Lajmet

​Reagon Abdixhiku: Qeveria për tri vjet s’ka përmbyllur dot një rrugë të vetme, flasin për tunele

Ai ka thënë se projekti i vetëm i madh kapital që ndodh sot në vend është ai i ‘Rrugës A’ në kryeqytet.

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar për projektin e rrugës Prizren-Tetovë të promovuar nga Qeveria e Kosovës.

Deputeti Abdixhiku ka shkruar në Facebook se Qeveria po e përmbyll vitin e tretë në Qeveri, por s’kanë përfunduar dot një rrugë të vetme në gjithë Kosovën.

“Sot, në vitin e tretë të mandatit, flasin për tunele, Prizren – Tetovë, 200 milionë. Muhabetet s’kushtojnë. Ato megjithatë na shpërfaqen të njëjta sikurse para tre viteve. Njëjtë me të njëjtat premtime dalin dhe sot”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se projekti i vetëm i madh kapital që ndodh sot në vend është ai i ‘Rrugës A’ në kryeqytet, sipas të cilit aty ku Qeveria qendrore fatmirësisht nuk ka asnjë rol.

Aktualitet

Dy vjet nga sulmi terrorist serb në Banjskë

Published

on

Sot shënohet përvjetori i dytë i sulmit terrorist serb në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Më 24 shtator të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar, uniformuar e armatosur rëndë, e sot në këtë përvjetor të dytë nën patronatin e Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha organizohen aktivitete.

10:30 – Homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku

Krerët shtetëror së bashku me kabinetin qeveritar, ministrin e punëve të brendshme, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, korin diplomatik dhe zyrtar të tjerë nga Policia e Kosovës do të bëjnë homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku.

15:00 – Akademia Përkujtimore në sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë- Prishtinë

/S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të sillen mes 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 25 dhe 29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare./S.K/KP/

 

Continue Reading

Aktualitet

UBT dhe Policia e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e kapaciteteve në teknologji dhe siguri publike

Published

on

Në një hap të rëndësishëm për avancimin e fushës së teknologjisë informative dhe komunikimit, UBT dhe Policia e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Ky partneritet ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe ofrimin e mundësive të reja për zhvillimin e burimeve njerëzore, arsimimin dhe trajnimin e specialistëve të Policisë në fushën e sigurisë publike dhe teknologjisë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, me qëllim forcimin e bashkëpunimit akademik dhe praktik mes dy institucioneve.

Marrëveshja e arritur do të mundësojë zhvillimin e formave të reja të bashkëpunimit në fushat e arsimit, trajnimit profesional dhe përdorimit të teknologjive inovative, që janë thelbësore për të përmbushur kërkesat e sigurisë publike në një botë gjithnjë e më digjitalizuar. Pjesë e këtij bashkëpunimi është gjithashtu ndihma për forcimin e kapaciteteve të Policisë për t’u përballur me sfidat e reja që paraqiten në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

UBT mbetet i angazhuar në zhvillimin e vazhdueshëm të programeve akademike dhe përgatitjes së ekspertëve të nivelit të lartë, të gatshëm për t’u integruar në sektorët më të rëndësishëm të shoqërisë.

 

Continue Reading

Lajmet

​Ish-lojtari i Arsenalit në koma pas dëmtimit të rëndë në tru

Published

on

Futbolli anglez është tronditur nga lajmi i rëndë për ish-sulmuesin e Arsenalit, Billy Vigar, i cili është vendosur në koma të induktuar pas një incidenti gjatë ndeshjes së fundjavës në Isthmian League Premier Division.

21-vjeçari, që aktualisht luan për Chichester City, pësoi dëmtimin serioz në minutën e 13-të të sfidës kundër Wingate & Finchley, duke detyruar ndërprerjen e menjëhershme të lojës.

Klubi konfirmoi se Vigar është në kujdes intensiv, ku po merr trajtimin më të mirë të mundshëm, ndërsa gjendja e tij mbetet kritike.

“Është shumë herët për të thënë se cili do të jetë rezultati. Edhe nëse gjërat shkojnë mirë, rruga drejt rikuperimit do të jetë e gjatë,” thuhet në deklaratën e Chichester City.

Mediat britanike raportojnë se sulmuesi mund të jetë përplasur me një mur betoni, megjithatë kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga klubi.

Billy Vigar iu bashkua akademisë së Arsenalit në moshën 14-vjeçare dhe luajti për ekipet U18 dhe U21 të londinezëve, përpara se të huazohej te Derby County dhe Eastbourne Borough.

Pas largimit nga “Topçinjtë” në vitin 2024, ai u bashkua me Hastings United dhe këtë sezon kishte realizuar një gol në katër paraqitje për Chichester City.

Klubi, ish-bashkëlojtarët dhe tifozët i kanë dërguar urime për shërim sa më të shpejtë sulmuesit të ri./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara