Lajmet

​SBASHK-u i propozon BSPK-së ta mbyll grevën e pezulluar më 1 tetor

SBASHK-u ka thënë se i është përmbushur kërkesa kryesore, pra ajo e miratimit të Ligjit për Paga.

Published

on

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) i ka propozuar Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) që të mbyllet greva, që ishte pezulluar më 1 tetor.

Pas takimit me kryetarë të nivelit komunal sindikal dhe universiteteve, SBASHK-u ka thënë se i është përmbushur kërkesa kryesore, pra ajo e miratimit të Ligjit për Paga.

Në njoftim thuhet se në përmbyllje të vitit 2022, Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBAShK) ka mbajtur takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve. Fillimisht janë takuar anëtarët e kryesisë dhe të Këshillit Grevist dhe kanë analizuar situatën aktuale.

Duke u nisur nga fakti se Ligji i pagave është votuar nga Parlamenti dhe pritet të nis implementimi i tij në shkurtin e vitit 2023 e që ishte kërkesë kryesore e SBASHK-ut, Kryesia dhe Këshilli Grevist kanë dalë para kryetarëve të nivelit komunal sindikal e të Universiteteve me propozimin që SBASHK-u t’i drejtohet BSPK-së që të merret vendim për mbylljen e grevës së pezulluar më 1 tetor 2022. Këtë propozim pjesëmarrësit e këtij takimi e kanë aprovuar unanimisht pas diskutimeve që janë zhvilluar lidhur me këtë çështje.

Pas kësaj kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve kanë marrë nga një ekzemplarë të revistës vjetore “Rrugëtimi i SBASHK-ut 2022” për secilën shoqatë sindikale në komunat e tyre, gjegjësisht në Universitete.

Në këtë takim u mor vendim që të përgatitet një agjendë e takimeve nëpër komuna dhe Universitete, e cila do të nis se realizuari nga janari i vitit 2023.

Lajmet

Wikoff e komandanti i ri i KFOR-it në veri të Kosovës, vëzhgojnë patrullimet

Published

on

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali George M. Wikoff, dhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, vizituan të enjten veriun e Kosovës.

Ata vëzhguan pjesëtarët e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës gjatë zhvillimit të një patrullimi të përbashkët përgjatë vijës kufitare, ndërsa u takuan edhe me kryetarin e komunës së Zubin-Potokut, Milosh Peroviq, për të diskutuar dhe vlerësuar situatën e sigurisë në atë zonë.

“KFOR-i vazhdon të vlerësojë rregullisht situatën në terren, të angazhohet me të gjitha komunitetet dhe të ruajë gatishmërinë operacionale. Ai mbetet i përkushtuar në përmbushjen e misionit të tij me profesionalizëm dhe paanshmëri”, thuhet në njoftimin e KFOR-it për vizitën.

Wikoff e Vergori të mërkurën kanë zhvilluar takime me krerë shtetërorë, përfaqësues institucionesh e komunitete.

NATO të enjten ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë ka mbetur përgjithësisht e qëndrueshme dhe se ka vazhduar të përmirësohet, por ka theksuar se procesi i optimizmit të pranisë dhe strukturës së KFOR-it do të varet nga zhvillimet në terren dhe mund të anulohet ose të kthehet në gjendjen e mëparshme nëse zhvillimet e sigurisë e kërkojnë këtë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova rrezikon organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, ICMG paralajmëron masa

Published

on

By

Kosova rrezikon të humbasë të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030, pas paralajmërimeve nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) për mospërmbushjen e detyrimeve financiare dhe administrative.

Përmes një letre drejtuar kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ICMG-ja ka shprehur shqetësimin për vonesat në përgatitjet e këtij organizimi madhor sportiv.

Sipas dokumentit të publikuar nga Rama, institucionet përgjegjëse nuk i janë përgjigjur letrës së dërguar më 21 shtator 2026. Po ashtu, mungon garancia bankare që duhej të sigurohej në janar, ndërsa mbetet e papaguar edhe tarifa e muajit qershor.

ICMG-ja ka paralajmëruar se këto mangësi mund të rrezikojnë seriozisht organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë.

Më 19 dhjetor, Komiteti Ekzekutiv pritet të shqyrtojë mundësinë e thirrjes së një Asambleje të Jashtëzakonshme, e cila do të vendosë për të ardhmen e këtij eventi.

Pas publikimit të letrës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për situatën e krijuar, duke e cilësuar rrezikun e humbjes së organizimit si një goditje të madhe për sportin kosovar.

Ai ka theksuar se mungesa e përgjigjeve institucionale dhe mosrealizimi i obligimeve po e vënë në pikëpyetje një mundësi historike për vendin.

Fitimi i së drejtës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 ishte vlerësuar si një nga arritjet më të rëndësishme në historinë e sportit të Kosovës, ndërsa zhvillimet e fundit kanë ngritur shqetësime për realizimin e këtij projekti.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Zyrtarë të lartë të NATO-s vizitojnë veriun e Kosovës, vlerësojnë situatën e sigurisë

Published

on

By

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali George M. Wikoff, së bashku me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kanë vizituar të enjten veriun e Kosovës.

Gjatë vizitës, ata kanë vëzhguar nga afër patrullimin e përbashkët të pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës përgjatë vijës kufitare.

Dy zyrtarët janë takuar gjithashtu me kryetarin e komunës së Zubin-Potokut, Milosh Peroviq, me të cilin kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë dhe zhvillimet në këtë pjesë të vendit.

Përmes një njoftimi, KFOR-i ka ritheksuar përkushtimin për ruajtjen e sigurisë, duke bërë të ditur se vazhdon të monitorojë situatën në terren, të bashkëpunojë me komunitetet dhe të mbajë gatishmërinë operacionale.

Një ditë më parë, Wikoff dhe Vergori kanë zhvilluar takime me drejtues shtetërorë, përfaqësues institucionalë dhe komunitete të ndryshme.

Ndërkohë, NATO ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë mbetet përgjithësisht e qëndrueshme dhe ka shënuar përmirësime. Megjithatë, Aleanca ka theksuar se çdo ndryshim në praninë dhe strukturën e KFOR-it do të varet nga zhvillimet në terren, duke mos përjashtuar rikthimin e masave të mëparshme në rast të përkeqësimit të sigurisë.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Kalon Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave

Published

on

Kuvendi ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në votimin për amandamentet e propozuara nga Lista Serbe për këtë projektligj./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara