Lajmet

​Qeveria e Kosovës miraton masat e emergjencës në furnizim me energji

Masat e marra do të mbesin në fuqi për 60 ditë pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës.

Published

on

Qeveria e Kosovës me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, gjatë mbledhjes së 91-të të mbajtur në formë elektronike, ka miratuar vendimin për shpalljen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.

Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të shpallen masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, e shtyrë nga gjendja aktuale botërore energjetike: rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë, si dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane që mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit.

Masat e marra do të mbesin në fuqi për 60 ditë pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës.

Kuvendi mund të vazhdojë këtë afat për periudha të njëpasnjëshme prej 30 ditësh me shumicë të votave të deputetëve të Kuvendit të pranishëm në seancë, deri në 180 ditë.

Qeveria ka thënë se me qëllim të sigurimit të energjisë së mjaftueshme gjatë dimrit dhe të mbrojtjes së interesit publik, masat e emergjencës, ndër të tjera, përfshijnë: Masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit; Ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave; Mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe Masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.

Njëkohësisht, Qeveria e Kosovës, veçanërisht Ministria e Ekonomisë janë duke monitoruar situatën elektroenergjetike në Kosovë dhe ndërhyrjet e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës në përgatitjen e termocentraleve për sezonin e dimrit. Edhe pse termocentralet janë të stërvjetruara, menaxhmenti i KEK-ut së bashku me ekipet e mirëmbajtjes janë duke e bërë maksimumin që blloqet e termocentraleve të gjenerojnë energji elektrike të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën vendore. Termocentralet e KEK-ut janë në funksion mbi 80% të kohës gjatë një viti, që është mbi mesataren botërore të punës së termocentraleve me thëngjill. Këto riparime na mundësojnë që ta mbajmë këtë mesatare të lartë të gjenerimit të energjisë dhe furnizim sa më të rregullt”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lajmet

Kurti: Perëndimi po gabon duke e quajtur Serbinë partnere të besueshme

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një diskutimi në Zvicër të organizuar nga Shoqëria Zvicerane për Politikë të Jashtme, ka kritikuar qëndrimet e Serbisë ndaj rajonit dhe rolin e saj në politikën ndërkombëtare. Kurti e akuzoi Beogradin se vijon të ndjekë politikën e projektit “Serbia e Madhe” dhe se mashtron Perëndimin me veprimet e saj.

Sipas Kurtit, Serbia vazhdon të përfaqësojë interesat e Rusisë dhe Kinës në Ballkan, duke e cilësuar atë si një “portë” për ndikimin rus dhe kinez në Evropë. “Perëndimi po gabon duke gjykuar Serbinë si një partnere të besueshme,” tha Kurti, duke kritikuar qasjen e vendeve perëndimore ndaj Beogradit.

Kryeministri i Kosovës theksoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, nuk ka hequr dorë nga qëllimi i tij për të pasur ndikim në Kosovë, dhe se ideja e “Serbisë së Madhe” vazhdon të jetë një projekt i gjallë në politikën e Beogradit, edhe pse në forma të tjera.

Kurti bëri thirrje që vendet e Evropës dhe Ballkanit të jenë të përgatitura për mundësinë e një hakmarrjeje nga Serbia. Në lidhje me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai theksoi se fitorja e Donald Trump nuk përbën asnjë rrezik për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët Golden Sabre 2024

Published

on

By

Misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë stërvitjen e përbashkët, “Saberi i Artë 2024”, në Kampin Vrellë Prishtinë deri në 25 nëntor 2024.

Stërvitja do të testojë zbatimin e procedurave të menaxhimit të krizave, në skenarë të ndryshëm sigurie. Ajo do të përfshijë rreth 600 personel dhe asete në të gjithë zonën e stërvitjes në Prishtinë, si dhe në rrethinën e saj dhe përgjatë rrugëve kryesore.

Golden Saber 2024 është një tjetër demonstrim i prekshëm i KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës që punojnë së bashku, në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Continue Reading

Bota

Zyrtari i lartë ushtarak i Britanisë kërcënon Moskën: ‘Do t’i takojmë në fushëbetejë rusët!’

Published

on

Një zyrtar i lartë ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar ka dhënë një deklaratë të fuqishme në lidhje me gatishmërinë e forcave britanike për të luftuar nëse Rusia vendos të sulmojë një vend të Evropës Lindore. Zëvendës shefi i shtabit të mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Rob Magowan, ka theksuar se forcat britanike janë plotësisht të gatshme për të vepruar dhe se nëse do të kërkohej, ata do të ishin të gatshëm të luftonin që sonte.

Në një komision parlamentar të mbrojtjes, Magowan tha: “Nëse ushtrisë britanike i kërkohej të luftonte sonte, ajo do të luftonte sonte. Dhe nuk mendoj se askush në këtë dhomë duhet të ketë ndonjë iluzion se nëse rusët pushtojnë Evropën Lindore sonte, ne nuk do të jemi në fushëbetejë.” Kjo deklaratë u bë menjëherë pas raportimeve se Rusia kishte lëshuar një raketë balistike me aftësi bërthamore gjatë një sulmi të mëngjesit të së enjtes në qytetin e Dnipro në Ukrainë.

Kjo është një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj Moskës, duke përshkallëzuar më tej tensionet mes dy shteteve, të cilat janë në një përplasje të vazhdueshme për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës. Në këtë kontekst, Magowan ka theksuar se forcat britanike janë të angazhuara dhe të përgatitura për të mbrojtur vendet e Evropës Lindore, duke dërguar një mesazh të qartë për Rusinë se çdo agresion në këtë rajon do të ndeshë me një reagim të menjëhershëm nga ana e Aleancës perëndimore.

Më vonë gjatë ditës, presidenti rus Vladimir Putin bëri një deklaratë televizive, ku përmendi se raketa e lëshuar ishte një raketë balistike jo-bërthamore me rreze të mesme, duke sugjeruar se kjo ishte një armë e re që ka për qëllim të forcojë pozitat ushtarake të Rusisë në rajon.

Deklaratat e Magowan janë një pjesë e angazhimit të Britanisë për të mbështetur Ukrainën dhe për të parandaluar një agresion të mëtejshëm rus në territorin e Evropës Lindore, ndërsa tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë vazhdojnë të rriten./UBTNews/

Continue Reading

Aktualitet

Kryetarja Sinani uron Ditën e Alfabetit: Frymëzim për bashkim dhe krenari kombëtare!

Published

on

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka uruar shqiptarët me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke theksuar rëndësinë historike dhe shpirtërore të kësaj dite për kombin tonë.

“22 Nëntori është dita që na kujton forcën e bashkimit dhe vizionin e rilindësve tanë për një të ardhme më të ndritur,” ka shkruar Sinani në postimin e saj, duke kujtuar vendimin historik të Kongresit të Manastirit në vitin 1908, kur figura të shquara të kombit u bashkuan për të zyrtarizuar alfabetin e gjuhës shqipe.


Sinani e cilësoi këtë ngjarje si një akt guximi dhe dashurie për kombin, duke theksuar se rruga e nisur nga rilindësit vazhdon sot përmes punës për të forcuar identitetin kombëtar dhe për të siguruar që asnjë shqiptar të mos ndihet i harruar.
“Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të kujtojmë frymën e bashkimit dhe të përbashkëtës që na udhëhoqi atëherë. Kjo është dita kur kujtojmë se kombi ynë, i ndarë nga kufijtë, ka vetëm një alfabet, një gjuhë dhe një shpirt që na bashkon!”

Kryetarja e Preshevës ka apeluar për vazhdimin e punës drejt një të ardhmeje ku të gjithë shqiptarët të jenë të barabartë dhe krenarë për trashëgiminë e tyre./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara