Lajmet

​Pritjet nga vizita e shefit të OKB-së në Ukrainë

Vizita e tij ka dhënë shpresë se do t’i japë fund bllokimit të Mariupolit.

Published

on

Vizita e shefit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në Ukrainë, ka dhënë shpresë se do t’i japë fund bllokimit të Mariupolit, raporton BBC. 

Ka qindra civilë dhe luftëtarë ukrainas ende të bllokuar në fabrikën gjigante Azovstal Steel në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

“Askush nuk pret seriozisht që kjo vizitë të sjellë paqe në Ukrainë. Por, shpresohet që Antonio Guterres të gjejë një zgjidhje për një nga problemet e tij më të vështira”, shkruan BBC.

Përpjekjet e përsëritura për të krijuar një korridor humanitar kanë dështuar. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara thotë se do të përpiqet ta ndryshojë këtë. Ai u tha gazetarëve se gjetja e një zgjidhjeje ishte veçanërisht e vështirë pasi “ne nuk kemi të bëjmë me njerëz që janë në shtëpitë e tyre, apo në vende publike… por brenda një bunkeri në kushte vërtet dramatike”.

Ai tha gjithashtu se presidenti rus, Vladimir Putin, në parim kishte rënë dakord për evakuimin e civilëve.

Ajo që nuk është e qartë është nëse ndonjë marrëveshje do të përfshinte luftëtarët ukrainas që janë atje me ta.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë më parë se nëse mbrojtësit e Mariupol vriten, të gjitha negociatat do të anulohen.

Ndërsa presidenti i Shteteve të Bahskuara të Amerikës, Joe Biden, sot do të mbajë fjalim për luftën në Ukrainë. 

Lajmet

DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 13 mars, nga viti 1993-1999

Published

on

By

13 mars 1993

Vizitë e suksesshme e kryetarit Rugova në Itali;

Nga konferenca për gazetarë e kryetarit Rugova në Tiranë;

“Borba”: Kolombo dhe Papa pritën Rugovën;

Varrimi i Berit Bakerit bëhet të mërkurën;

Inspektorët serbë interesohen për sjelljet e policisë serbe!;

Në Deçan u arrestua një veprimtar;

Dy të arrestuar në Istog;

Represion i shtuar edhe në komunën e Malishevës;

Gjermania përgatitet të marrë pjesë në aksionet e OKB-së;

Qosiqi vazhdon traditën e gënjeshtrave serbe rreth Kosovës;

 

13 mars 1995

Deklarata e kujtime të personaliteve të Kosovës me rastin e vdekjes së Akademik Gazmend Zajmi;

Të dhëna biografike për Akademik Gazmend Zajmin;

Varrimi i të ndjerit Gazmend Zajmi bëhet nesër në varrezat e Prishtinës;

Në fund të marsit organizohet një demostratë e shqiptarëve në Uashington;

Tubim protestues i shqiptarëve në Bruksel;

Edhe një stërvitje ushtarake shqiptaro – amerikane;

Kosova edhe çështje ndërkombëtare;

Komente serbe për qëndrimet e SHBA-ve ndaj Kosovës dhe dr. Rugovës;

Dhuna e përditshme në Kosovë;

Lëvizje të ushtrisë serbe në Korishë të Prizrenit;

Policia ndërhyri në dy punkte shkollore në Mitrovicë;

Policia ndërpreu mësimin edhe në Vushtrri;

Në Shtedim të Podujevës u rrah nëna në prani të fëmijës;

Policia financiare serbe u largua me bagazhe të mbushura;

Policia kërcënon me likuidim gazetarin Çerkin Ibishi.

 

Propaganda serbe vazhdimisht në fillimet e saj

Komentet e gazetës serbe “Veçernje novosti” për qëndrimet rreth Kosovës e politikës shqiptare të kryetarit amerikan Bill Klinton të shprehura në letrën e tij dërguar kongresistëve Molinari e Engël tërheqin vëmendjen për disa shkaqe.

Komentet janë shumë të vonuara, por në stilin e propogandës serbe se qëllimi arsyeton mjetin, letrën e kryetarit amerikan Bill Klinton gazeta serbe e sheh si një dëshmi të politikës amerikane antiserbe dhe proshqiptare.

Duke dashur që edhe SHBA-të t’i fajësojë për destabilizimin e rajonit dhe të gjendjes në Kosovë, gazeta përsërit praktikisht vlerësimet e udhëheqësve politikë e shtetërorë serb se gjendjen në Kosovë mund ta destabilizojnë vetëm faktorë të jashtëm.

Në këtë rast, sipas gazetës, në Kosovë dhe në rajon gjendjen po e destabilizojnë SHBA-të, të cilat, janë të gatshme të luftojnë për “interesat e veta në Ballkan deri në shqiptarin e fundit”.

Të kujtojmë me këtë rast vlerësime të fjalëpërffjalshëm të para gjashtë viteve në propagandën serbe: Sllovenia është e gatshme të luftojë në Kosovë deri në shqiptarin e fundit; ose :Kroacia është e gatshme të luftojë në Kosovë deri në shqiptarin e fundit!

Sipas këtyre konstrukteve, shtetet e apostrofuara nuk përkrahin në Kosovë të drejtat e shqiptarëve e as Kosovën, por interesat e tyre në Kosovë.

Këto konstrukte, atëherë u arsyetonin dhe u paraprinin aksioneve të drejtëpërdrejta kundër shqiptarëve e Kosovës dhe pasoheshin me fushata propagandistike kundër Sllovenisë e Kroacisë.

Nuk janë vetëm këto cilësime dëshmi se propoganda serbe gjendet vazhdimisht në fillimet e saj.

Duke komentuar letrën e presidentit Klinton, gazeta serbe citon burimet shqiptare jasht Kosovës, si “Illyria”, “Rilindja” dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare, por ajo kurrësesi nuk citon burimet e mjetet e informimit në Kosovë.

Në këtë mënyrë regjimi serb përpiqet të injorojë forcën dhe legjitimitetin e politikës shqiptare në Kosovë. Në funksion të taktikës së saj të përçarjes, propaganda serbe luan lojën e gjoja afirmimit të një lloj politike shqiptare të egzilizmit dhe të gjoja institucioneve e asociacioneve të caktuara, por gjithësesi jasht Kosovës.

 

13 mars 1997

Kryetari Rugova priti trojkën e OSBE-së;

Kryeministri e vlerëson Shqipërinë në prag të luftës civile;

SHBA i bëjnë thirrje shqiptarëve që të mbështesim qeverinë e re;

  1. Bërns shpreh shqetësimin për zgjerimin e rebelimit në veri;

Përpjekje për normalizimin e jetës në Berat;

U plaçkitën depotë e armatimeve në Elbasan;

U shpërthyen depotë e armëve në Korçë;

U mbyll aeroporti i Rinasit;

Për mospërhapjen e konfliktit në vendet fqinje;

OSBE‑ja propozon dërgimin e ekspertëve në Tiranë;

KE paralajmëron katastrofën në rast të dështimit të marrëveshjes;

Korparmata e dytë e Maqedonisë në gjendje gatishmërie;

Ligji për Informim i Serbisë, implikimet për Kosovën;

Deklaratë e sekretarit të KMDLNJ-së rreth tryezës së paralajmëruar në Brezovicë;

Kushtetuta e Maqedonisë nuk e pengon arsimimin sipëror në gjuhën shqipe;

Një inspektor serb ndërhyri në lokalet e SHF “E. Berisha” në Llashticë.

Dhuna e përditshme në Kosovë

 

Prishtinë, 13 mars (QIK)

Shtime: – Sot, në stacionin e policisë serbe në Ferizaj, inspektorët e sigurimit serb morën në pyetje Mehdi Sadriun nga Davidovci.

Ditëve të fundit, dy herë u mor në pyetje Nazmi Ibali, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Shtime. Ai u pyet rreth aktivitetit të tij politik dhe të Degës së LDK-së në Shtime.

Po ashtu ditëve të fundit, me pretekst të kërkimit të armëve, u mor në pyetje edhe Fadil Ferati nga Pjetërshtica.

Gjilan: – Më 6 mars, në të ashtuquajturën bisedë informative në stacionin e policisë serbe në Gjilan u mor Adem Isufi, veprimtar i LDK-së nga Kravarica e Gjilanit. Ai u mor në pyetje rreth tri orë dhe u pyet për aktivitetin e LDK-së në Kravari dhe për Nëndegën e LDK-së në Cërnicë etj.

 

13 mars 1998

 Edicioni i parë (Ora 12:00)

Konferencë me gazetarë e Kryetarit të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova;

Përfaqësuesit e LDK-së me Komitetin ad hoc të Këshillit të Evropës;

Rezolutë e UE-së për Kosovën;

Komuniteti shqiptaro-amerikan kërkon ndërhyrje të menjëhershme ndërkombëtare në Kosovë;

Një delegacion i shqiptarëve nga Melburni u takua me zyrtarë të lartë të Australisë;

Malajzia dënon dhunën në Kosovë; Ua vranë tre anëtarë të familjes e tash i keqtrajtojnë;

Policia fotografon dhomat e mësimit në shkollën e Shipolit; Në Junik e Pomozetin u grumbulluan ndihma për Drenicën; Lagja e Xanajve u plaçkit e u demolua tërësisht; Hani i Elezit: Dhunë e provokime të shtuara të forcave ushtarako-policore; Veprimtarët e LDK-së në Lipjan u morën sërish në polici; Sugjerime kundër hapjes së “korridorit human”; Parlamenti i Maqedonisë nuk përkrahu një projektdeklaratë për Kosovën; Shqiptarët në Australi ndihmojnë Kosovën; Me popullin e Kosovës solidarizohen edhe refugjatët boshnjakë e qytetarët norvegjezë.

 

Edicioni i dytë (ora 14:30):

Klintoni nuk përjashon intervenimin ushtarak ndaj Beogradit;

Departamenti Amerikan i Shtetit: Policia serbe bën spastrim etnik në Kosovë;

Ollbrajt sërish për Kosovën;

Xhejms Rubin: Ofertë e mjerë për dialog e regjimit serb;

Dëshmia e Robert Gelbardit në Kongresin Amerikan;

  1. Gelbard: “Veprimet skandaloze dhe të pamoralshme të Beogradit kërkojnë përgjegje të fuqishme dhe unike”;

“La stampa”: Gelbard, për autonominë e Kosovës brenda Jugosllavisë, por jo edhe brenda Serbisë;

Rezolutë për Kosovën në Kongresin amerikan;

Parlamenti Evropian dënoi aksionet brutale të forcave serbe dhe kërkoi dërgimin e forcave preventive në Kosovë;

Robinson kërkon lejimin e hulumtimeve të vrasjeve të fundit në Kosovë;

Gjakovë: Të shtëna pas mesnatës në Lugbunar, plagoset Ukë Nikaj (72);

Helikopteri ushtarak vrojton të ikurit nga Drenica;

Janosh Bugajski: Kosova të vihet nën protektoratin e NATO-s;

Pengjet mbahen nën mbikëqyrje të tmerrshme;

U themelua Këshilli Republikan për Ndihma të Ngutshme.

 

Edicioni i tretë (Ora 16:30):

Kryetari Rugova priti Nikollas Hillin;

Mbledhje e Këshilltarit për Arsim me kryetarët e këshillave të arsimit;

Mitrovicë: Lëvizje të forcave serbe në drejtim të Skënderajt e të Prishtinës;

U keqtrajtua në aeroportin e Prishtinës;

 

13 mars 1999

Ora 10:00:

Vushtrri: Forcat serbe po granatojnë fshatrat: Balinc, Liqej e Oshlan;

Mitrovicë: Forcat serbe po granatojnë Vaganicën dhe Verrnicën;

Mitrovicë: Isa Qerkinaj u dënua me 10 vjet burg;

 

Ora 13:30:

Shpërthim i fuqishëm në qendër të Podujevës – druhet për pasoja të rënda;

Snajperistët serbë shtinë drejt disa shqiptarëve dje pasdite në Podujevë;

Granatohen fshatra të Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skënderajt;

Vushtrri: Digjen shtëpitë shqiptare në Mihaliq e Druar;

Viti: Ushtarët serbë vendosen ne Debëllde – banorët ikin nga fshati;

Forcat serbe shtinë në tre nxënës nga Bubaveci;

Nga morgu i Prishtinës u tërhoq trupi i një shqiptari të vrarë në Pustenik të Kaçanikut;

Kaçanik: Nga tri fshatra u zhvendosën mbi 3 mijë banorë;

Prishtinë: Një nxënës u zhduk pa gjurmë;

Koncentrim i madh i forcave serbe në Obiliq e rrethinë.

 

Ora 14:00:

Edhe një shpërthim në Podujevë – dhjetëra të plagosur, druhet për së paku dy të vrarë

 

Vetëm dhjetë minuta pas shpërthimit në tregun e Podujevës, në orën 13.20 një mjet i fuqishëm eksploziv shpërtheu edhe në afërsi të postës së këtij qyteti.

Dega e LDK-së në Podujevë njofton se masa shpërthyese, e cila ishte e vendosur në një kontejner bërllogu afër një kiosku gazetash, eksplodoi fuqishëm, duke plagosur, sipas njoftimeve të para, së paku dhjetë qytetarë.

Ky burim thekson se nga shpërthimi në tregun e Podujevës, sipas njoftimeve të deritashme, ka dhjetëra të plagosur, ndërsa burime të pakonfirmuara kanë thënë se dy veta janë vrarë.

Të plagosurit janë bartur në drejtim të Shtëpisë së Shëndetit në Podujevë, ndërsa në drejtim të Prishtinës kanë ardhur me shpejtësi të mëdha autoambulancat që kanë bartur të plagosurit në gjendje më të rëndë.

Deri tash nuk ka mundësi të sigurohen informata më të plota rreth bilancit të viktimave. Tregu i qytetit, kun ndodhi shpërthimi i parë, është bllokuar nga forcat policore.

Ndërkohë, një burim nga Podujeva konfirmoi se nga shpërthimi janë plagosur rëndë Shukrije Berisha (30) dhe Jusuf Jusufi nga Dumnica.

Në vendet ku kanë ndodhur shpërthimet kanë dalë pjesëtarë të Misionit Verifikues të OSBE-së të cilët po u japin ndihmë të plagosurve.

Selia e OSBE-së Prishtinë, deri në orën 14 ka pasur njoftim për pesë të plagosur nga shpërthimi i parë që ndodhi në orën 13.10 në tregun e Podujevës.

 

 

Ora 14:30:

Shpërthim i fuqishëm në tregun e Mitrovicës;

Podujevë: Së paku 5 të vdekur nga shpërthimet e sotme;

  1. Thaçi: Përgjigja përfundimtare për dokumentin e Rambujesë është një vendim historik për popullin e Kosovës;
  2. Uoker: Mbi 90 për qind e popullatës së Kosovës do t’i mirëpresë trupat e NATO-s;

Ivanov: Millosheviqi refuzoi trupat e NATO-s;

Petriç: Në Paris do të bëhet fjalë për implementimin e marrëveshjes;

Komunikatë e UPS të UP-së;

Janovski: Kosovën e ka përfshirë një terror i tmerrshëm serb;

UNCEF: Fëmijët dhe gratë viktimë e terrorit brutal serb;

KMDLNJ: Dënimi i gazetës “Kosova Sot” – vazhdim i dhunës ndaj shqiptarëve;

Përfaqësuesit e OSBE-së vizituan PLK-në;

Një delegacion i Kryesisë së Degës së LDK-së në Fushë Kosovë u prit në OSBE-në në Prishtinë;

  1. Klark paralajmëroi Millosheviqin për sulme të mundshme ajrore;

Në Ferizaj u varrosën dy ushtarë të UÇK-së;

Gjendja në Deçan vazhdon të jetë e rëndë.

 

Ora 15:30:

Druhet për së paku 5 ose 6 të vrarë nga shpërthimi në tregun e Mitrovicës;

Ende pa të dhëna të plota për pasojat e shpërthimeve në Podujevë;

Forca të shumta ushtarake serbe në Han të Elezit;

Vazhdojnë granatimet në fshatrat rrëzë Qiqavicës;

Komiteti politik i Asamblesë Parlamentare të KE zhvilloi një debat për statusin e ardhshëm të Kosovës;

Konferencë për gazetarë e drejtuesve të tri gazetave shgiptare të cilat regjimi serb i dënoi me masa drakonike;

Deklaratë e përbashkët e redaksive “Kosova sot”, “Rilindja” dhe “Gazeta e re shqiptare” rreth masave serbe kundër tyre.

 

Ora 17:00:

Delegacioni i Kosovës sot pasdite u nis për Paris;

Forcat serbe granatuan disa fshatra të Podujevës;

Forcat serbe granatojnë e mitralojnë vendin e quajtur Blinishtë të Sllatinës;

PNDSH kërkon nga delegacioni i Kosovës që më 15 mars në Paris të nënshkruajë Marrëveshjen e Rambujesë.

Continue Reading

Lajmet

Hiqet fusnota për Kosovën në Komitetin Evropian të Rajoneve

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka mirëpritur vendimin e Komitetit Evropian të Rajoneve për të hequr fusnotën nga emërtimi i Republikës së Kosovës në të gjitha dokumentet dhe komunikimet e tij zyrtare.

Sipas njoftimit të MPJD-së, ky hap i rëndësishëm institucional e harmonizon praktikën e këtij mekanizmi me atë të Parlamentit Evropian, duke shënuar një progres të ri në procesin e integrimit evropian të vendit.

“Ky vendim e harmonizon praktikën e këtij institucioni me emërtimin zyrtar që përdoret nga Parlamenti Evropian, dhe përbën një zhvillim të rëndësishëm institucional në integrimin evropian të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë zhvillim, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka shprehur mirënjohje të veçantë për raportuesen Gillian Coughlan.

Ai vlerësoi lart angazhimin e saj të vazhdueshëm në kuadër të Grupit Punues për Kosovën, duke e cilësuar këtë vendim si një njohje të rëndësishme për subjektivitetin institucional të Kosovës në arenën evropiane.

Continue Reading

Lajmet

REL: Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Published

on

By

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina.

“Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë”, tha Vuçiq në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë.

Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë i kanë integruar tashmë me sukses raketat kineze në avionët luftarakë rusë MiG-29, të cilët i zotërojnë.

Deklarata e tij vjen pasi një forum i specializuar ushtarak publikoi së voni fotografi që tregonin disa avionë luftarakë të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Një avion, siç u pretendua, ishte i armatosur me një raketë kineze ajër-tokë me rreze të gjatë veprimi, me shenjën CM-400.

Tjetri, sipas raportit, mbante një bombë ajrore LS-6, gjithashtu të prodhuar në Kinë.

Vuçiq tha se avionët me raketat kineze ishin “filmuar rastësisht”.

Ai nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarit se sa kushtuan raketat kineze.

“Raketat janë tmerrësisht të shtrenjta. Ne i morëm me një zbritje të vogël”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se rrezja e tyre është 200 deri në 400 kilometra dhe se ato janë raketa me fuqi të madhe shkatërruese.

Ndaj kësaj blerjeje reagoi kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq.

Ai tha se vendi i tij – anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s – do të flasë me aleatët e tij për këtë çështje.

“Ne do të flasim me partnerët tanë në NATO dhe do t’i paralajmërojmë për armët e tilla, të cilat janë risi në arsenalin e Ushtrisë së Serbisë”, tha Pllenkoviq.

Megjithatë, ai shtoi se nuk pret që një armë aq e fuqishme të përdoret ndonjëherë kundër vendeve fqinje, si Kroacia apo ndonjë shtet tjetër.

Serbia, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe Uashingtoni, po e zgjeron bashkëpunimin e saj ushtarak me Kinën.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes (SIPRI) në Stokholm, në periudhën 2020–2024, Serbia ka importuar më së shumti armë nga Kina (57%), më pas nga Rusia (20%) dhe nga Franca (7.4%).

Duke reaguar ndaj deklaratës së Pllenkoviqit, Vuçiq tha se “Zagrebi nuk do të vendosë se çfarë do të ketë Serbia”.

Ai tha se Serbia “po përgatitet për mundësinë e sulmit nga aleanca që po formohet nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi”.

Shtoi se, gjatë një vizite në Indi në mes të shkurtit, Pllenkoviq e ka siguruar se bashkëpunimi ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk është i drejtuar kundër Serbisë.

“E dëgjova dhe kaq. Por, a kam ende një dozë shqetësimi dhe frike? Po, kam”, tha Vuçiq.

Në mars të vitit 2025, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilën zyrtarët serbë e cilësuan si kërcënim për sigurinë e Serbisë. /REL/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24- orësh, ngjarja është raportuar rreth orës 19:00, me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitë policore dhe ekipi mjekësor.

Pas ekzaminimit fillestar, mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës burrë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti aktualisht po trajtohet si “Hetim mbi vdekjen” deri në pranimin e rezultateve mjeko-ligjore.

Continue Reading

Të kërkuara