Lajmet

​Presidentja Osmani takoi një delegacion nga shteti i Iowa-s

Presidentja ka falënderuar shtetin e Iowa-s për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka takuar sot një delegacion të shtetit të Iowa-s, të përbërë nga përfaqësues institucionalë, kryetarë komunash, ushtarakë, përfaqësues të universiteteve, artit, kulturës, sportit, medias, dhe të rinj, të udhëhequr nga gjenerali i Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy E. Orr.

Presidentja ka falënderuar shtetin e Iowa-s për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Ajo e ka vlerësuar vizitën e përfaqësuesve të shtetit të Iowas si sinjal i përkushtimit të ndërsjellë për t’i përafruar vendet tona në vazhdimësi dhe për t`i forcuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme me aleatin e përhershëm të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Para delegacionit amerikan, Presidentja Osmani foli edhe për potencialin që ofron Kosova, duke përmendur përqindjen e madhe të të rinjve, shkollimin e tyre, sikurse edhe sukseset e sportistëve kosovarë në Lojërat Mesdhetare në Algjeri, ku ata fituan 6 medalje olimpike.

Në takim me delegacionin nga Iowa, Presidentja Osmani ka falënderuar Gjeneralin Orr për mbështetjen e vazhdueshme të Gardës Kombëtare të Iowas për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke thënë se Kosova vazhdon të jetë e bashkërenduar me aleatët e saj për të kontribuar për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani potencoi ndihmën e vazhdueshme të Amerikës sikurse në ditët e errëta edhe në përpjekjet e Kosovës për pavarësi, ndaj kërkoi që kjo mbështetje të vazhdoj, duke e konsideruar këtë shtet zë të Kosovës.

Ndërkaq përfaqësues të shtetit të Iowa-s, falënderuan Presidenten Osmani për mikpritjen dhe e njoftuan për bashkëpunimin e mirë me komunat kosovare, duke përmendur binjakëzimin me disa prej tyre si dhe nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit me disa universitete të Kosovës.

Vendi

Bie lehtë çmimi i naftës në Kosovë: Sot 2 centë më lirë se dje

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar tavanin e çmimeve maksimale për shitjen e derivateve të naftës në tregun e Kosovës i vlefshëm për datën 15 prill. Sipas vendimit të fundit, çmimet mbeten në nivele të larta, duke reflektuar tensionet e vazhdueshme në tregjet globale.

Çmimet maksimale të lejuara për sot janë: Nafta: 1.76 euro për litër; Benzina: 1.44 euro për litër dhe Gazi: 0.89 euro për litër

Ky shtrenjtim vjen si pasojë e një krize të rëndë globale të furnizimit. Shkak kryesor është bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, një pikë strategjike përmes së cilës kalon rreth 1/3 e furnizimit botëror me naftë. Bllokimi ka krijuar një “shok” në tregje, duke vështirësuar transportin e lëndës djegëse drejt Evropës dhe rajonit.

Për të zgjidhur këtë krizë që po kërcënon ekonomitë botërore, ka pasur përpjekje të shtuara diplomatike. Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit po tentohen të vazhdojnë me intensitet të lartë, me synimin për të gjetur një zgjidhje për krizën e luftës që ka prodhuar këtë bllokadë.

Islamabadi pritet të jetë nikoqir i raundeve të reja të diskutimeve, ku suksesi i tyre do të ishte vendimtar për zhbllokimin e rrugëve detare dhe, si rrjedhojë, uljen e çmimeve të derivateve që po rëndojnë xhepat e konsumatorëve edhe në Kosovë.

 

Continue Reading

Vendi

Shënohen disa raste të dhunës në familje: Podujevë, Rahovec dhe Mitrovicë

Published

on

By

Raporti i fundit 24-orësh i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur për tri incidente të ndryshme të dhunës në familje dhe mosmarrëveshjeve pronësore në qytete të ndryshme të vendit, duke çuar në arrestime dhe hetime aktive.

Në Podujevë, në orët e hershme të mëngjesit të së martës, një grua ka raportuar se ka pësuar dhunë të vazhdueshme psikike nga djali i saj. Sipas policisë, i dyshuari aktualisht gjendet në arrati dhe njësitet përkatëse janë në kërkim të tij deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Një rast tjetër ka ndodhur në Rahovec, ku rreth orës 20:30 është arrestuar një person nën dyshimin për ushtrim të dhunës. I dyshuari, i cili ndodhej në gjendje të dehur, kishte ushtruar dhunë psikike ndaj gruas me të cilën bashkëjetonte. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar menjëherë në mbajtje për procedime të mëtejshme.

Ndërkohë, në Mitrovicën e Veriut, policia po heton një mosmarrëveshje mes anëtarëve të një familjeje. Konflikti, i cili raportohet se ka nisur për shkak të shfrytëzimit të një banese, ka

Continue Reading

Vendi

Gjetet  pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin njëditor njofton se një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Rrahman Dini” në Prishtinë.

Sipas raportit rasti ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit të datës 14 prill 2026.

Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore së bashku me një ekip mjekësor. Pas ekzaminimit fillestar, mjekët e pranishëm kanë konstatuar vdekjen e viktimës, një mashkull kosovar.

Për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet në Leposaviq i dyshuari për krime lufte në Skenderaj

Published

on

By

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL) kanë kryer një operacion të suksesshëm të martën, më 14 prill 2026, duke arrestuar një person të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile. Arrestimi i të dyshuarit, u realizua në qytetin e Leposaviqit.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, personi i arrestuar dyshohet se gjatë vitit 1999, konkretisht rreth datës 20 mars, ka vepruar si pjesëtar i grupeve kriminale në rajonin e Skenderajt. Ai ngarkohet me dyshimin se në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka kryer akte mizore ndaj civilëve shqiptarë në një nga lagjet e këtij qyteti.

Në dosjen e policisë specifikohet se veprimet e tij përfshinin vrasje, tortura, rrahje brutale dhe dëbim të dhjetëra civilëve të pafajshëm nga shtëpitë e tyre. Këto krime lufte mbeten ndër plagët më të rënda të periudhës së konfliktit në Kosovë, dhe ky arrestim shënon një hap tjetër drejt vënies së drejtësisë për viktimat.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar për intervistim nga hetuesit kompetentë. Me vendim të prokurorit të rastit, atij i është caktuar masa e ndalimit dhe është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme gjyqësore.

 

Continue Reading

Të kërkuara