Lajmet

​Qalaj: Policia e Kosovës nuk u lejua të hetojë rastin e dosjeve në OVL-UÇK

Qalaj: Kjo është hera e parë që ZPS nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar me Policinë e Kosovës.

Published

on

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka filluar dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara në Hagë në gjykimin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj. Para trupit gjykues, Qalaj ka thënë se zyrtarët e OVL-UÇK-së kishin kërkuar nga Policia e Kosovës që të hetojë rastin me dokumentet që dërgoheshin nga një person i panjohur në organizatë por Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë se PK nuk mund të merret me këtë rast meqë i njëjti është kompetencë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Qalaj ka thënë se hetuesit e Policisë së Kosovës u janë përgjigjur thirrjes së zyrtarëve të organizatës dhe të njëjtit kanë kontaktuar drejtorin e departamentit për hetime në Policinë e Kosovës, i cili sipas tij, ka kontaktuar me prokurorin e Prokurorisë Speciale në Kosovës i cili i ka thënë se PK nuk mund të hap rast në këtë çështje.

“Hetuesit të cilët kanë qenë në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi që u është bërë kërkesë nga zyrtarët e kësaj organizate për hetimin e këtij rasti, për hapjen e rastit, kanë kontaktuar fillimisht nëpërmjet zinxhirit komandues me drejtorin e departamentit për hetime në Policinë e Kosovës i cili pastaj ka kontaktuar me prokurorin e Prokurorisë Specialë të Kosovës i cili ka qenë duke e zëvendësuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale meqenëse ai ka qenë i sëmurë, më duket për shkak të pasojave të COVID-it, dhe nga ai ka marrë përgjigjen që Policia e Kosovës nuk mund të hetojë këtë rast për shkak se ky rast bie në kompetencat e zyrave të specializuara këtu në Hagë”, ka thënë Qalaj.

Qalaj, derisa është përgjigjur pyetjeve të avokatit mbrojtës të Haradinajt, ka thënë se kjo është hera e parë që ZPS nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar me Policinë e Kosovës.

“Edhe në të kaluarën ka pasur, sidomos në vitet e para të krijimit të Policisë së Kosovës ka pasur raste kur rastet janë hetuar vetëm nga Policia e UNMIK-ut mirëpo në atë kohë Policia e Kosovës nuk ka pasur kapacitete të zhvilluara të merret me rastet sepse ka qenë në formim e sipër mirëpo që nga shpallja e pavarësisë e tutje në të gjitha rastet apo në shumicën e rasteve ka qenë Policia e Kosovës ajo që është marrë me shumicën e rasteve së bashku me kolegët tanë ndërkombëtarë. Dhe kjo është hera e parë që Policia e Kosovës nuk ka pasur as edhe një komunikim të vetëm me Dhomat e Specializuara që janë këtu në Hagë”, ka thënë ai.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës ka thënë se gjatë periudhës që lidhet me dërgimin e dokumenteve në OVL-UÇK apo të sekuestrimit të tyre, ZPS nuk e ka kontaktuar Policinë e Kosovës, përveç në ditën e 25 shtatorit kur i është kërkuar PK-së që të menaxhojë turmën që ishte mbledhur para zyrave të OVL-UÇK.

Qalaj ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka qenë brenda gjatë bastisjes në OVL-UÇK në shtator të vitit 2020, veçse ka bërë sigurimin e jashtëm të ndërtesës, derisa bastisja ishte bërë nga EULEX-i dhe hetuesit e Speciales.

“Gjatë kësaj kohe nuk kam pasur ndonjë kontakt, absolutisht të vetëm, asnjë bisedë telefonike, asnjë komunikim me shkrim mirëpo të vetmin komunikim që më ka thirrur dikush në telefon ka qenë një ditë pasi që është arrestuar zotëri Haradinaj, pra nëse nuk gaboj ka qenë data 26 shtator. Ky është kontakti i vetëm (me ZPS-në) dhe ajo thirrje telefonike ka qenë falënderim për ofrimin e asistencës me datën 25 shtator atëherë kur Policia e Kosovës është angazhuar që të menaxhojë turmën që ishte e mbledhur para zyrave të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së”, ka thënë Qalaj.

Në deklaratën e tij, Qalaj ka thënë se hetuesit e Policisë së Kosovës fillimisht kanë dëgjuar nga mjetet e informimit se në OVL-UÇK një person i panjohur ka dërguar dokumente ku pastaj janë informuar nga zyrtarët e organizatës lidhur me këtë çështje.

Sipas tij, zyrtarët e OVL-UÇK kanë kërkuar që Policia e Kosovës të hetojë këtë rast në mënyrë që të identifikohet personi që i kishte sjellë dosjet. Ai ka thënë që Policia e Kosovës udhëzimet i ka marrë nga Prokuroria Speciale në Prishtinë dhe se pas njoftimit nga ky institucion se PK nuk mund të merret me rastin, hetuesit e policisë nuk janë marrë me grumbullimin e informatave apo identifikimin e personit. Ai ka thënë se Policia e Kosovës i ka marrë udhëzimet më 8 shtator 2020.

Gjithashtu, Qalaj ka bërë të ditur se kontrollimi i kamerave të sigurisë nuk mund të bëhet pa urdhëresë nga gjykata, andaj sipas tij nuk janë ndërmarrë veprime hetuese si shkak i mungesës së autorizimit nga prokuroria.

Gjatë dëshmisë së tij, Qalaj nuk është lejuar të përmend emra por ka shënuar tre të tillë për të cilët ka thënë se janë personat që kanë qenë në OVL-UÇK dhe emri i prokurorit që është caktuar lidhur me këtë rast.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës ka thënë se në takimet e mëparshme që kishte pasur me ndërkombëtarët kishte theksuar se autoritetet në Hagë duhet të angazhojnë Policinë e Kosovës në operacionet brenda vendit meqë e njëjta është profesionale.

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Qalaj ka thënë se Nasim Haradinajn nuk e njeh personalisht por vetëm nga fakti që i njëjti është person publik në Kosovë. Qalaj po dëshmon në Hagë derisa në gjykim po paraqitet çështja e mbrojtjes së Nasim Haradinajt.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

lajme

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së “Inclusive Horizons” në fokus të arsimit, gjuhës dhe kulturës në epokën e inteligjencës artificiale

Published

on

By

Konferenca shkencore ndërkombëtare “Inclusive Horizons: Education, Language and Culture in the Age of AI” mblodhi studiues, profesorë dhe hulumtues për të diskutuar mbi sfidat dhe perspektivat e arsimit, gjuhës dhe kulturës në epokën e inteligjencës artificiale. Përmes prezantimeve shkencore dhe shkëmbimit të përvojave akademike, konferenca nxiti diskutimin mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në procesin mësimor, përfshirjen dhe motivimin e nxënësve e studentëve, mësimdhënien e gjuhëve të huaja, si dhe marrëdhënien ndërmjet gjuhës, kulturës dhe identitetit në një shoqëri gjithnjë e më të digjitalizuar.

Programi përfshiu tema të ndryshme që lidhen me inovacionin në arsim, inteligjencën emocionale, mësimnxënien shumëgjuhësore, letërsinë, mendimin kritik dhe rolin e teknologjisë në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë nxënësit dhe studentët.

Sesioni I – Arsimi, mësimnxënia dhe qasjet inovative

Kryesuese të sesionit: Asst. Prof. Eglantina Bilalli dhe Asst. Prof. Luiza Zeqiri

Lulzim Thaçi – Generative Artificial Intelligence Use in Learning Among Students in Grades 8–12 (Awareness, Use, and Purposes of Use)

Përdorimi i inteligjencës artificiale gjenerative në të nxënë te nxënësit e klasave 8–12.

Krenare Hoti – The Role of Emotional Intelligence in Students’ Academic Performance: A Systematic Literature Review

Roli i inteligjencës emocionale në performancën akademike të studentëve: një rishikim sistematik i literaturës.

Syzanë Merovci, Biljana Cvetkova Dimov dhe Alma Lama – Opening the Kindergarten Gates: Teachers’ Views on Outdoor Learning

Hapja e dyerve të kopshtit: këndvështrimet e mësimdhënësve mbi të nxënit në ambient të hapur.

Dafina Zulfaj – The Effects of Differentiated Instruction on Student Achievement and Motivation in EFL Classrooms: Evidence from a High School in Malisheva, Kosovo

Efektet e mësimdhënies së diferencuar në arritjet dhe motivimin e nxënësve në klasat e anglishtes si gjuhë e huaj.

Lothar Tchapka – Unveiling a Conductor’s Murky Past: The Character of Wellauer in Donna Leon’s Death at La Fenice

Zbulimi i një të kaluare të errët të një dirigjenti: personazhi i Wellauer-it në romanin Death at La Fenice të Donna Leon-it.

Shqipe Daku – Learning Affordances in Higher Education EFL: A Relational Model and University Students’ Perceptions

Mundësitë e të nxënit në arsimin e lartë në kontekstin e anglishtes si gjuhë e huaj: një model relacional dhe perceptimet e studentëve universitarë.

Sesioni II – Gjuha, kultura dhe inteligjenca artificiale

Kryesuese të sesionit: Asst. Prof. Luiza Zeqiri dhe Prof. Eglantina Bilalli

Donjete Latifaj dhe Paul Rutter – The Effectiveness of Bilingual AI-Generated Corrective Feedback among Young EFL Learners in Kamenica, Kosovo: A Pilot Study

Efektiviteti i korrigjimit të gabimeve të gjeneruar nga inteligjenca artificiale në dy gjuhë te nxënësit e rinj të anglishtes në Kamenicë, Kosovë: një studim pilot.

Luiza Zeqiri – An Analysis of Student Retention and Attrition: Undergraduate Students’ Interpretations

Analizë e vazhdimësisë dhe braktisjes së studimeve: interpretimet e studentëve të nivelit bachelor.

Autorët nuk janë specifikuar në materialin e programit – English-Related Vocabulary in German as a Foreign Language: Anglicisms, Internationalisms and Plurilingual Comprehension in Ein tolles Team A1

Fjalori me prejardhje nga anglishtja në gjermanishten si gjuhë e huaj: anglicizmat, internacionalizmat dhe të kuptuarit shumëgjuhësh në Ein tolles Team A1.

Halil Bashota – Revisiting William Carlos Williams: An Eco-critical Reading of His Poetry

Rikthim te William Carlos Williams: një lexim ekokritik i poezisë së tij.

Lisjeta Thaqi Jashari dhe Rina Sefiu – One Classroom, Different Learners: Can AI Help Us Reach Them All?

Një klasë, nxënës të ndryshëm: a mund të na ndihmojë inteligjenca artificiale t’u përgjigjemi nevojave të të gjithëve?

Kadri Krasniqi dhe Eglantina Bilalli – Cultural Influences on EFL Learning: A Mixed-Methods Study of University Students in Kosovo

Ndikimet kulturore në të nxënit e anglishtes si gjuhë e huaj: një studim me metoda të përziera me studentë universitarë në Kosovë.

Eglantina Bilalli dhe Kadri Krasniqi – Language, Culture, and Identity in the Digital Age: Multilingual Practices in Kosovo and the Balkans

Gjuha, kultura dhe identiteti në epokën digjitale: praktikat shumëgjuhësore në Kosovë dhe Ballkan.

Alma Lama, Duli Pllana dhe Jose Marti – Thinking Beyond the Prompt: Critical Judgment, Creative Voice and Student Agency in AI-Supported Higher Education

Konferenca përfaqëson një mundësi të rëndësishme për dialog akademik dhe bashkëpunim ndërdisiplinor, duke vënë në qendër nevojën për një arsim gjithëpërfshirës, zhvillimin e kompetencave gjuhësore dhe kulturore, si dhe përdorimin e përgjegjshëm dhe krijues të inteligjencës artificiale në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.


Continue Reading

Lajmet

Studiuesit e UBT-së prezantojnë hulumtime mbi sigurinë ushqimore, shëndetin publik dhe zhvillimin e qëndrueshëm

Published

on

By

Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore të UBT-së, studiues dhe ekspertë prezantuan punimet e tyre shkencore në fushat e sigurisë ushqimore, ushqyerjes, shëndetit publik, bujqësisë, mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Përmes dy sesioneve shkencore, u trajtuan çështje me rëndësi për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, cilësinë e produkteve ushqimore, menaxhimin e burimeve natyrore dhe avancimin e proceseve të prodhimit në Kosovë.

Punimet e prezantuara përfshinë tema që lidhen me identifikimin e materialeve të padeklaruara që përmbajnë gluten në produktet e mishit, vlerësimin e cilësisë së miellit të pasuruar me acid folik dhe hekur, si dhe gatishmërinë e fermerëve dhe konsumatorëve për të paguar për produkte tradicionale ushqimore. Vëmendje iu kushtua gjithashtu ndikimit të ushqyerjes, suplementeve dhe aktivitetit fizik në shëndetin e njeriut, cilësisë fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të ujit, si dhe prevalencës dhe menaxhimit të sëmundjeve alergjike te të rriturit në Kosovë.

Sesioni i parë

Chair: Violeta Lajqi Makolli

Co-Chair: Ismet Babaj

  • Occurrence of Undeclared Gluten-Containing Cereal Material in Industrial and Traditional Sausages Marketed in Kosovo: A RealTime PCR Study- Xhavit Bytyçi, Dafina Mehmetukaj, Armend Cana
  • Assessment of Physicochemical Properties of Wheat Flour Supplemented with Folic Acid and Iron Era Gavazi, Violeta Lajqi, Sami Makolli*, Blend Broqi, Flutura C. Ajazi, Cengiz Cesko
  • Willingness to Pay for Traditional Food Products: Evidence from Farmers and Consumers in Kosovo Njazi Bytyqi, Mentor Thaqi
  • The Effects of Diet, Dietary Supplements, and Physical Fitness on Body Composition and Biochemical Parameters Eglantina Kraja Bardhi, Jeton Gutaj*, Elsa Ibrahimi
  • Assessment of Physicochemical and Microbiological Water Quality in an Artificial Lake Used for Drinking Water Supply: A Comparative Analysis of Two Sampling Levels in June 2024 and August 2026 Arianeta Nura, Luljeta Ajdini, Flutura C. Ajazi, Fidan Feka, Violeta Lajqi Makolli, Pajtim Bytyqi, Merisa Hoti, Veton Haziri*
  • Prevalence, Associated Factors, Impact on Quality of Life, and Management of Allergic Diseases among Adults in Kosovo Laura Binxhija Qeska, Arbnora Batalli, Greta Qeska

 

Sesioni i dytë

Chair: Xhavit Bytyçi

Co-Chair: Flutura Ajazi

  • Effects of Methylene Blue on Physiological, Biochemical, and Behavioral Responses in Helix pomatia Albina Emini, Albena Kadiri, Majlinda Berisha
  • The Role of the WTO in Harmonizing International Food Safety Standards: Challenges and Prospects of the Meat Sector in Kosovo Argzon Kamberaj, Emine Daci-Zejnullahi*
  • Influence of Caffeine, Taurine, Vitamin C, and Environmental Factors on Social Behaviour in Adult Zebrafish (Danio rerio) Blerona Stublla, Egzona Behrami, Alketa Nuha, Fitore Rukovci, Ilir Mazreku
  • Contribution of Nutrition Therapy and Physical Activity to the Improvement of Clinical Outcomes in Patients Diagnosed with Diabetes Mellitus Dion Bardhi, Fat Taraku*, Arta Demaj
  • Grapevine Viruses in Kosovo: Published Evidence, Diagnostic Gaps, and Sanitary Management Priorities Lumta Dida, Mohamed Mannaa, Bekri Xhemaili, Agon Bunjaku, Gazmend Gjinovci
  • Consumer Perceptions of Bottled Water Quality and Safety in Kosovo: Factors Influencing Purchasing Decisions Violeta Lajqi, Sami Makolli*, Ardea Nikqi, Veton Haziri, Arianeta Nura, Diellza Elshani
  • Protective Effects of Curcumin against Hydrogen Peroxide-Induced Oxidative Stress in Earthworms (Lumbricus spp.) Shpresa Canolli-Mekolli, Arnesa Hoti, Ilir Mazreku
  • Food Adulteration and Food Fortification: An Analysis of Consumer Awareness and Marketing Influence Aulona Sfishta, Nora Rrahimi Hasani
  • Traditional Knowledge on the Treatment of Livestock Diseases in Kosovo, North Macedonia, and Serbia Fahrije Fejzullahu
  • Development of an Integrated Quality Control Framework for Food Production Processes Fisnik Shaqiri, Violeta Jetullahu
  • Linden (Tilia spp.) as an Urban Tree: Ecological and Environmental Benefits Nexhat Balaj, Hyzer Rizani, Vezir Januzi 3
  • Digitalization of Urban Waste Management for Enhancing Service Performance Sami Gashi, Besa Veseli, Vehebi Sofiu*
  • The Importance of B Vitamins for Human Health and Ways of Obtaining Them Shkëlzim Ukaj, Edona Krasniqi, Smajl Rizani, Hyzer Rizani*
  • Comparison of Strawberry Cultivars Based on the Quality of Processed Juice Vezir Januzi, Fidan Feka, Nexhat Balaj, Hana Ramadani
  • Assessment of Fruit Waste and By-Product Management in Kosovo’s Fruit-Processing Industries Fjolla Ejupi, Erika Bujna, Jaser Veseli, Quang D. Nguyen*
  • Access to and Utilization of Electronic Services in the Dairy Industry: A Case Study of KABI Dairy in Gjilan, Kosovo Medin Zeqiri, Valon Derguti, Fidan Feka, Xhavit Bytyçi, Mergim Mestani, Violeta Lajqi*, Ylli Bicoku
  • Valorization of Agri-Food Waste in the Food Industry: Opportunities for Sustainable Resource Recovery Lorike Salihu Berisha, Luljeta Pinguli, Leonita Salihu, Pajtim Bytyqi

Continue Reading

Lajmet

UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare të Juridikut, duke vënë në fokus drejtësinë, inteligjencën artificiale dhe integrimin evropian

Published

on

By

Konferenca shkencore ndërkombëtare në fushën e juridikut, e organizuar në UBT, mblodhi profesorë, studiues dhe ekspertë të së drejtës për të trajtuar çështje me rëndësi të veçantë për sistemin juridik, zhvillimet institucionale dhe proceset integruese evropiane. Përmes prezantimeve shkencore dhe diskutimeve akademike, konferenca trajtoi sfidat bashkëkohore të drejtësisë, ndikimin e inteligjencës artificiale në fushën juridike, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe harmonizimin e legjislacionit të Kosovës me standardet e Bashkimit Evropian.

Punimet e konferencës u zhvilluan në disa sesione, duke përfshirë tema nga e drejta penale, e drejta civile, e drejta administrative, e drejta e punës, e drejta tregtare, mbrojtja e të dhënave personale, sigurimet shoqërore, të drejtat pronësore dhe proceset politike e kushtetuese. Vëmendje e veçantë iu kushtua përdorimit të inteligjencës artificiale në parashikimin e kriminalitetit, mbrojtjes së privatësisë, luftimit të korrupsionit, barazisë dhe mosdiskriminimit, si dhe rolit të institucioneve evropiane në zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Sesioni I

Kryesues: Prof. Dr. Ahmet Maloku
Bashkëkryesuese: Prof. Ass. Dr. Jorida Xhafaj

Sesioni i parë trajtoi ndërthurjen e teknologjisë me sistemin juridik, çështjet e kriminalitetit dhe qeverisjes lokale, si dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

  • Prof. Dr. Ahmet Maloku dhe Prof. Ass. Dr. Elda Maloku-Mustafa – The Use of Artificial Intelligence in Crime Prediction from a Criminalistic Perspective.
  • Prof. Assoc. Dr. Vanya Panteleeva – Financial Decentralization in Bulgaria in the Context of Local Self-Government.
  • Dr. iur. Elina Marinova – Alternative Tax Dispute Resolution in Bulgaria: National Framework and International Perspectives.
  • Prof. Assoc. Dr. Albana Metaj-Stojanova – The Institute of Invalidity of Legal Transactions and Its Consequences in the Republic of North Macedonia.
  • Prof. Ass. Dr. Jorida Xhafaj dhe Mr. Sc. Heroina Pulani – Artificial Intelligence and Personal Data Protection: Exploring Public Perceptions of Risk, Privacy and Trust in Kosovo.
  • Prof. Ass. Dr. Elmi Kelmendi – Murders in Kosovo as a Form of Criminality.

Sesioni II

Kryesuese: Prof. Assoc. Dr. Egzone Osmanaj
Bashkëkryesuese: Prof. Ass. Dr. Merita Muharremi

  • Prof. Assoc. Dr. Egzone Osmanaj – The Right of Unmarried Women to Medically Assisted Conception in Kosovo: Legal Framework, Comparative Analysis, and Public Perceptions.
  • PhD(c) Mesibe Jashari-Shabani – International Comparison of Healthcare Systems in the Protection of Health Insurance Rights.
  • Prof. Ass. Dr. Mervete Shala dhe Prof. Ass. Dr. Xhavit Shala – Women’s Representation in Public Administration of the Republic of Kosovo.
  • Prof. Violeta Zefi dhe Prof. Ass. Dr. Artan Tahiri – The Rights of People Living with HIV in Kosova: Stigma, Discrimination, and Barriers to Accessing Health Services.
  • PhD Robert Gajda – The Need for an Independent and Effective Equality Body in Kosovo: Comparative Analysis with the Albanian Experience and Implementation of EU Standards.
  • Prof. Dr. Merlin Papadhopulli dhe Mr. Sc. Yllka Suliqi – Alignment with EU Environmental Standards and Its Implications for International Arbitration: The Case of Kosovo.
  • Prof. Ass. Dr. Veli Lecaj dhe Vleran Bojaxhi – Social Security and Social Protection in Kosovo, with an Emphasis on Kosovo’s Pension Security.
  • Prof. Assoc. Dr. Bashkim Nuredini – International Intellectual Property Protection in the Age of Artificial Intelligence.

Sesioni III

Kryesues: Prof. Assoc. Dr. Avni Alidemaj
Bashkëkryesues: Prof. Ass. Dr. Nuredin Lutfiu

  • Dr. Erinda Ahmetaj – Personal Security Measures: Their Conditions, Criteria and Types. Theoretical and Practical Treatment in Albanian Legislation and Judicial Practice.

Prezantimi trajtoi kushtet, kriteret dhe llojet e masave të sigurisë personale, duke ndërthurur analizën teorike me zbatimin e tyre në legjislacionin dhe praktikën gjyqësore shqiptare.

Sesioni IV

Kryesuese: Prof. Ass. Dr. Enisa Haliti-Mustafa
Bashkëkryesues: Prof. Ass. Dr. Sevdai Morina

Sesioni i katërt trajtoi çështje të së drejtës civile dhe tregtare, kontratave, trashëgimisë, pronësisë, marrëdhënieve të punës dhe reformave ligjore në përputhje me acquis të Bashkimit Evropian.

  • Prof. Dr. Adnan Jashari – Risk as an Essential Element of the Insurance Contract.
  • PhD(c) Bardhyl Limani – Electronic Wills and the Readiness of Kosovo’s Inheritance Law for the Recognition of Digital Testamentary Forms.
  • PhD(c) Besiana Xhaferi-Beqiri – Guaranteeing and Legal Protection of the Right of Ownership in International Legal Acts.
  • Dr. Sc. Burim Haliti dhe Prof. Ass. Dr. Sevdai Morina – The Civil-Law Aspect of the Circulation of Goods in the Context of Customs Valuation.
  • Prof. Ass. Dr. Enisa Haliti-Mustafa dhe Mr. Sc. Lyra Begolli – A Comparative Analysis of Employment Contracts and Contracts for Services under the Legislation of Kosovo: Harmonization with the European Union Acquis.
  • Mr. Sc. Lyra Begolli – Harmonization of Kosova’s Notarial Legislation with the European Union Acquis: Challenges and Lessons from the French Notarial System.
  • Mr. Sc. Yllka Suliqi – Contractual Liability for Lost Profits in B2B Relations: Third-Party Contractual Implications and the Alignment of Kosovo’s Legal Framework with European Standards.
  • Prof. Ass. Dr. Merita Muharremi dhe Lirida Marmullaku Krasniqi – Partnership Contract and General Partnership under Kosovo Law.
  • Prof. Assoc. Dr. Njomëza Zejnullahu dhe Prof. Assoc. Dr. Egzone Osmanaj – Institutional Deadlock of the Kosovo Competition Authority: Challenges in Merger Control.

Sesioni V

Kryesues: Prof. Assoc. Dr. Elton Tota
Bashkëkryesues: Prof. Ass. Dr. Xhavit Shala

  • Prof. Ass. Dr. Xhavit Shala dhe Prof. Ass. Dr. Mervete Shala – The Temporary Exercise of Presidential Powers in Parliamentary Systems – The Case of Kosovo.
  • Zeynep Azra Metin dhe Prof. Ass. Dr. Hajdi Xhixha – Kosovo’s Immigration Law and the EU Migration and Asylum Framework: Perspectives on the Diaspora Route.
  • Prof. Assoc. Dr. Muharem Faiku dhe Mr. Sc. Liridona Avdyli – The Fight Against Corruption in the Republic of Kosovo and Harmonization with European Union Standards.
  • PhD(c) Aida Hoxha – The Europeanization of Expropriation Law in Kosovo: Constitutional, Administrative and Judicial Perspectives.
  • Prof. Assoc. Dr. Elton Tota dhe Prof. Assoc. Dr. Gjon Culaj – The War in Ukraine: Impact on the EU Enlargement Process.
  • Dr. Sc. Bleta Brovina dhe Mr. Sc. Arben Limani – Discussing Power-Sharing Arrangements: Power-Sharing Arrangements Constitutionalized in the Republic of Kosovo.
  • Dr. Sc. Nuhi Osmani dhe Prof. Dr. Ahmet Maloku – Impact of Comprehensive Proposal for the Kosovo Status Settlement in the Kosovo Constitution and Legislation.
  • Prof. Assoc. Dr. Elton Tota dhe LLB Yllza Metbala – The Role of EU Institutions in the Enlargement Process in the Western Balkans.
  • PhD(c) Kujtim Ramadani – The Green Agenda for the Western Balkans: Regional Transformation and the Special Case of North Macedonia.

Continue Reading

Vendi

Konferenca Ndërkombëtare e Psikologjisë në UBT trajton shëndetin mendor, zhvillimin psikologjik dhe ndikimin e inteligjencës artificiale

Published

on

By

Konferenca Ndërkombëtare e Psikologjisë në UBT mbledh studiues, psikologë, profesionistë të shëndetit mendor dhe përfaqësues të fushave të ndërlidhura, për të diskutuar zhvillimet bashkëkohore në psikologji, sfidat e shëndetit mendor dhe ndikimin e teknologjisë në mirëqenien psikologjike. Konferenca është akredituar nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë si aktivitet i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), duke krijuar mundësi për avancimin e njohurive profesionale dhe shkëmbimin e përvojave shkencore.

Programi i konferencës përfshin tri sesione tematike, me prezantime shkencore që trajtojnë një gamë të gjerë çështjesh, nga ndikimi i stresit akademik në shëndetin mendor të studentëve, roli i lojës në zhvillimin social dhe kognitiv të fëmijëve, si dhe marrëdhënia ndërmjet temperamentit dhe arritjeve akademike, deri te vetmia në epokën digjitale, faktorët emocionalë në trajtimin e obezitetit dhe ndikimi i inteligjencës artificiale në vetëbesimin akademik.

Sesioni i parë

Chair: Deniz Çelçima

Co-Chair: Anita Sadikaj

  • Academic Burnout and Its Impact on the Mental Health of University Students: A Theoretical Literature Review – Mirlinde Bilalli dhe Fatime Ajdini.
  • The Impact of Emotional Factors on the Outcomes of Dietary Therapy in Individuals with Obesity – Eglantina Kraja Bardhi.
  • The Role of Play in Children’s Social and Cognitive Development: A Systematic Review – Fatbardha Qehaja Osmani dhe Elion Baruti.

Sesioni i dytë

Chair: Emrush Thaci

Co – Chair: Violeta Zefi

  • Video Games as Predictors of Attitudes Toward Mathematics and Academic Achievement Among High School Students in Kosovo – Qufli Osmani, Anila Shala dhe Diana Sejdiu Shala.
  • The Impact of Artificial Intelligence (AI) on the Psychotherapeutic Experience: Psychotherapists’ Perspectives on Clients’ Use of ChatGPT – Violeta Zefi, Valbona Uka dhe Zhaneta Shatri.
  • The Long-Term Impact of Childhood Trauma on Adult Mental Health: A Review of Psychological and Clinical Evidence – Anora Kroj dhe Nerenxa Alia.
  • Conversations with AI: Emotional Support and Help-Seeking Among Young People – Dr. Adelina Ahmeti.
  • Beyond Diagnosis: Integrating Technology into ADHD Assessment and Treatment — An Innovative Approach in Psychological Practice – PhD(c) Ema Skeja.
  • Who Controls the World? Conspiracy Mentality and Childhood Vaccine Refusal Among Albanian-Speaking Parents – Dr. Lirim Isufi.
  • Augmentative and Alternative Communication (AAC) in Language Development: Scientific Foundations and Implementation Perspectives Through the EcDheFol Program – MSc. Bardha Gerdovci.
  • The Relationship Between Altruism and Emotional Empathy in Students of Different Fields of Study, Natural and Social Sciences – Qufli Osmani, Delvina Beka, Muhamed Jonuzi dhe Denis Çelçima.

Sesioni  i tretë

  • The Relationship Between Temperament and Academic Achievements of Children in Classes IV–V in the Municipality of Lipjan and Shtime, Kosovo – Alma Rizani.
  • Loneliness in the Digital Age: The Impact on Young People’s Psychological Well-Being – A Literature Review – Anita Sadikaj.Cultural Adaptation of the RECONNECTED Digital Mental Health Intervention Content for Kosovar Young Adults: Insights from Stakeholder Workshops and Cognitive Interviews – Elona Krasniqi.
  • Artificial Intelligence and Academic Self-Confidence Among University Academics – Agron Hoxha, Valdrin Krasniqi dhe Agnesa Krasniqi.
  • Presentation on Psychological Behaviour – Donarta Dervishi.

Continue Reading

Të kërkuara