Lajmet

​Qytetarët e Kosovës solidarizohen me popullin palestinez

Published

on

Është mbajtur të premten në kryeqytet marsh protestues në solidarizim me popullin palestinez. Dhjetëra qytetarë kanë dalë në sheshet e Prishtinës në mbështetje të familjeve në Gaza dhe kundër dhunës që po përdoret nga Izraeli, teksa kanë kërkuar nga qeveria që të reagojë karshi spastrimit etnik që po ndodhë mbi popullin palestinez.

“Liri për Palestinën”, “Mos i prekni fëmijët”, “Kundër fashizmit” dhe “Kundër spastrimit etnik”, brohoritnin marshuesit.

Aktivisti i shoqërisë civile, Gazmend Qyqalla tha se janë mbledhur për të deklaruar kundërshtimin e çfarëdo shtypjeje, kundër çdo populli.

Ai tha se fashizmi e shovinizmi i Izraelit po vazhdon spastrimin etnik shtëpi për shtëpi e lagje për lagje, duke i dëbuar palestinezët e zëvendësuar ata me hebrenj. Teksa shtoi se çlirimi i Palestinës dhe popullit palestinez është e vetmja mënyrë që liria dhe barazia të kenë kuptim.

“Kjo dhunë sistematike e cila po hasë në vesh të shurdhër të shteteve të shpallura si demokratike e organizatave humanitare, po kundërshtohet fuqishëm nga qytetare e qytetarë, të ndërgjegjshëm për padrejtësitë që po iu bëhen popullatës civile. Ne jemi mbledhur këtu për të thënë se feja po keqpërdoret nga shteti fashist i Izraelit për të arsyetuar spastrimin etnik që po bën në Jerusalem. Jemi këtu për të kundërshtuar krimet e luftës nga bombardimet e vazhdueshme të 2 Milion banorëve të Gazas. Jemi këtu që të të drejtat e popullit palestinez i cili tash e 73 vite po vuan nën okupim, kolonizim, bombardim dhe po jeton nën aparteid nga shteti i Izraelit… Çlirimi i Palestinës dhe popullit palestinez është e vetmja mënyrë që liria dhe barazia të kenë kuptim”, tha ai.

Këtij marshi i është bashkuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, i cili në një prononcim për media, tha se kishte dalë për të mbrojtur të drejtën e njerëzve të pafajshëm që po vriten në Palestinë.

Rrahmani që marshit të sotëm i ishte bashkuar në cilësinë e qytetarit dhe atë të deputetit, tha se marshi i sotëm nuk mund të dëmtojë raportet e Kosovës me Izraelin.

“Ishim këtu më iu bashkëngjit një marshi qytetar në shenjë solidariteti me popullin e Palestinës, në mbështetje të tyre… Prezenca ime këtu e jep një mesazh cilin duhej të ishte qëndrimi i gjithsecilit në këtë pikë… Ne këtu nuk jemi as kundër Izraelit as kundër askujt, por jemi në mbrojtje të fëmijëve dhe të grave që po vriten në Palestinë e kudo tjetër në botë”, tha ai.

Kurse, Rita Berisha, aktiviste e shoqërisë civile tha se kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të reagojnë karshi spastrimit etnik që po ndodhë mbi popullin palestinez.

“Kërkojmë nga Qeveria jonë që të ketë reagim për spastrimin etnik, gjenocidin dhe bombardimet e vazhdueshme që po ndodhin mbi popullin palestinez. Numërojmë se deri më tani 119 janë të vdekur në Gaza, prej tyre rreth 39 fëmijë, he kjo është e papranueshme për secilin vend demokratik, i cili flet, mbron dhe promovon të drejtat e njeriut”, tha ajo.

Sot është dita e pestë e konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa Izraeli ka intensifikuar sulmet në Gaza.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara