Lajmet

​Projekti për ndërtimin në Lakrishte, VV në seancë me NPB-në

VV po kërkon të vendosen masat e përkohshme për projektin e ndërtimit të objektit afaristo-banesor.

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë sot është duke u ballafaquar në Gjykatën Themelore në Prishtinë me Ndërmarrjen Banesore Publike.

Përmes kësaj seance gjyqësore, Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë po kërkon të vendosen masat e përkohshme për projektin e ndërtimit të objektit afaristo-banesor në lagjen “Lakrishte”.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi ka thënë se më në fund kanë marrë thirrjen për caktimin e masës ndaj padisë.

“Kemi marrë më në fund thirrjen për caktimin e masës ndaj padisë dhe kërkesës për vendosjen e masës së përkohshme për projektin jashtëzakonisht të dyshimtë që tash e sa kohë është iniciuar të ndërtohet në lagjen Lakrishtë nga Ndërmarrja Publike Banesore… Prej një viti jemi dëshmitarë të përpjekjes për grabitjen e 17 mijë metrave katror, hapësirë publike në qendër të kryeqytetit kjo pronë e qytetarëve është vendosur në shënjestër të mafies dhe pastrimit të parasë falë ndërtimeve të paligjshme të ish-Bordit të Ndërmarrjes Publike Banesore përmes kryeshefit, Hajdar Hoxha dhe tolerimit dhe mosbashkëpunimit të ish-kryetarit të komunës dhe ish-drejtorëve të tij. Të gjithë këta tentuan që t’ua falnin kompanive private dhe atyre që qëndrojnë pas tyre e që aplikuan në një shpallje ku nuk pati as kushte ndërtimore”, tha ai.

Ai ka kërkuar nga iniciuesit e këtij projekti dhe atyre që i mbështesin që të mos ndërhyjnë gjatë fazës së hetimit, duke i paralajmëruar se në të kundërtën nuk do të rrinë duarkryq.

“Shumë kohë pasi u zgjodh fituesi me shumë gjasë u kuptua se bëhet fjalë për projektin më gjigant të sipërmarrjen dhe Prishtinë sa i takon banimit projekt ky që kap vlerën rreth 200 milionë euro. ‘Meid gruop constration’ u regjistrua në ARBK në emër të Drilon Buzukut para se të hapej shpallja vetëm 1 ditë para se të aplikonte dhe të fitonte. Bedri Buzuku pronar i kompanisë ‘Meid Kost’ është babi i Drilon Buzukut përvec tyre në konsorciumin fitues u bashkua edhe kompania Ar-Kos me pronar Avdi Mazreku dhe Visar Tahiri gjithashtu duhet thënë se pas këtij projekti është edhe Memli Pajazii afërt me politikanë të partive të vjetra që janë shumë të interesuara për këtë projekt… Ky projekt dhe iniciuesit e tij tashmë janë zyrtarisht duke u hetuar, prandaj iu bëjmë thirrje iniciuesve të këtij projekti, atyre që po i mbrojnë dhe mbështesin, atyre që po provojnë të ndërhyjnë edhe në sistemin e drejtësisë që mos të provojnë t’i prekin provat e mos të provojnë t’i prekin njerëzit që po tentojmë ta zbardhin këtë rast. Sepse iu garantojmë se nuk do të rrimë duarkryq”, tha ai.

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla tha se u deshën 71 ditë që Gjykata Themelore në Prishtinë të thërras seancën që mbron 17 mijë metra katror. Ai tha se për këtë projekt nuk është lejuar të flitet.

“U deshën plot 71 ditë që Gjykata të mbajë seancën që do të mbrohen 17 mijë metra katror pronë publike sot më në fund do të zhvillohet seanca nën udhëheqjen e gjyqtarit, Dardan Kadolli i cili ka përgjegjësi të jap fjalën finale për këtë rast kaq të ndjeshëm. 17 mijë metra katror pasuri publike janë në rrezik dhe pas kësaj po vazhdon heshtja e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama që paraprakisht këtë ndërmarrje ia la nën kujdesi aksionarëve të PDK-së”, tha ai.

Lajmet

Gjashtë muaj burgim për kanosjen e Albin Kurtit, Xhemaili pranon fajësinë

Published

on

Kadri Xhemaili është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në seancën gjyqësore të mbajtur të premten, Xhemaili e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje. Gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur mes Prokurorisë dhe mbrojtjes.

Prokurori Bekim Kodraliu tha se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pa presion, ndërsa mbrojtësi i të pandehurit, avokati Rinor Arifi, konfirmoi se mbrojtja qëndron prapa marrëveshjes.

Në seancë ka munguar i dëmtuari Albin Kurti. Sipas gjyqtarit Rrahman Beqiri, Kurti e kishte pranuar ftesën, por mungesën nuk e kishte arsyetuar.

Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2025, Xhemaili, me qëllim të frikësimit të Kurtit lidhur me pozitën e tij zyrtare si kryeministër, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privonte nga jeta./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të dyshuar për “Vrasje në tentativë” dorëzohen në polici, njëri me pistoletë në dorë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar janë vetëdorëzuar në polici lidhur me një rast të “Vrasjes në tentativë” të raportuar më 9 gusht në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Vetëdorëzimi i tyre është bërë më 20 gusht, ndërsa njëri prej të dyshuarve ka dorëzuar edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë para një lokali në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës, i cili ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një grua ka njoftuar se një burrë i panjohur ka shtënë tre herë me armë zjarri në ajër përballë lokalit të saj dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Rasti po hetohet nga organet e rendit./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara