Lajmet

​Rugova: Ka tendenca për imponim të kryetarit, riciklimi do ta dëmtojë LDK-në

Published

on

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova i ka kërkuar lidershipit në dorëheqje të partisë të qëndrojnë jashtë procesit të zgjedhjes së kryetarit dhe strukturave të reja. Pasi sipas tij, ka tendenca që të njëjtit ta imponojnë një kryetar të ri duke improvizuar ose ricikluar figura që i sollën LDK-së humbjen më të thellë zgjedhore.

Rugova në një intervistë për KosovaPress thotë se gjëra të tilla vetëm do ta dëmtojnë edhe më shumë LDK-në, e sidomos në zgjedhjet lokale.

“Ky lidership, sipas meje, duhet të qëndrojë komplet anash për shkak të debaklit zgjedhor që e ka pësuar LDK-ja nën udhëheqjen e këtij lidershipi. Ata nuk duhet t’i fusin duart në zgjedhjen dhe lidershipit (të ri) të partisë. Po vërehen tendenca që këta të imponojnë, po konsideroj se këta po duan ta thirrin Kuvendin e jashtëzakonshëm dhe zgjedhor pa një analizë dhe elaborim të shkaktarëve. Këta munden edhe ta bëjnë një kozmetikë të tillë, por si mund të reformojnë partinë dhe të ecin tutje ky lidership që e solli partinë në këtë gjendje dhe këtë shkallë. Çdo improvizim dhe tentim për riciklim të figurave që janë pjesë e kësaj fiasko zgjedhore, frikësohem që do ta dëmtojë LDK-në. Ideja që të mbahen zgjedhjet tani, ani në një limit kohor prej 60 ditëve, 30 ditë për nëndegë, 15 ditë për degë dhe 15 ditë për Kuvendin zgjedhor na jep një komoditet të hapin debatin dhe besimin tonë t’ia kthejmë anëtarësisë”, thotë ai.

Ai thotë se thirrja e Kuvendit të jashtëzakonshëm pa një analizë dhe pa një kërkim falje Këshillit të Përgjithshëm dhe anëtarësisë është qasje e gabueshme.

“Këta po tentojnë të thërrasin mbase në dhjetëditëshin e parë të marsit një Kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor, pa një analizë, pa një raportim, pa një kërkim falje. Ky lidership duhet t’i kërkojë falje atij kuvendi që e ka zgjedhur, duhet t’i kërkojë falje Këshillit të Përgjithshëm që e ka mandatuar këtë kryesi dhe duhet t’i kërkojë falje anëtarësisë së LDK-së. Pa një reformë dhe pa zgjedhje nga baza, rifreskim dhe rikonfigurim substancial me emra kompetentë dhe liderë që reflekton unitet, frikësohem se në zgjedhjet lokale LDK-ja do të dëmtohet edhe më shumë”, thotë Rugova.

Lidhur me kandidaturat e mundshme për kryetar të LDK-së, Rugova thotë se që të gjithë emrat që po përmenden janë pjesë e kryesisë që e kanë sjell partinë në këtë gjendje.

“Që të gjithë, disa janë nënkryetar të Isa Mustafës, disa janë anëtarë të kryesisë dhe janë pjesë e atij 31-shit të partisë që e kanë sjellë partinë në këtë gjendje. Me, apo mosveprimin e tyre, sepse mosveprimi i atyre që u potencua thjesht na ka ndëshkuar. Prandaj zotëri Quni është njëri nga ata që ka folur publikisht se do të kandidojë, tash do të shohim kandidaturat zyrtare dhe unë si delegat do të them fjalën time për secilin, por atje ku është vendi në Kuvendi të LDK-së”, deklaron ai.

Krahas këtyre, Rugova bëri thirrje për hapje të LDK-së karshi kuadrove të reja.

“Tani besoj që LDK-ja duhet të hapet, duhet të reflektojë, duhet të krijojë kondita për të gjithë njerëzit që kanë peshë politike, profesionale dhe donë filozofinë politike të LDK-së. T’iu hapim dyert të unifikohemi”, thotë ai.

Lidhja Demokratike Kosovës pritet të mbajë Kuvendin Zgjedhor të partisë më 14 mars për zgjedhjen e kryetarit dhe strukturave të reja.

Vendi

Policia shpall në kërkim Albert Sylajn, kërkohet ndihma e qytetarëve

Published

on

By

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka lëshuar një kërkesë zyrtare për bashkëpunim me qytetarët me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

I kërkuari është Albert (Sylejman) Sylaj, i lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan.

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë çfarëdo informacioni lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit, të njoftojnë menjëhirë organet e rendit ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Kontaktet për të lajmëruar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 0800 19999 (të dy numrat pa pagesë)
  • 039 432 327 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë)

Continue Reading

Lajmet

LVV kërkon seancë të jashtëzakonshme dhe komision hetimor parlamentar

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, njoftoi se seanca synohet të mbahet më 26 tetor 2026, ku do të kërkohet themelimi i një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar zinxhirin e përgjegjësisë.

Nagavci theksoi se viktima i kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun ndaj jetës së saj tri ditë para se të vritej.

“Ajo kërkoi ndihmë dhe mbrojtje, por përfundoi e vrarë. Asnjë grua nuk duhet ta humbasë jetën pasi u është drejtuar institucioneve për mbrojtje. Çdo veprim dhe mosveprim duhet të hetohet dhe askush nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë”, ka shkruar Nagavci. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport të detajuar dhe hetime për përgjegjësi institucionale

Published

on

By

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka kërkuar raport të detajuar me shkrim lidhur me të gjitha veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës, ku i dyshuar kryesor është kunati i saj.

Përmes një komunikate për media, Kryeprokurori i Shtetit njoftoi se rastit do t’i jepet trajtim me urgjencë dhe seriozitet maksimal, duke autorizuar koordinatorin nacional për rastet e dhunës në familje që të analizojë çdo procedurë të ndërmarrë më parë.

Në kuadër të këtij autorizimi, nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, është kërkuar një raport i hollësishëm që përfshin:

  • Kronologjinë e plotë të trajtimit të rasteve të së ndjerës, identitetin e personave të raportuar dhe cilësimin juridik të veprave.
  • Të dhënat për prokurorët kujdestarë e ngarkues, veprimet procedurale dhe kohën e ndërmarrjes së tyre, si dhe vendimet e nxjerra bashkë me arsyetimet përkatëse.
  • Vlerësimin e rrezikut, masat e marra për mbrojtjen e viktimës dhe komunikimin ndërinstitucional me Policinë e Kosovës.
  • Trajtimin e veçantë të shkresës paralajmëruese të dërguar nga e ndjera më 22 tetor 2026.

Përveç kësaj, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) të nisë veprimet hetimore dhe verifikuese mbi mënyrën se si Policia e Kosovës i ka trajtuar raportimet e mëparshme të viktimës.

Në njoftim theksohet se nëse do të konstatohen shkelje ligjore, neglizhencë apo dështim në përmbushjen e detyrave zyrtare, do të ndërmerren masa të rrepta ligjore pa asnjë tolerim, si në nivel individual ashtu edhe institucional. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ritheksoi se çdo pretendim për mosveprim do të shqyrtohet në mënyrë të plotë, objektive dhe profesionale për sqarimin e të gjitha rrethanave.

 

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në vend, ku në disa prej tyre viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në Fushë Kosovë janë regjistruar dy ngjarje të ndara. Në rastin e parë, një person u arrestua pasi sulmoi fizikisht dy gra, të cilat morën tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari u lirua më pas në procedurë të rregullt. Në ngjarjen tjetër në këtë komunë, pas një përleshjeje fizike mes dy personave ku po ashtu u kërkua ndihmë mjekësore, prokurori vendosi t’u caktojë masën e ndalimit të dyshuarve.

Ndërkohë, dy raste të tjera të dhunës fizike ndaj grave u raportuan në Kamenicë, ku të dy të dyshuarit u arrestuan nga policia dhe me vendim të prokurorit u dërguan në mbajtje.

Përplasje fizike në familje u shënuan edhe në Prishtinë dhe Vushtrri. Në kryeqytet, rasti ndaj të dyshuarit po vazhdon në procedurë të rregullt, ndërsa në Vushtrri, viktima mori trajtim mjekësor dhe i dyshuari u lirua pas intervistimit /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara