Lajmet

​Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në Klinikën Infektive

Published

on

Si pasojë e rritjes së rasteve me koronavirus në nivel vendi, edhe në Klinikën Infektive të QKUK-së është rritur numri i pacientëve me COVID-19. Aktualisht në këtë Klinikë janë të shtrirë 102 pacientë dhe prej tyre 63 janë me oksigjenoterapi, kurse tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha e cila ka thënë se në dy ditët e fundit vërehet një rritje e lehtë e rasteve që po kërkojnë trajtim spitalor në këtë klinikë.

“Ne në Klinikën infektive sot i kemi 102 pacientë të spitalizuar, prej tyre 63 janë me oksigjenoterapi, ndërsa tre pacientë janë në respiratorë në gjendje të rëndë shëndetësore. Këto dy ditët e fundit numri i rasteve është mbi 100 të spitalizuar, është një rritje e lehtë e numrit të rasteve të spitalizuar, përkundër ditëve paraprake që i kishim prej 80 deri në 90, tani brenda ditës numri sillet në 100. Pas vizitave mjekësore ka pacientë të cilët lirohen në shtëpi, mirëpo në ndërkohë ka edhe pacientët ë cilët pranohen për shkak të problemeve të tyre respiratore, në gjendje të rëndë shëndetësore, janë me oksigjenoterapi. Ka mosha të ndryshme nuk përjashtohet asnjë moshë, kemi mosha të reja, por normalisht që kemi pacientët që kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese mund të manifestojnë një ecuri më të rëndë“, theksoi ajo.

Ajazaj-Berisha u shpreh se kohë pas kohe po kanë telashe me furnizim me antibiotikë.

“Sa i përket barnave kohë pas kohe kemi mungesa të barnave të cilët janë të nevojshëm për trajtimin e pacientëve, mirëpo bashkarisht me barnatoren e QKUK dhe drejtorinë po mundohemi në maksimum të bëhet furnizimi që mos të ketë nevojë për blerje, megjithëse kohë pas kohe kemi mungesa të tyre posaçërisht të antibiotikëve, dhe favipiraviri ju e dini që ne jemi të furnizuar me favipiravir”, deklaroi drejtoresha e Klinikës Infektive.

Meqenëse gjatë valës të fundit të koronavirusit në Kosovë, shumë klinika e spitale patën telashe me furnizim me oksigjen, drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha deklaron se në këtë klinikë nuk kanë pasur dhe nuk kanë telashe të tilla.

“Ne në Klinikë nuk kemi pasur asnjë herë problem me furnizimin me oksigjen, kohë pas kohe ka pasur shenja të alarmit, por falë angazhimit të vazhdueshëm edhe të drejtorisë dhe ministrisë asnjëherë nuk kemi pasur problem me oksigjen”, u shpreh ajo.

Vetëm në 24 orëshin e fundit në Kosovë pozitivë me koronavirus kanë rezultuar 392 persona, betejën me pandeminë e kanë humbur gjashtë qytetarë.

Lajmet

Godet policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Published

on

Një burrë është arrestuar në fshatin Gllamnik të Podujevës, pasi që i njëjti me veturë ka goditur një zyrtar policor kur patrulla e kishte ndaluar për kontroll. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe pasi është arrit të ndalohet i njëjti ka lëvizë me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor”, thuhet në raportin e Policisë.

Zyrtari policor thuhet se është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur ditën e dielë në Podujevë./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Lewandowski lë pas Neymarin me rekord të ri golash pas ndeshjes me Celta Vigo

Published

on

Barcelona ka regjistruar fitore te Celta Vigo, në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga, ku sulmuesi polak Robert Lewandowski si rezultat ka kaluar Neymarin në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Barcelonës.

Lewandowski ishte tashmë i barabartë me Neymarin me nga 105 gola për Barcelonën para ndeshjes kundër Celta Vigos.

Në atë takim, ai shënoi tre herë, duke arritur në kuotën e 108 golave me fanellën “blaugrana”.

Lewandowski iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2022 dhe që atëherë ka fituar dy tituj të La Ligës.

Edhe pse po i afrohet moshës 40-vjeçare, ai vazhdon të tregojë formë të lartë dhe mbetet një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës së Hansit Flick, edhe pse thuhet se mund të largohet në verë, me Barcelonën që po shikon disa opsione, një nga ta edhe Fisnik Asllani i Hoffenheimit./S.K/UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Tifozët e Sunderlandit i këndojnë Xhakës pas barazimit me Arsenalin

Published

on

Sunderland bëri një tjetër paraqitje të mirë në Premierligë, duke e barazuar rezultatin me liderin aktual, Arsenalin.

Futbollisti që e ka marrë tërë vëmendjen te “Macet e Zeza” është pa dyshim Granit Xhaka, i cili me paraqitjet e tij fantastike ka bërë që ai të shndërrohet në futbollistin e preferuar të gjithë tifozëve të Sunderland.

Madje dje pas ndeshjes, tifozët edhe i kënduan këngë Xhakës, duke kënduar njëzëri “Sepse ne e kemi Granit Xhakën”./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Senati çon përpara projektligjin që mund të hapë Qeverinë amerikane

Published

on

Senati amerikan e ka çuar përpara një projektligj që synon hapjen e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, dhe përfundimin e mbylljes 40-ditore që ka prekur pagat e shumë punëtorëve federalë, dhe i ka vonuar ndihmat ushqimore.

Senatorët e kanë miratuar një projektligj të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, i cili do të amandamentohet për ta financuar Qeverinë deri më 30 janar, dhe përfshin një paketë të tri projektligjeve për financim të agjencive federale.

Nëse Senati e miraton dokumentin me ndryshime, ai duhet të miratohet sërish nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe duhet t’i dërgohet presidentit amerikan, Donald Trump për nënshkrim, proces që mund të marrë disa ditë.

Nën marrëveshjen e arritur me disa demokratë, që janë ndarë nga partia për këtë çështje, republikanët janë pajtuar të votojnë në dhjetor për t’i vazhduar subvencionet për sigurimet shëndetësore për një kategori të shoqërisë.

Këto subvencione, të cilat u ndihmojnë amerikanëve me të ardhura të ulëta për të paguar sigurim shëndetësor privat, skadojnë në fund të vitit, dhe kanë qenë në krye të betejës së demokratëve për financim të Qeverisë.

Dokumenti ka përparuar me votim të thjeshtë, gjithsej 60 vota.

“Duket se jemi shumë afër përfundimit të mbylljes së Qeverisë”, u ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë para se të mbahej votimi.

Projektligji do t’ua pamundësonte agjencive federale që të largonin nga puna punëtorë deri më 30 janar, një fitore kjo për sindikatat e punëtorëve dhe aleatët e tyre.

Kur senatorët të mblidhen të hënën, liderët republikanë do të tentojnë të arrijnë marrëveshje dypartiake për t’i shmangur disa rregulla të Senatit dhe për ta çuar përpara në shpejtësi projektligjin.

Përndryshe, Senatit do t’i duhet edhe java tjetër për t’i përmbushur të gjitha procedurat para votimit përfundimtar, që do t’i jepte fund mbylljes fundjavën tjetër.

Nëse Qeveria amerikane do të mbetet e mbyllur për një periudhë më të gjatë, rritja ekonomike mund të marrë drejtim negativ në çerekun e katërt, sidomos nëse trafiku ajror nuk i kthehet normalitetit deri për Festën e Falënderimeve, sipas këshilltarit ekonomik të Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hasset.

Festa e Falënderimeve shënohet këtë vit më 27 nëntor./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara