Lajmet

​Rekord i ri infektimesh me koronavirus në Gjermani

U regjistruan 203 mijë e 136 raste të reja me COVID-19.

Published

on

Gjermania regjistroi një numër rekord të infektimeve me koronavirus, teksa vendi shënoi dy vjet që nga zbulimi i rastit të parë të COVID-19.

Agjencia e kontrollit të sëmundjeve të institutit “Robert Koch” (RKI) në Berlin raportoi një rekord prej 203 mijë e 136 infeksionesh të reja me koronavirus në 24 orë, raporton atsh.

Gjermania filloi vaksinimet në fund të dhjetorit 2020. Më shumë se tri të katërtat e popullsisë morën të paktën një dozë të vaksinës, pak më pak morën dy doza dhe më shumë se gjysma mori një përforcues.

Varianti shumë infektiv i Omicron, i cili zakonisht çon në një rast më të lehtë të sëmundjes, ka bërë që numri i infeksioneve të shpërthejë javët e fundit. Kjo ka çuar në mungesë të stafit në sektorin mjekësor.

Lajmet

Gjimnazi Natyror në UBT International Smart Schools, arsim modern me diplomë të njohur ndërkombëtarisht

Published

on

By

Nëse dëshironi një arsimim modern që kombinon shkencën, teknologjinë dhe zgjidhjen e sfidave reale të botës së sotme, atëherë Gjimnazi Natyror në UBT International Smart Schools është zgjedhja ideale për ju.
Falë akreditimit nga Cambridge International Education, nxënësit përfitojnë një diplomë të njohur ndërkombëtarisht, e cila u hap dyert drejt universiteteve prestigjioze dhe mundësive të shumta akademike në mbarë botën.
Nxënësit përfitojnë nga laboratorë modernë dhe të pajisur me teknologjinë më të avancuar, ku teoria shndërrohet në praktikë përmes eksperimenteve dhe hulumtimeve shkencore. Këtu, të rinjtë nuk mësojnë vetëm konceptet shkencore, por i zbatojnë ato në situata konkrete, duke zhvilluar aftësi analitike dhe kërkimore.
Programi mësimor është i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve reale, përmes projekteve inovative që fokusohen në teknologjinë e gjelbër, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e ideve kreative për të ardhmen. Nxënësit angazhohen në projekte të bazuara në realitet, të cilat i përgatisin për sfidat akademike dhe profesionale të shekullit XXI.
Një nga veçoritë kryesore të këtij programi është mësimi praktik, ku çdo njohuri teorike shoqërohet me aplikim konkret. Përmes projekteve ndërdisiplinore, nxënësit mësojnë të punojnë në ekip, të analizojnë të dhëna dhe të zhvillojnë zgjidhje inovative.
Për më tepër, ata përfitojnë mentorim nga ekspertë të fushës, profesionistë dhe akademikë që i udhëzojnë në zhvillimin e ideve, projekteve dhe karrierës së tyre të ardhshme.
UBT International Smart Schools, Gjimnazi Natyror nuk është vetëm një program mësimor, është një hap drejt krijimit të shkencëtarëve, inovatorëve dhe liderëve të së ardhmes.
Edhe pak vende të lira kanë mbetur, ndërsa regjistrimet e hershme po vazhdojn në UBT International Smart Schools.

Continue Reading

Lajmet

UBT vazhdon mbështetjen për maturantët: Mijëra nxënës ndjekin javën e dytë të programit përgatitor për Testin e Maturës 2026

Published

on

By

Nxënësit e vitit të fundit të shkollave të mesme anë e mbanë Kosovës po vazhdojnë të ndjekin me interes të lartë programin intensiv përgatitor për Testin e Maturës Shtetërore 2026, i cili po organizohet në ambientet moderne të UBT-së.

Ky program tashmë ka hyrë në javën e tij të dytë, duke bërë bashkë qindra dhe mijëra nxënës të cilët synojnë të konsolidojnë njohuritë e tyre përpara këtij rrugëtimi të rëndësishëm akademik. Për t’u siguruar që studentët e së ardhmes të jenë sa më të gatshëm, trajnimet po fokusohen me përkushtim në lëndët kryesore si Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze dhe Matematikë, si dhe në lëndët kryesore zgjedhore si Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe Biologji.

Për t’u dalë në ndihmë të gjithë nxënësve dhe për të lehtësuar qasjen e tyre, UBT e ka shtrirë këtë program përtej kryeqytetit.

Përveç në Prishtinë, trajnimet përgatitore po zhvillohen paralelisht dhe me të njëjtin intensitet edhe në qendrat e UBT-së në qytetet e tjera përfshirë Ferizajn, Prizrenin dhe Pejën. Përmes angazhimit të kuadrove profesionale dhe stafit të përzgjedhur akademik të UBT-së, maturantët po marrin njohuritë e nevojshme, strategjitë dhe teknikat e duhura për ta kaluar me sukses këtë sfidë.

Ky organizim tradicional rikonfirmon përkushtimin e vazhdueshëm të UBT-së për të ngritur cilësinë e arsimit dhe për t’i përkrahur të rinjtë në tranzicionin e tyre drejt studimeve universitare dhe karrierës profesionale.

Continue Reading

Lajmet

Pesë të arrestuar në operacionin “White Star”, sekuestrohen armë, drogë dhe pasuri e madhe

Published

on

Pesë persona janë arrestuar gjatë një operacioni të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, i zhvilluar në disa qytete të vendit nën emrin “White Star”.

Aksioni është realizuar në Prishtinë, Pejë, Prizren, Viti dhe Drenas, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore.

Të dyshuarit janë ndaluar me vendim të prokurorit special për 48 orë, nën dyshimin për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, si dhe për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe përfshirje në pastrim parash.

Gjatë kontrolleve në lokacione të ndryshme janë sekuestruar:

  • 6 armë zjarri
  • 5 karikatorë dhe 239 fishekë
  • Lëndë narkotike (kokainë dhe fara marihuane)
  • 25 telefona mobilë
  • 7,595 euro para të gatshme
  • 10 automjete dhe 1 motoçikletë
  • 10 kompjuterë
  • 13 USB dhe 1 DVR
  • 16 ora dore

Operacioni është mbështetur nga EUROPOL-i dhe autoritetet e Belgjikës, Francës dhe Holandës, të cilat kanë qenë të pranishme dhe kanë monitoruar zhvillimin e aksionit në terren së bashku me prokurorin e rastit.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë theksuar se ky operacion paraqet goditje të rëndësishme ndaj krimit të organizuar dhe se veprimet hetimore do të vazhdojnë në drejtim të zbardhjes së plotë të rastit dhe identifikimit të të gjithë të përfshirëve. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shefi i OSBE-së bën thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve

Published

on

By

Shefi i Misionit të OSBE në Kosovë, Gerard McGurk, ka përgëzuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve, si dhe liderin e Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, për rezultatin e arritur në zgjedhje e fundit.

Përmes një reagimi ne rrjetin X, McGurk theksoi se qytetarët tashmë kanë dhënë verdiktin e tyre dhe se përgjegjësia kalon te përfaqësuesit e zgjedhur.

“I përgëzoj KQZ-në për zhvillimin e një tjetër procesi të suksesshëm zgjedhor dhe Albin Kurtin për rezultatin e partisë së tij. Votuesit kanë folur, përgjegjësia tani u takon të zgjedhurve”, deklaroi ai.

Shefi i OSBE-së bëri thirrje për formimin në kohë të institucioneve të reja dhe për zgjedhjen e presidentit përmes dialogut dhe kompromisit politik.

“OSBE-ja nxit formimin në kohë të institucioneve, si dhe zgjedhjen e presidentit përmes dialogut dhe kompromisit”, thuhet në mesazhin e McGurk.

Deklarata vjen në një kohë kur vendi po pret përfundimin e të gjitha procedurave zgjedhore dhe nisjen e procesit për konstituimin e institucioneve të reja. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara