Lajmet

​PZAP hedh poshtë ankesën e Vetëvendosjes e Germinit për votat e diasporës

Published

on

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe organizatës Germin lidhur me verifikimin e aplikacioneve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës.

Në një postim në Facebook nga ana e PZAP-it bëhet e ditur se vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur më 13 janar 2021.

“Hedhen të palejuara apelet Anr.1/2021 i datës 12.01.2021, i ushtruar nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje dhe Anr.2/2021 i datës 12.01.2021, i ushtruar nga Organizata joqeveritare “Germin”, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me nr. 42-2021 i datës 11.01.2021. që ka të bëjë me Verifikimin e Aplikacioneve për Regjistrim për Periudhën e Aplikimit për Regjistrim të Votuesve Jashtë Kosove”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Vendimi i KQZ-së thotë se pas regjistrimit të votuesve nga diaspora, ata do të thirren në telefon, por nëse nuk lajmërohen nuk do të lejohen të votojnë.

Ndryshe, aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë vendit ka filluar më 13 janar dhe do të përfundojë më 21 janar, në orën 18:00.

Aktualitet

Abdixhiku takohet më diplomatë të Francës, diskutohet edhe bllokada institucionale

Published

on

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz dhe ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Abdixhiku njoftoi se u diskutua edhe bllokada institucionale.

“Gjatë bisedës sonë diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën aktuale, veçanërisht sfidat me të cilat po përballet Kosova nga bllokada institucionale deri te pasojat e qeverisjes populiste si dhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj gjendjeje. Theksova qartë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mbështet praktika që dëmtojnë funksionimin kushtetues dhe normalitetin institucional të vendit. Ata që e kanë nisur këtë rrugëtim, duhet të marrin përgjegjësinë për krizat që i shkaktojnë me vetëdije”, tha ai.

Në fund, shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj shtetformuese dhe për rolin e rëndësishëm të saj në mbështetjen e integrimit evropian të vendit tonë”, shkroi në Facebook Abdixhiku.

Continue Reading

Aktualitet

59 të vdekur në trafik për shtatë muaj në rrugët e Kosovës

Published

on

59 persona kanë vdekur në aksidentet e trafikut në rrugët e Kosovës në periudhën janar-korrik të këtij viti.

Në një apel për pjesëmarrësit në trafik, Policia ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të jenë vixhilentë në komunikacion dhe të shmangin aksidentet të cilat shpesh po rezultojnë me fatalitet.

Në këto shifra nuk janë llogaritur edhe aksidentet e muajit gusht.

“Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi, me te vetmin qellim parandalimin e aksidenteve të tilla tragjike”, thuhet në apelin e Policisë.

 

Continue Reading

Aktualitet

KDI: Po shkelet Kushtetuta, konstituimi i Kuvendit rrezikon të hyjë në fazë të re të bllokadës

Published

on

Hulumtuesi i lartë në KDI, Vullnet Bugaqku, tha se procesi i konstituimit të Kuvendit nuk ka përfunduar për shkak të mosvotimit të kandidaturës së propozuar nga Lista Serbe për pozitën e nënkryetarit dhe se në këtë proces janë bërë shkelje procedurale dhe kushtetuese.

Ai paralajmëroi se situata mund të prodhojë bllokadë të re politike dhe të çojë çështjen deri në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se shkelja e parë ka të bëjë me mosrespektimin e nenit 67, paragrafi 4 i Kushtetutës, sipas të cilit fillimisht e drejta e propozimit duhet t’i jepet partisë që përfaqëson komunitetin serb.

“Konstituimi i Kuvendit ende nuk ka përfunduar për faktin që ka mbetur peng votimi për çështjen e nënkryetarit të propozuar nga subjekti politik që përfaqëson komunitetin serb, Lista Serbe. Edhe pse katër herë radhazi ai u propozua nga partia Lista Serbe, megjithatë deputetët e Kuvendit të Kosovës hezituan që ta votonin dhe hezituan ta zgjedhin një nënkryetar të propozuar nga ky subjekt politik. Personalisht vazhdoj të kem bindjen që janë kryer disa shkelje procedurale e kushtetuese ditën e djeshme me rastin e procedurës së propozimit dhe votimit të kandidatëve për anëtarë të kryesisë nga radhët e komuniteteve jo shumicë. Shkelja e parë, mendoj që kryetari i Kuvendit do të duhej që sipas radhitjes, siç përcaktohet në paragrafin 4 të nenit 67 të Kushtetutës, fillimisht t’i jepet e drejta e propozimit të partisë që përfaqëson së pari komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës dhe më pas kandidatura e dytë të vijë nga partitë e komuniteteve të tjera që janë jo shumicë”, tha ai.

Bugaqku shtoi se procedura e votimit është devijuar nga praktika dhe është zëvendësuar me short, duke krijuar hapësirë për manipulim.

Ai tha se domosdo do të duhej që të lejohej që procedura për propozimin e nënkryetarit nga Lista Serbe të aplikohej dhe rrjedhimisht t’i nënshtrohej procedurës së votimit.

 

Continue Reading

Aktualitet

Presidentja Osmani kujton heroin Ismet Rrahmani

Published

on

Në 27 vjetorin e rënies, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ismet Rrahmanin.

Në njoftimin e Presidencës në Facebook, thuhet se ai ishte një veprimtar arsimi i devotshëm dhe më pas veprimtar i shquar në luftën për çlirim.

“Idealet që e drejtuan heroin Ismet Rrahmani nuk shuhen, ngase çdo veprim i tij është kujtesë se liria dhe arsimi janë vlera të shenjta që duhet ruajtur.

Duke kujtuar jetën dhe veprën e tij, ruajmë trashëgiminë dhe frymëzojmë brezat e ardhshëm.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Ismet Rrahmani”, shkruhet në postim.

Continue Reading

Të kërkuara