Lajmet
Qeverisë i lihet mbishkrimi “Pushimi Prindëror Fuqizon Gratë”
Published
4 years agoon
By
Betim Gashi“Pushimi Prindëror Fuqizon Gratë”, është mbishkrimi që u la të martën në murin e Qeverisë së Kosovës.
Nëpërmjet kësaj, Organizata e Qendrës për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) mbajti aksion simbolik për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me politikën e prezantuar nga Qeveria e Kosovës për “pagesat për lehona.
Medinë Dauti nga organizata QIKA tha se vendimi i Qeverisë është anti-feminist, dhe se shteti ti ka bërë që vetëm gruaja duhet të kujdesën pas lindjes. E kjo sipas tyre është politikë diskriminuese.
“Sot ndryshuam imazhin që paraqiti Qeveria e Kosovës ku vetëm nëna mban në krahë fëmijën. Në fotografi tash është edhe babai sepse edhe atij i takon njëjtë kujdesi e obligimet për fëmijën. Politika e Qeverisë së Kosovës ‘Pagesat për Lehonat’ e prezantuar ditë më parë është anti feministë në thelb. Kjo politikë paraqet një hap prapa në kërkesën e kamotshme të aktivistëve feministë për pushim prindëror dhe ndarje të barabartë të punëve të kujdesit. Shteti vendosi të etabloj normën që vetëm gruaja është ajo që duhet të kujdeset për fëmijën pas lindjes. Kjo politikë po ashtu nuk ka përfshirë familjet që nuk janë heteronome dhe as ato që nuk kanë fëmijë biologjik por të adoptuar. Andaj kjo politikë është diskriminuese”, ka thënë ajo.
Në këtë konferncë u tha se duhet të shkurtohet pushimi i lehonisë dhe të zgjatet pushimi i atësisë. Pagesa e lehonave që u morr vendim nga Qeveria e Kosovës, sipas tyre nuk parasheh barazi gjinore, dhe sipas kësaj këtij vendimi përgjegjësitë po i mbesin gruas.
“Në mënyrë që të kemi ndarje të barabartë të punëve të papaguara si dhe përfshirje më të lartë të grave në tregun e punës, duke i’u referuar hulumtimeve vendore e ndërkombëtare lidhur me këtë çështje, QIKA konsideron se duhet të sigurohen këto hapa ndër të tjera:1) Duhet të shkurtohet pushimi i lehonisë, zgjatet pushimi i atësisë dhe të njihet koncepti i pushimit prindëror, një pjesë e së cilës duhet të jetë i pa-transferueshëm ( së paku dy muaj).Po ashtu duhet të zgjatet leja për orar fleksibil të punës për nëna dhe baballarë deri në moshën 8 vjeç të fëmijës Gjithashtu “Pagesa për Lehona” të parapara nga Qeveria nuk përkojnë fare e barazi gjinore dhe as fuqizim të grave. Le të ndihmojnë prindërit me masa të ngjashme për rritjen e fëmijës por prind nuk është veç nena. Me anë të kësaj pagese përgjegjësitë për kujdesin po i mbesin veç gruas. Andaj edhe po e kundërshtojmë”, ka shtuar ajo.
Po ashtu pas përfundimit të këtij aktiviteti ndërhyri Policia e Kosovës duke u kërkuar të dhënat personale të vajzave që ishin pjesë e kësaj organizate për ndërhyrje në ambientin publik.
Lajmet
SHBA dhe Ukraina i quajnë bisedimet në Miami produktive
Published
11 minutes agoon
December 22, 2025By
UBT News
Të dërguarit e SHBA-së dhe Ukrainës thonë se në Miami janë zhvilluar bisedime produktive dhe konstruktive, por ende duket se nuk ka ndonjë përparim të madh në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Ukrainës me Rusinë.
I dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff, lëshoi një deklaratë të përbashkët me negociatorin kryesor ukrainas, Rustem Umerov, pas tre ditësh takimesh me aleatët evropianë.
Dyshja tha se takimi u përqendrua në përafrimin e qëndrimeve mbi një plan 20-pikësh si një kornizë garancie sigurie amerikane për Ukrainën dhe një plan ekonomik dhe prosperiteti.
Bisedime të ndara janë zhvilluar në Miami midis të dërguarit të SHBA-së dhe atij rus, Kirill Dmitriev./S.K/KP/
Lajmet
Drita dominoi në mbrëmjen “Laureatët 2025” nga FFK
Published
16 minutes agoon
December 22, 2025By
UBT News
Federata e Futbollit e Kosovës organizoi mbrëmjen tradicionale “Laureatët 2025”, ku u vlerësuan individët, klubet dhe institucionet që kontribuuan në zhvillimin e futbollit kosovar gjatë vitit. Ceremonia mblodhi figura të rëndësishme të futbollit vendor e ndërkombëtar, përfshirë Armand Dukën dhe ministrin në detyrë Hajrulla Çeku, si dhe përshëndetje nga presidentët e FIFA-s dhe UEFA-s.
Çmimi kryesor i mbrëmjes, “Futbollisti i Vitit 2025”, iu nda sulmuesit të FC Drita, Arb Manaj, i vlerësuar nga gazetarët sportivë për rolin vendimtar në titullin kampion dhe suksesin historik të klubit në UEFA Conference League.
Ndërkohë, çmimi “Fadil Vokrri” shkoi për Amir Rrahmanin, kapitenin e Kosovës dhe kampion me Napolin, i cili për shkak të angazhimeve nuk ishte i pranishëm në ceremoni.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, foli për arritjet historike të vitit 2025, investimet në infrastrukturë dhe synimin e madh të Kombëtares për kualifikim në Kupën e Botës.
Vlerësime për progresin e futbollit kosovar dhanë edhe Hajrulla Çeku dhe Armand Duka, duke theksuar konkurrueshmërinë e Kosovës në arenën evropiane.
Zekirija Ramadani u shpall “Trajneri i Vitit”, ndërsa FC Drita u vlerësua si Klubi më i Mirë i Vitit dhe “Fair Play”, duke dominuar edhe në 11-shen ideale të sezonit.
Në futbollin e vajzave u dalluan Aurora Muliqi dhe KFF Mitrovica, ndërsa në futsall u vlerësuan FC Prishtina 01 dhe Fitim Krasniqi.
U ndanë gjithashtu çmime për referimin, arritje ndërkombëtare, kontribute ndër vite dhe mirënjohje për partnerët institucionalë, me një moment emocional të mbrëmjes të shënuar nga kori i fëmijëve “Okarina”./S.K/KP/FFK/
Lajmet
Përditësohen të dhënat në pikat kufitare të Kosovës
Published
42 minutes agoon
December 22, 2025By
UBT News
Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar lidhur me kolonat në pikat kufitare në Kosovë.
Sipas të dhënave të fundit, pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë të shkurta.
Raportohen pritje deri në 5 minuta në hyrje në Muçibabë, Bërnjak, Dheu i Bardhë, Glloboqicë, Stançiq, Mutivodë dhe Vërmicë.

/S.K/KP/
Lajmet
122 vjet nga lindja e Odhise Paskalit
Published
44 minutes agoon
December 22, 2025By
UBT News
Odhise Paskali, njëri ndër themeluesit e skulpturës shqiptare dhe personalitetet më të rëndësishme të artit shqiptar, u lind në Përmet më 22 dhjetor 1903.
Hapat e para të karrierës së Odhisesë, janë në fushën e publicistikës, si dhe u shqua në estetikë dhe kritikë arti.
Më 1919 ai shkoi në Itali, ku kreu Liceun më 1923 dhe u regjistrua në Fakultetin e Letërsisë e të Filozofisë në Torino, më 1927 mbrojti diplomën në fushën e historisë së artit.
Skulptori i Popullit është i njohur për rreth 600 vepra në skulpturë, por mbi të gjitha në krijimtarinë e vet të larmishme janë të njohura veprat: “Monumenti i Skënderbeut në Tiranë” me bashkautorë, 1968, “Naum Veqilharxhi”, bust në bronz, në Korçë, “Partizani fitimtar” (Mathauzen, Austri) 1968 etj.
Veprat e tjera të Odhise Paskalit ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Muzeun Historik Kombëtar, si dhe në disa muze dhe institucione qendrore të Shqipërisë.
Pas vdekjes, studioja e tij u kthye në studio-muze, ku ishin vendosur vepra origjinale, si dhe variante dhe replika në gips të disa monumenteve, statujave dhe busteve, origjinalet e të cilave ndodheshin në ambiente të tjera, në rrugë e sheshe të Tiranës dhe qyteteve të tjerë.
Në studion-muze ruhej edhe arkivi i pasur i Odhise Paskalit me shënime, dokumente dhe materiale të tjera me interes për historinë e zhvillimeve artistike në Shqipëri. Nga trazirat pas vitit 1990, studioja u dëmtua bashkë me pjesën më të madhe të veprave.
Një pjesë e arkivit tani ruhet nga fondacioni “Paskali”, që u krijua nga vajza e skulptorit, studiuesja e spikatur e artit, Floriana Paskali.
Pas titujve Skulptor i Popullit dhe Akademik, Odhise Paskali është vlerësuar edhe me titullin Nderi i Kombit. Emrin e tij e mban sot një shkollë arti në Pejë dhe sheshi i qytetit në Përmet.
Ai ndërroi jetë në Tiranë, më 13 shtator 1985, i nderuar dhe i përcjellë me një ceremoni madhështore nga mijëra bashkatdhetarë e adhurues të veprës së tij të pavdekshme./S.K/KP/
SHBA dhe Ukraina i quajnë bisedimet në Miami produktive
Drita dominoi në mbrëmjen “Laureatët 2025” nga FFK
Përditësohen të dhënat në pikat kufitare të Kosovës
122 vjet nga lindja e Odhise Paskalit
Maqedonia e Veriut ndalon importin e kivit nga Serbia
Rutte: Putin, pengesa kryesore për paqen në Ukrainë
Sllovakia paralajmëron se BE rrezikon besimin në Ballkanin Perëndimor
Supremja shqyrton ankesën ndaj dënimit me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën
Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
