Lajmet

​Qeveria i propozon Kuvendit ta shkarkojë anëtaren e OShP-së, Kimete Gashi

Kryeministri Kurti tha se shëndeti publik po rrezikohet nga ky vendim i OShP-së .

Published

on

Qeveria e Kosovës ka propozuar Kuvendit të Kosovës, shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP), Kimete Gashi, e cila sipas kryeministrit Albin Kurti ka qenë në panelin përzgjedhës për tenderin për insulinat, ku ka fituar kompania pa certifikatën e marketingut që garanton cilësinë e këtij medikamenti.

Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, kryeministri Kurti tha se shëndeti publik po rrezikohet nga ky vendim i OShP-së dhe rrjedhimisht duhet të merren masa.

Krahas kësaj, qeveria mori vendim edhe për lidhjen e marrëveshjes me GIZ-in gjerman për projektin e promovimit të sipërmarrjes.

Lajmet

Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Lartmadhërinë e Tij, Perandorin e Japonisë, gjatë vizitës së saj zyrtare në Tokio.

Në këtë takim, Presidentja Osmani theksoi lidhjet e veçanta dhe miqësinë e qëndrueshme mes Kosovës dhe Japonisë, të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta, respektin dhe besimin e ndërsjellë.

Ajo shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia ka dhënë ndër vite, si dhe falënderoi Perandorin për mikpritjen.

Në fund të takimit, Presidentja uroi popullin japonez për mirëqenie, shëndet dhe zhvillim të mëtejshëm.

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon edhe sot seanca për “Banjskën”

Published

on

By

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, edhe sot do të vazhdojë seanca për rastin “Banjska”, ku pritet dëshmia e dy zyrtarëve policorë.

Deri më tani kanë dëshmuar policët Avni Shala, Elez Peci, Mirsad Kryeziu, Çlirim Shaqiri dhe Alban Rashiti.

Ndërsa tashmë të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Continue Reading

Lajmet

​Pas 30 dështimeve, sot tentohet sërish të konstituohet Kuvendi i Kosovës

Published

on

By

Deputetët mblidhen sërish sot, më 13 qershor, në përpjekje për ta bërë kuvendin e ri. Vazhdimi i seancës sot shënon tentimin e 31-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Vazhdimi i seancës sot është paraparë të mbahet prej orës 11:00.

Tridhjetë mbledhjet e deritanishme të “telenovelës” që do të mbahet mend gjatë, kanë dështuar në mungesë të votave të Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo e Alternativa për kryetar të ri të Kuvendit, shkruan KosovaPress.

Albulena Haxhiu gjashtë herë ka dështuar për kryeparlamentare, direkt me vota të hapura, dhe më shumë se njëzet herë ka dështuar formimi i komisionit për mbikëqyrjen e procesit të fshehtë të votimit, të cilin po e kundërshtojnë Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA.

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar për interpretim në Kushtetuese mënyrën e fshehtë të votimit për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.

Vazhdimi i seancës konstituive duhet të mbahet çdo dyzetetetë orë derisa të konfirmohet përbërja e re e Kuvendit.

Thirrje për zhbllokim të situatës ka në vazhdimësi brenda dhe jashtë Kosovës./KosovaPress

Continue Reading

Aktualitet

Jakup Krasniqit i refuzohet kërkesa për lirim të përkohshëm

Published

on

Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e Jakup Krasniqit për lirim të përkohshëm, të cilën e kishte parashtruar pas përfundimit të dëgjimit të dëshmitarëve të Prokurorisë.

Kështu ka njoftuar Specialja përmes një njoftimi publik, transmeton Telegrafi.

Në vendimin i cili u bë publik më 11 qershor, nuk ka ende informacione që tregojnë se Krasniqi mund t’i ikë drejtësisë, por ekziston rreziku që ai të pengojë procedurat ose të kryejë krime të tjera ndaj atyre që cilësohen si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duke përfshirë edhe vetë dëshmitarët në këtë çështje.

Ndryshe, Jakup Krasniqi po gjykohet për krime të pretenduara të luftës, bashkë me ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçi Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej 2020.

Continue Reading

Të kërkuara