Kulturë

​Prezantohet romani “Ditë e Re”, Chyrsos: Heronjtë e librit janë bartës të rrëfimeve

“Dita e Re” është një roman polifonik që tregon aventurat e një shoqërie të pastrehë.

Published

on

Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë u prezantua romani “Dita e Re”, e Nikos Chrysos. “Dita e Re” është një roman polifonik që tregon aventurat e një shoqërie të pastrehë.

Autori i romanit, Nikos Chyrsos, i cili po qëndron për herë të parë në Prishtinë u shpreh i lumtur që prezantoi romanin në Bibliotekën Kombëtare duke theksuar se heronjtë e librit janë edhe bartës të rrëfimeve.

“Prandaj për librin “Dita e Re”, biblioteka është një vend vërtet i përshtatshëm, para së gjithash sepse heronjtë e librit janë bartës të rrëfimeve, rrëfimeve që ruajnë kujtesën, rindërtojnë realitetin dhe së fundi ri-interpretojnë jetën, ashtu si bëjnë librat. Heronjtë e ‘Ditës së Re’ janë në këtë kuptim, libra të gjallë dhe për këtë arsye vendi i tyre natyror është biblioteka. Por lidhjet nuk ndalen këtu”, tha ai.

Shefja e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, Chryssoula Aliferi tha se aturoti nëpërmjet “Dita e Re” synon që të fuqizojë raportet kulturore e arsimore mes Kosovës dhe Greqisë.

“Sot jemi të lumtur që e mirëpresim Nikos Chrysos sot në Prishtinë për të prezantuar librin e tij, dhe në të njëjtën kohë, të ndihmojmë librin ‘Ditë e Re’ në të vërtetë që të jetë dhe t’i fuqizojë raportet kulturore dhe arsimore mes Greqisë dhe Kosovës”, tha ajo.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci tregon për raportin e Kosovës me Greqinë. Madje ajo shprehet se ky organizim është i pari, por nuk do të jetë edhe i fundit. Ngavci u shpreh edhe se populli i Kosovës ndjenë një afërsi të veçantë me popujt grek, me të cilët siç tha ajo përveç që ndahet e njëjta hapësirë gjeografike, ndahet edhe historia e përbashkët dhe ngjashmëria kulturore.

“Jam shumë e lumtur që marrëdhëniet edhe politike në mes të dy vendeve tona Kosovës dhe Greqisë janë shtuar dukshëm kohëve të fundit dhe besoj që ky organizim i sotëm është vetëm një dimension i ri i bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Arsimit me Zyrën Ndërlidhëse Greke dhe se një ‘Ditë e Re’ do të jetë edhe një kapitull i ri në mes të bashkëpunimit jo vetëm të institucioneve por të Republikës së Kosovës dhe shteti Grek”, u shpreh Nagavci.

Lajmet

“I Believe the Portrait Saved Me”, vlerësim për filmin e Alban Mujës në DOKUBAKU 2026

Published

on

Filmi dokumentar “I Believe the Portrait Saved Me” (Mua besoj se portreti më shpëtoi), me regji të artistit kosovar Alban Muja, është nderuar me përmendje të veçantë nga çmimi iHuman Award në edicionin e dhjetë jubilar të festivalit DOKUBAKU 2026, në kategorinë DOKUSHORT për dokumentarin më të mirë të shkurtër ndërkombëtar.

Juria vlerësoi mënyrën se si rrëfimi i filmit kalon nga hutimi fillestar drejt një përjetimi të thellë emocional, duke zbuluar gradualisht kuptimet e një klase të pazakontë. Filmi trajton fuqinë e artit dhe mënyrën se si portretizimi e krijimi artistik shndërrohen në instinkt mbijetese përballë barbarisë së luftës.

Sipas vlerësimit të jurisë, fotografia e filmit shmang romantizimin e luftës dhe, përmes kompozimit të kujdesshëm të kuadrove dhe trajtimit të ngjyrave, përcjell peshën e saj dramatike. Juria veçoi edhe aftësinë e regjisorit për të përmbledhur një përmbajtje kaq të thellë dhe një ndikim të fuqishëm vizual në vetëm dhjetë minuta, duke e vlerësuar filmin me përmendje të veçantë.

Ky vlerësim përbën një tjetër prezantim të krijimtarisë së Alban Mujës në skenën ndërkombëtare të filmit dokumentar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Trashëgimia kulturore e Kosovës pasurohet me 13 asete të reja nën mbrojtje të përkohshme

Published

on

By

Lista e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme në Kosovë është pasuruar me 13 asete të reja, pas një njoftimi të bërë nga Ministria e Kulturës dhe Turizimit. Kjo listë përfshin një gamë të gjerë lokacionesh, nga lokalitetet arkeologjike dhe kalatë, deri te kullat, shtëpitë historike si dhe komplekset industriale e familjare që dëshmojnë periudha të ndryshme historike në vend.

Në mesin e objekteve dhe lokaliteteve të reja të përfshira në mbrojtje janë kompleksi industrial i Tulltores në Prishtinë, Gjyteti i Gjyrgjedellit në Kaçanik, Kalaja e Dafinës në Rahovec, Kulla e Asllanit në Tërdec të Drenasit, shtëpia muze e Latif Berishës në Mitrovicë të Veriut, si dhe kompleksi i familjes Çollaku në Zym të Prizrenit.

Sipas Ministrisë së Kulturës, ky proces do të vazhdojë me identifikimin dhe vlerësimin e mëtutjeshëm të aseteve që bartin vlera të rëndësishme historike e kulturore, me synim përfshirjen e tyre në mekanizmat përkatës të mbrojtjes shtetërore. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

“Imazhe Migruese”, ekspozita personale e Bora Baboçit hapet në Prishtinë

Published

on

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA është hapur ekspozita personale e artistes Bora Baboçi, me titull “Imazhe Migruese”, e kuruar nga Erëmirë Krasniqi.

Përmes veprave të saj, ekspozita trajton mënyrën se si imazhet kalojnë nga një material në tjetrin, duke ndryshuar formën, kuptimin dhe mënyrën se si perceptohen. Ajo sjell në vëmendje rrugëtimin e motiveve ikonografike dhe kompozimeve artistike mes periudhave dhe konteksteve të ndryshme kulturore.

Ekspozita synon të nxisë reflektimin mbi transformimin e imazheve dhe kuptimet e reja që ato marrin gjatë këtij procesi.

“Imazhe Migruese” mund të vizitohet në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA deri më 11 dhjetor 2026./A.K/

Continue Reading

Lajmet

13 asete të reja të trashëgimisë kulturore përfshihen në listën e mbrojtjes së përkohshme

Published

on

Trashëgimia kulturore e Kosovës është pasuruar me 13 asete të reja, të cilat janë përfshirë në listën e mbrojtjes së përkohshme.

Lista përfshin lokalitete arkeologjike, kala, kulla, shtëpi historike, si dhe komplekse industriale e familjare, që dëshmojnë periudha të ndryshme historike dhe mënyra të jetesës në pjesë të ndryshme të vendit.

Në mesin e aseteve të përfshira janë kompleksi industrial i Tulltores në Prishtinë, Gjyteti i Gjyrgjedellit në Kaçanik, Kalaja e Dafinës në Rahovec, Kulla e Asllanit në Tërdec të Drenasit, shtëpia-muze e Latif Berishës në Mitrovicën e Veriut dhe kompleksi i familjes Çollaku në Zym të Prizrenit.

Procesi i identifikimit dhe vlerësimit të aseteve me vlera historike e kulturore do të vazhdojë, me synimin që ato të përfshihen në mekanizmat përkatës të mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara