SBAShK-u kërcënon Qeverinë me greva në arsim

SBAShK-u: Qeveria aktuale po i shmanget dialogut për të diskutuar mbi realizimin e kërkesave të tyre.

Published

on

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës përmes një reagimi për media ka paralajmëruar greva në sistemin arsimor për shkak të mungesës së dialogut me Qeverinë Kurti.

SBAShK-u thotë se qeveria aktuale po i shmanget dialogut për të diskutuar mbi realizimin e kërkesave të të punësuarve në arsim.

“Kjo që ndodh tani në Qeverinë Kurti është hera e parë në Kosovë, kur Qeveria sikur nuk do ta di se në Kosovë ka sindikata dhe prandaj edhe nuk i do dhe u ik takimeve me to. SBAShK ka kritikuar këtë qëndrim të Qeverisë Kurti dhe veçmas mungesën e gatishmërisë së takimeve të ministrit Hekuran Murati, i cili është edhe ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, detyrë që nuk e kreu as edhe një herë deri tani. Qeveria Kurti duhet ta di se sindikatat ekzistojnë dhe janë ato, si SBAShK-u, që kanë bërë edhe veprime sindikale deri në grevën e përgjithshme për plot tri javë në tërë sistemin arsimor. Deri tani kemi lutur anëtarësinë për mirëkuptim dhe për përkushtim në rrjedhën e mbarë të sistemit arsimor për shkak të gjendjes nga pandemia, por tani kur sistemi arsimor i është kthyer normalitetit dhe për këtë kemi dhënë kontribut të lartë ne të punësuarit në arsim, do t’i kthehemi edhe angazhimeve sindikale dhe kështu si po vepron Qeveria Kurti, duke u sjellë sikur nuk ka sindikata në Kosovë, ne do të dëshmojmë se ekzistojmë dhe jemi unik e të përkushtuar dhe prandaj nuk janë larg vendimet e organeve vendimmarrëse për veprime sindikale, pra edhe për greva në tërë sistemin arsimor. Qytetarët e Kosovës ta dinë se fajtori i vetëm është Qeveria dhe përpjekja e saj për të krijuar bindje se në Kosovë nuk ka sindikata”, thuhet në reagim. 

Lajmet

Rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve

Published

on

By

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit është duke iu afruar fundit. Nga përditësimi i të dhënave në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri tash janë rinumëruar më shumë se rreth 88 për qind e vendvotimeve apo 2.244 nga 2557 sa janë në total.

Rinumërimi i plotë u ndërmor pasi në rinumërimin e pjesshëm u hasën shumë manipulime në garën e kandidatëve për deputetë. Në secilën parti ka kandidatë që ka rezultuar se në numërimin e parë kanë përfituar qindra vota shtesë ose kanë humbur qindra vota.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i dyshuari për falsifikim të dokumenteve

Published

on

By

Një shtetas kosovar me inicialet F.V. është ekstraduar nga Italia në Kosovë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së vendit.

Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi u realizua më 28 janar 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë, si dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane.

I dyshuari ishte arrestuar në Itali dhe kërkohej për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”, ndërsa thuhet se i ishte shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ai u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore. Policia bëri të ditur se bashkëpunimi ndërkombëtar do të vazhdojë me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Continue Reading

Lajmet

PDK thirr konferencë për media sot në orën 14:00

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot konferencë për media.

Në komunikatën për media, ata kanë njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 14:00, në zyrat e selisë, por nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së saj.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një shtetas serb në Aeroportin “Adem Jashari”

Published

on

By

Është arrestuar një shtetas i Serbisë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë pasditen e së mërkurës pasi që dyshohet të ketë prezantuar dokumente të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Continue Reading

Të kërkuara