Lajmet

​IPK shënoi 16-vjetorin e themelit, lavdërohet për aksionet e sivjetshme

Hodaj tha se falë përmbushjes së detyrave IPK është institucion që gëzon besimin e qytetarëve.

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) sot ka shënuar 16-vjetorin e themelimit të këtij institucioni. Edhe në këtë përvjetor kjo organizatë shprehu përkushtimin në përmbushjen e misionit të tyre në luftimin e çdo të keqeje që kërcënon Policinë e Kosovës.

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj u shpreh se në fillimet e tij ky organ mbikëqyrës ka nisur punën me një ekip të vogël dhe se përgjatë rrugës radhët e hetuesve janë shtuar.

Hodaj tha se falë përmbushjes së detyrave IPK është institucion që gëzon besimin e qytetarëve, prandaj mbi 2 mijë ankesa kanë trajtuar vitin e kaluar.

Ai tha se këtë vit kanë realizuar operacione të suksesshme në çrrënjosjen e korrupsionit në kufi.

“Sot sigurisht jemi më shumë më të strukturuar dhe më profesional, kjo si rezultat i një përkrahje të vazhdueshme dhe të fuqishme të partnerëve ndërkombëtar… Angazhimi i gjithë strukturës së IPK-së në përmbushjen e detyrave përkatëse ka ngritur në vazhdimësi përkrahjen dhe besimin e qytetarëve të Kosovës këtë e dëshmon rritja në vazhdimësi e ankesave që paraqiten në IPK .Në vitin që lamë pas kemi trajtuar një numër rekord të ankesave më shumë se 2 mijë të tilla dhe ky trend po vazhdon dhe këtë vit. Trajtimi serioz dhe hetimi profesional i këtyre ankesave ka bërë që rezultate tona në luftimin e keqpërdorimeve në radhët e Policisë të jenë evidente duke përfshirë këtu raste të mëdha të arrestimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion. Këtë vit kemi realizuar operacione të suksesshme dhe hetime në çrrënjosjen e korrupsionit në kufi, përmes operacioneve tashmë aksioneve Pika 1 dhe 2 duke arrestuar dhe suspenduar numrin më të madh ndonjëherë të zyrtarëve policor në një kohë relativisht të shkurtër”, tha ai.

Ushtruesi e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi shprehu mbështetjen për punën e IPK-së, e cila, siç tha si, përkthehet në punë më të mirë dhe profesionale të Policisë së Kosovës.

“Jam ndier i privilegjuar për bashkëpunimin që kemi pasur dhe mendoj se do ta kemi në vazhdim, bile konsideroj se bashkëpunimi jonë do të jetë edhe më i avancuar dhe më profesional në të ardhmen. Iu uroj suksese më të mëdha, uroj që sukseset tuaja të jenë suksese edhe në të mirën e gjithë policëve të Kosovës sepse puna juaj ndikon në punën e mirë dhe profesionale të Policisë së Kosovës, andaj do ta keni mbështetjen tonë do të jemi bashkë me ju për të bërë punën në interes të gjithë qytetarëve në veçanti institucioni që ju e mbikëqyrni që është Policia e Kosovës”, tha Kelmendi.

Atasheu i Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë DOJ-ICITAP-it në Kosovë, Kimberly Riffe tha se IPK ka një mandat të rëndësishëm për të inspektuar proceset policore dhe krimet e kryera nga Policia e Kosovës.

Ajo përgëzoi IPK për dy aksionet kufitare që pasuan me arrestimin e zyrtarëve policor.

“Si organizatë ju keni një mandat të rëndësishëm dhe unik që t’i inspektoni proceset policore dhe t’i investigoni krimet e kryera nga Policia e Kosovës një detyrë shumë e nevojshme dhe rëndësishme që kërkon shkathtësi të specializuara dhe përvojë dhe dituri. Detyra juaj është që të keni besim tek qytetarët dhe Policia dhe që të ndihmoni Policinë dhe të shihni detyrën e tyre që PK të ketë stafin të cilin e zbatojnë ligjin… Ditët dhe muajt në vijim unë pres nga ju që të bëheni edhe më të shkathët në rrugën tuaj drejtë ardhmërisë nëpërmes këshillimit të mirë shkathtësitë tuaj ju do të keni të gjitha mjetet që kërkohen për të luftuar”, theksoi ajo.

Ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovës, Michael Davenport u shpreh se kanë ndihmuar IPK-në në zhvillimin e saj në aspektin hetimor dhe inspektues.

“IPK ka dashur që në vazhdimësi, dhe jeni përmirësuar dhe më vjen mirë që e them se nga viti 2017, misioni i OSBE -së edhe njëherë është riangazhuar për Inspektoratin për trajnime shumë të rëndësishme për zhvillimin e kapaciteteve të marrjes në pyetje dhe hetimeve sa i përket korrupsionit dhe integritetit dhe shumë fusha tjera që janë shumë të rëndësishme për mandatin tuaj… Shoh që përkrahja jonë për Policinë e Kosovës është e rëndësishme dhe misioni i tyre është që të kemi një sektor të sigurisë të qëndrueshëm që mund ta luftojnë krimin që të mund të mbrojmë të drejtat e njeriut”, theksoi ai.

Në këtë përvojë Inspektorati Policor i Kosovës ndau mirënjohje edhe për partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Lajmet

Zulfaj: Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes

Published

on

Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, pasi nuk ka arritur t’i përmbushë gjashtë nga 13 hapat e reformave që kishin afat deri në qershor të këtij viti si shkak i bllokadës politike, ka bërë të ditur kryenegociatori i Kosovës me BE-në dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, raporton Ekonomia Online.

Duke raportuar në Komisionin për Integrim Evropian, Zulfaj ka thënë se nga 13 hapat e paraparë në periudhën shtesë deri në qershor 2026, Kosova ka arritur t’i zbatojë shtatë, ndërsa gjashtë të tjerë nuk janë përmbushur në afatin e përcaktuar.

Ai ka bërë të ditur se vlera e përgjithshme e Planit të Rritjes për Kosovën është 882.6 milionë euro, ku dy të tretat janë kredi të lidhura me 111 hapa reformash, të cilat duhet të përmbushen deri në fund të gushtit të vitit të ardhshëm.

“Siç e dini, Plani i Rritjes për Kosovën kap vlerën e 882.6 milionë euro, ku 2/3 janë kredi të lidhura me 111 hapa reformash, deri në fund të gushtit të vitit që vjen. Më 15 korrik të këtij viti, kemi dorëzuar kërkesën e parë për pagesë, me 20 hapa të zbatuar, në vlerë prej 153.4 milionë euro. Shuma përfundimtare do të mbahet prej vlerësimit të Bashkimit Evropian, me ç’rast po besojmë që në këto ditë të para të nëntorit do ta bëjnë të ditur se sa realisht do të jetë vlerësimi i saktë. Nga 13 hapa në periudhën shtesë, deri në qershor 2026, zbatuam shtatë dhe gjashtë jo. Llogaritet mbi 40 milionë euro, ose më saktë 43.8 milionë euro, të cilat kanë humbur në afatin e qershorit”, tha ai.

Zulfaj ka theksuar se shumica e reformave të papërmbushura kanë kërkuar miratimin e projektligjeve në Kuvend, në një periudhë kur ky institucion ishte i shpërndarë.

Megjithatë, ai ka thënë se këto reforma janë rikthyer në proces dhe synohet të miratohen gjatë këtij viti, përfshirë ligjet për energjinë dhe falimentimin, pakon ligjore për drejtësinë dhe strategjinë kundër krimit të organizuar.

“Shumica e tyre kanë kërkuar miratimin e projektligjeve në Kuvend, në një kohë kur Kuvendi, siç e dini, ishte i shpërndarë. Megjithatë, të gjitha këto reforma janë në rrugë të zbatohen këtë vit, ligji për energjinë, për falimentimin, pakoja ligjore për drejtësinë dhe strategjia kundër krimit të organizuar, pra të gjitha reformat, sepse procesi në tërësimi në BE është proces reformator, dhe të gjitha reformat të cilat nuk kanë arritur afatin e qershorit janë kthyer sërish në Kuvend, në qeveri fillimisht, pastaj në Kuvend, ashtu që të mos humbet asnjë reformë. Edhe nëse mjetet nuk arrijnë të përmbushen me kohë”, tha ai.

Kryenegociatori ka paralajmëruar se deri më 31 dhjetor Kosova duhet t’i përmbushë edhe 22 hapa të tjerë, në vlerë prej 131.5 milionë eurosh.

Sipas tij, dhjetë akte duhet të miratohen në Kuvend, ndërsa një pjesë e projektligjeve pritet të procedohen nga Qeveria.

“Tani kemi përpara vetes 22 hapa në vlerë prej 131.5 milionë euro, që skadojnë më 31 dhjetor. Pra, kanë mbetur edhe 59 ditë, 10 akte duhet të kalojnë në këtë Kuvend, projektligji për inovacion dhe ndërmarrësi tashmë është në Kuvend, kurse të tjerat Qeveria do t’i sjellë për miratim. Varësisht nga vonesat që shkaktojnë edhe Komisioni Evropian, në dërgimin e komenteve, sepse pjesë e procesit të hapave është edhe konsultimi me Bashkimin Evropian, me Komisionin Evropian, ku secili hap, sidomos në hapat e ligjeve, kërkohet që përveç konsultimeve publike që i kemi ne si pjesë e procesit, duhet të konsultohen edhe me Bashkimin Evropian, dhe Bashkimi Evropian i kërkon diku rreth 90 ditë kohë për t’i kthyer këto komente dhe kjo pastaj shkakton edhe vonesa të tjera që vonojnë ligjet. Ligjet që besoj që duhet të vijnë deri në fund të nëntorit, projektligji për inovacion, siç thashë, është këtu; projektligji për prokurimin publik, për partneritetin publiko-privat”, tha Zulfaj.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Protestat për drejtësi për Arlinda Zekajn vazhdojnë edhe sot në Prishtinë

Published

on

Protestat kundër femicidit dhe për drejtësi për Arlinda Zekajn do të vazhdojnë edhe sot në Prishtinë, ku është paralajmëruar një protestë kombëtare me kërkesa për llogaridhënie institucionale dhe mbrojtje më të madhe për gratë.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta do të mbahet nga ora 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen thirrjes kundër dhunës ndaj grave.

Protesta e sotme vjen pas pesë ditësh radhazi të mobilizimit qytetar, gjatë të cilave protestuesit kanë kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi institucionale për vrasjen e saj.

Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Rasti ka nxitur reagime të shumta, veçanërisht pas raportimeve se ajo kishte kërkuar më herët mbrojtje nga institucionet për shkak të dhunës dhe kërcënimeve.

Vrasja e saj ka rikthyer në vëmendje shqetësimet për sigurinë e grave, trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe përgjegjësinë institucionale në parandalimin e femicidit.

Përmes protestës së sotme, organizatorët synojnë të vazhdojnë mobilizimin kundër dhunës ndaj grave dhe të kërkojnë drejtësi për viktimat.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Prizren, gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë

Published

on

By

Në Prizren është raportuar një rast i vdekjes së dyshimtë, ku një burrë shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të datës 1 nëntor, rreth orës 01:20.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Raportohet një person i zhdukur në Ferizaj

Published

on

By

Në Ferizaj është raportuar zhdukja e një personi, i cili është larguar nga strehimorja ku po qëndronte.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor rreth orës 08:00.

Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin është iniciuar shënimi zyrtar dhe hetimet po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara