Lajmet

SBASHK-u pret që institucionet të dëshmohen se janë për dialog dhe nuk i duan grevat në arsim

Published

on

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka mbajtur takime konsultative me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve, duke analizuar realizimin e detyrave konkrete në shërbim të realizimit të kërkesave të anëtarësisë.

Përmes një komunikate për media, në takimin e mbajtur në orët e vona të së hënës, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka informuar përfaqësuesit e të punësuarve në arsim, që nga çerdhet e deri në universitete, se duke realizuar detyrat nga takimet paraprake më 3 shtator i kanë dërguar shkresë zyrtare kryeministrit Kurti dhe ministres Nagavci me kërkesat që urgjentisht të ngritet vlera e koeficientit të pagave për së paku 30 për qind dhe të futet në zbatim që nga shtatori i këtij viti.

“Po ashtu është kërkuar që të zbatohet menjëherë vendimi i Gjykatës Kushtetuese Nr. AGJ 2113/23 i datës 16.01. 2023 e veçmas ai lidhur me pagesën e viteve të përvojës së punës në mënyrë që edhe 15 vitet e para të punës për të gjithë punëtorët e sektorit publik nga 0.25 %, të kthehet si ka qenë në 0.5%.  Në fund të këtyre shkresave, SBASHK-u ka shprehur gatishmërinë për takim me kryeministrin Kurti dhe ministren Nagavci për të dhënë sqarime shtesë për këto dy kërkesa legjitime të anëtarësisë”, thuhet në komunikatë.

“Po ashtu, pjesëmarrësit janë informuar se  grupet punuese kanë përgatitur gjithë materialin për nismën qytetare lidhur me ndryshimet në Ligjin e skemave pensionale që ka të bëjë me kërkesën që vitet e 90-ta dhe vitet pasuese deri kur ka filluar së funksionuari Trusti Pensional i Kosovës, të njihen si kontributdhënëse që do të ishte ndihmesë jo vetëm për të punësuarit e arsim, por edhe për gjithë të tjerët që të arrijnë vitet e duhura kontributpaguese dhe të gëzojnë pension të punës e jo të mbesin vetëm me pensionin e pleqërisë pas dekadave të kaluara në  punë. Përfaqësuesit e SBASHK-ut, informatën për fillimin e kësaj nisme qytetare e kanë dorëzuar në zyrën gjegjëse të parlamentit të Kosovës duke shpallur kështu fillimin e aktivitetit për mbledhjen e numrit të duhur të nënshkrimeve nga punëtorët e arsimit, nga pensionistët, por edhe nga qytetarët e Kosovës për ta realizuar me sukses këtë nismë qytetare. Pjesëmarrësit e këtij takimi, kanë autorizuar zyrtarin ligjor të SBASHK-ut, z. Blendor Shatri që të jetë përgjegjës për rrjedhën e mbarë të kësaj iniciative qytetare”, vijon komunikata.

“Në këtë takim, pjesëmarrësit janë informuar se komisioni gjegjës ka punuar Draftin fillestar të Kontratës së re Kolektive të Arsimit të Kosovës dhe ky draft nga tani do të jetë në diskutim publik te anëtarësia, duke pritur edhe propozime konkrete të cilat mund të përfshihen në tekstin final të Draft Kontratës, e cila do t’i dorëzohet MASHTI-t për të nisur procesi i negocimit dhe ardhja të teksti i pranueshëm i Kontratës së re Kolektive të Arsimit për t’u nënshkruar pastaj nga ministrja Nagavci në emër të MASHTI-t dhe kryetarit Jasharaj në emër të SBASHK-ut”, përfundon komunikata e SBAShK-ut.

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara