Aktualitet
Rizvanolli: Efekti i thirrjeve për kursim të energjisë elektrike ka filluar të vërehet
Këtë deklaratë ministrja e bëri në Twitter.
Published
3 years agoon
By
UBT newsMinistrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka shkruar se efekti i thirrjeve për kursim e racionalizim të konsumit të energjisë elektrike veç ka filluar të vërehet.
Ajo ka shkruar në Twitter se sipas KOSTT, menjëherë parmbrëmë kulmi (peak) i konsumit (1.3 GW), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00.
“Ju faleminderit të gjithëve”, ka shtuar Rizvanolli.
Bota
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të presidentit
Published
5 minutes agoon
December 26, 2024By
UBTnewsOpozita në Korenë e Jugut tha se ka dorëzuar një mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës të presidentit, Han Duck-soo, pasi ai ka refuzuar që të emërojë gjykatës në Gjykatën Kushtetuese për të finalizuar procesin e largimit nga detyra të paraardhësit të tij.
Koreja e Jugut është zhytur në krizë politike, pasi presidentit Yoon Suk Yeol – i cili aktualisht është i pezulluar nga kjo detyrë – shpalli gjendje lufte më 3 dhjetor.
Për këtë shkak, Yoonit iu morën detyrat e presidentit nga Parlamenti më 14 dhjetor, por Gjykata Kushtetuese tani duhet të mbajë në fuqi vendimin e ligjvënësve, në mënyrë që të përfundojë procesi i shkarkimit të presidentit.
Megjithatë, Han ka refuzuar që të emërojë tre gjyqtarë për të kompletuar përbërjen prej nëntë anëtarësh të Gjykatës Kushtetuese, që janë të nevojshëm për të çuar përpara procesin për largimin e Yoonit.
Subjekti opozitar, Partia Demokratike, tha se për këtë arsye tani po kërkon që Han të shkarkohet.
“Kemi ngritur mocion… do ta njoftojmë për të Parlamentin sot”, tha ligjvënësi Park Sung-joon për gazetarët.
“Mocioni do të hidhet në votim nesër”.
Refuzimi i Hanit që të emërojë tre gjyqtarët dëshmon se ai “nuk ka vullnet apo nuk është i kualifikuar që të respektojë Kushtetutën”, tha kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Park Chan-dae.
Nëse gjykata do të vazhdonte me procesin e shkarkimit pa emërimin e tre gjyqtarëve, të gjashtë gjyqtarët aktualë do të duhej të pajtoheshin në mënyrë unanime për të larguar Yoonin nga detyra e presidentit. Pa një unanimitet të tillë, Yoon do të kthehej në postin e presidentit.
Han ka thënë se do të certifikojë emërimin e gjyqtarëve vetëm pasi subjekti në pushtet, Partia e Pushtetit Popullor dhe opozita arrijnë një kompromis për gjyqtarët e nominuar.
Nëse mocioni i opozitës kalon gjatë seancës të së premtes, kjo do të ishte hera e parë në historinë e Koresë së Jugut që Parlamenti i këtij shteti të votonte për shkarkimin e një ushtruesi të detyrës të presidentit. Nëse ndodh ky skenar, atëherë Han do të zëvendësohej nga ministri i Financave, Choi Sang-mok./REL/
Bota
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Published
8 minutes agoon
December 26, 2024By
UBTnewsTë paktën dhjetë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi ajror izraelit në Gazë në orët e para të 26 dhjetorit, thanë mjekët dhe autoritetet shëndetësore në enklavën palestineze.
Pesë persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi ajror izraelit në një shtëpi në lagjen Zeitun të Qytetit të Gazës, teksa autoritetet shëndetësore shtuan se numri i viktimave mund të rritet pasi shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës.
Ndërkaq, një incident të ndarë, pesë gazetarë u vranë kur makina e tyre u godit nga një sulm në afërsi të spitalit Al-Avda, në Nuseirat në Gazën qendrore.
Ata ishin punonjës të kanalit televiziv, Al-Quds Al-Youm. Sipas mediave palestinezëve dhe gazetarëve lokalë, makina e gazetarëve të vrarë ishte e shënjuar si makinë e ekipeve mediale dhe ishte përdorur nga ta për të raportuar nga brenda spitali dhe kampi i refugjatëve Nuseirat.
Ende nuk ka ndonjë reagim nga Izraeli lidhur me këto sulme të raportuara.
Megjithatë, një ditë më herët Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – këmbyen akuza se kanë dështuar të përmbyllin një marrëveshje armëpushimi, pavarësisht se të dyja palëve ditëve të fundit thanë se ka përparim në këtë proces.
Edhe pse së fundi palët kanë shprehur optimizëm për një marrëveshje armëpushimi, ende ka pika për të cilat nuk është gjetur pajtim lidhur me këmbimin pengjeve me të burgosurit palestinezë dhe për tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza.
Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit 2023 në Izrael, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Vitin e kaluar u liruan më shumë se 100 pengje, në këmbim të lirimit të palestinezëve të burgosur në Izrael. Disa të tjerë janë shpëtuar, por Izraeli thotë se beson që nga afër 100 pengje që gjenden në Gazë, të paktën dy e treta e tyre janë vrarë apo kanë vdekur në robëri.
Ofensiva hakmarrëse izraelite, deri më tani ka lënë të vrarë më shumë se 45.000 palestinezë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në Rripin e Gazës./REL/
Bota
Turqia do të lejojë partinë pro-kurde të vizitojë liderin e burgosur të PKK-së
Published
27 minutes agoon
December 26, 2024By
UBT NEWSTurqia ka vendosur të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet e saj me kurdët, duke lejuar Partinë Demokratike të Popullit (HDP), një parti pro-kurde në parlament, të vizitojë Abdullah Oçalan, liderin e burgosur të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Vizita e shumëpritur do të zhvillohet në burgun e sigurisë së lartë në ishullin Imrali, një zhvillim historik pas gati një dekade bllokimi.
Sipas gazetës pro-qeveritare Sabah, delegacioni i HDP pritet të shkojë në ishull të enjten ose të premten, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përpjekjeve për të zgjidhur konfliktin e gjatë 40-vjeçar ndërmjet shtetit turk dhe PKK-së, grup i shpallur si i jashtëligjshëm. Burime të gazetës nuk janë bërë të ditura, por ky vendim është përshëndetur si një hap drejt dialogut.
Vendimi për të lejuar këtë vizitë erdhi pas propozimit të një aleati të ngushtë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Ky veprim shihet si një përpjekje për të lehtësuar tensionet dhe për të hapur rrugën për paqe në një konflikt që ka marrë mijëra jetë ndër vite.
Ndërkohë, analistët vëzhgojnë me kujdes zhvillimet, duke theksuar se dialogu i tillë mund të sjellë një qasje të re në politikën turke ndaj kurdëve, veçanërisht në një kohë kur çështjet rajonale dhe ndërkombëtare kërkojnë stabilitet të brendshëm. Ky zhvillim vjen në një moment kritik për Turqinë, ndërsa vazhdon të ballafaqohet me sfida politike dhe tensione të brendshme./Reuters/
Bota
NASA me mision për të studiuar nga afër diellin
Published
2 days agoon
December 24, 2024By
UBTnewsNjë sondë e Agjencisë amerikane Hapësinore (NASA) është duke bërë përpjekje që të bëjë histori duke bërë afrimin më të madh ndonjëherë me diellin.
Sonda diellore Parker synon të zhytet në atmosferën e jashtme të këtij ylli, duke iu rezistuar temperaturave brutale dhe rrezatimit ekstrem.
Pajisja nuk do të ketë sinjal për disa ditë, sa të jetë e ekspozuar në flakët e diellit, dhe shkencëtarët do të jenë në pritje të sinjalit më 28 dhjetor, nëse sonda nuk do të digjet.
I gjithë studimi është duke u bërë ashtu që njerëzimi të kuptojë se si funksionon dielli.
Ky studim ka nisur më 2018, duke pasur në qendër sistemin diellor.
Sondat kanë qarkulluar rreth diellit, në distanca shumë të largëta për 21 herë rresht, mirëpo misioni aktual mund të shënojë rekord.
Nëse gjithçka shkon si duhet, sonda do t’i afrohet diellit në distancë prej 6.2 milionë kilometrash, më të afërtën ndonjëherë.
Sondës do t’i duhet të durojë temperatura mbi 1.400 gradë Celsius dhe rrezatim të jashtëzakonshëm.
Shkencëtarët besojnë që përmes këtij studimi të zbulojnë më shumë për diellin dhe sistemin e tij./REL/
Hudhra – shumëfish më efikase sesa antibiotikët
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të presidentit
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
KQZ sot mban mbledhje, këto janë pikat që do të diskutohen
Turqia do të lejojë partinë pro-kurde të vizitojë liderin e burgosur të PKK-së
Kaq kushton panetonia më e shtrenjtë me ar dhe diamante
Futbollisti i Inter, Benjamin Pavard viziton Gjakovën, arsyeja është e dashura e tij
Këto gabime mos i bëni kurrë në mëngjes
Zyrtare: Presidenti i Suharekës jep dorëheqje
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman