

Lajmet
Prej krizave u pasuruan vetëm të pasurit
Kështu thuhet në raportin “Survival of the Richest” (Mbijetesa e më të pasurve).
Published
3 years agoon
By
Betim GashiKoncernet dhe super të pasurit janë fituesit prej pandemisë COVID dhe krizës së energjisë, konstaton organizata e ndihmës Oxfam. Përqindja më e pasur e popullsisë së botës ka arkëtuar rreth dy të tretat e rritjes së pasurisë mbarëbotërore, thuhet në raportin “Survival of the Richest” (Mbijetesa e më të pasurve). Ky raport u publikua pikërisht në ditën e fillimit të Forumit të Ekonomisë Botërore në Davos të Zvicrës.
Në Gjermani tendenca është edhe më evidente, sipas organizatës kritike ndaj kapitalizmit. 81 përqind e të ardhurave nga rritja e pasurisë së përgjithshme mes viteve 2020 dhe 2021 në Gjermani, sipas raportit, i ka kaluar përqindjes më të pasur të popullsisë.
Pasuria e përgjithshme e të gjithë miliardereve dhe miliarderëve në mbarë botën që nga viti 2020 është rritur mesatarisht çdo ditë me rreth 2.7 miliardë dollarë të SHBA-së, raporton Deutche Welle.
Sipas Oxfam aktualisht jetojnë të paktën 1.7 miliardë punonjëse dhe punonjës në vendet, në të cilat inflacioni është më i lartë se sa zhvillimi i pagave. Një në dhjetë vetë në planet është i uritur, rreth 828 milionë njerëz. 60 përqind e popullsisë botërore që vuan nga uria janë gra dhe vajza.
Edhe ministrja gjermane e Zhvillimit, Svenja Schulze e konsideron si të rrezikshëm këtë zhvillim.
“Është shenjë alarmi, që hendeku mes të varfërve dhe të pasurve po thellohet gjithnjë e më shumë”, tha ajo në Berlin. “Pandemia, konfliktet e sidomos edhe sulmi rus na kanë kthyer vite pas në varfëri, uri, shëndet apo arsim – ndërkohë që të pasurit janë pasuruar edhe më shumë”.
Politikania socialdemokrate tërhoqi vëmendjen: “Nëse ne në mbarë botën nuk e evitojmë pabarazinë, ne nuk do të mund t’i përballojmë krizat”.
Sipas, saj është e rëndësishme, të krijohen rrjete sociale sigurie, që të mbështesin njerëzit në rast se humbasin të ardhurat, shtëpinë, apo punën si dhe kur bëhen prindër.
Oxfam kërkon si rrugëdalje nga kriza rritjen e taksave për të pasurit. Në disa vende më të varfrit përballen me taksa më të larta se miliarderët.
Sipas Oxfam në mbarë botën vetëm 4 përqind e taksave janë të ardhura prej tatimit ndaj pasurisë. Kjo organizatë pret prej qeverisë federale të Gjermanisë që të aplikojë konkretisht një taksë ndaj fitimeve të pazakonta në nivel të lartë gjatë kohës së krizës energjetike. Të tilla të ashtuquajtura super fitime duhet të tatohetn me të paktën 50 përqind. Përveç kësaj sërish duhet të rivendoset tatimi ndaj pasurisë. Është gjithashtu e nevojshme një taksë që paguhet njëherë ndaj pasurive të mëdha. Këto para duhet të investohen në sistemet e arsimit, shëndetësisë dhe të sigurimit social.
Lajmet
De Bruyne: Nuk kam problem me trajnerin Conte
Published
4 minutes agoon
October 2, 2025By
UBT News
Mesfushori belg, Kevin De Bruyne ka mohuar zërat për një përçarje me trajnerin Antonio Conte, pas fitores së Napolit 2-1 ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve.
De Bruyne i cili kishte reaguar me nervozizëm kur u zëvendësua në ndeshjen kundër Milanit, tha se marrëdhëniet me Conten janë të mira.
“Me Conten nuk ka pasur kurrë problem. Jam fitues, dua të luaj dhe të bëj diferencën”, deklaroi ai.
De Bruyne ishte vendimtar në triumfin e Napolit, duke asistuar të dy golat e Rasmus Hojland dhe shpjegoi edhe rolin e tij në skemën e Contes, duke theksuar se shpesh lëviz në qendër, ndërsa shokët e skuadrës ndryshojnë pozicione në sulm.
Belgu iu bashkua Napolit këtë verë pas përfundimit të kontratës me Manchester Cityn dhe deri tani ka qenë një nga lojtarët kryesorë të ekipit italian./S.K/KP/Sky Sport/
Lajmet
Policia konfiskon armë, granatë dore, dhe drogë në shtëpitë e tre personave në Kamenicë
Published
15 minutes agoon
October 2, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës njofton se tre persona nga fshati Muqivërc e Kamenicës janë arrestuar nga pasi që në shtëpitë e tyre janë gjetur para, armë, fishekë dhe drogë.
Në raportin e Policisë thuhet se janë konfiskuar paratë, një granatë dore, një revole, rreth 345 fishekë të ndryshëm si dhe rreth 1.1 gram me substancë narkotike.
“Fsh. Muqivërc, Kamenicë 01.10.2025 – 04:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme një granatë dore, një revole, rreth 345 fishekë të ndryshëm si dhe një sasi rreth 1.1 gramë me substancë narkotike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./D.B/KP
Lajmet
KEDS-i njofton se sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Gjilan
Published
18 minutes agoon
October 2, 2025By
UBTnews
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), ka njoftuar se sot gjatë ditës do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik në disa rajone në Kosovës.
Si pasoj e kësaj në disa komuna do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Në njoftimin e saj kjo kompani ka treguar se për cilat qytete bëhet fjalë.
Ky është orari i ndërprerjeve sipas rajoneve:
Prishtinë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga NS 35/10[kV] Koliqi do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Koliqi (kodi: 14016002) nga ora 10:00 deri në ora 15:30
Vendet: Koliqi, Ballabani dhe Nishevci.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.
2.
Nga NS 110/10[kV] Prishtina 6 do të ndërprehet:
NS 10/0.4[kV] SU 5/8 (kodi: 19100043043) nga ora 10:00 deri 13:00.
Vendet: Sheshi – Bill Klinton Bll- V- E 5 -Nr- 1.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri. Ndërrimi i ndërprerësit 1250 A.
Punime në projekte investive
1.
Nga NS 110/10(20) [kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] J18 Grand Store (kodi: 19000030) nga ora 09:00 deri në ora 12:00
Vendet: Grand Store, Fjolla-Kavaja, Qagllavica 1, Bajram Krasniqi L. Janina, Lagja Marigona 1, Servisi i Gorenjes, Grand Store (Te Hysi), Lagjja Qëndresa 1, Lagjja Qëndresa 2, Trimi AL PVC te Grand Store, Trimi AL PVC te Grand Store, Lagje NICI-Veterniku, Lagjja, Katër Dardhat”, mbrapa Nicit, Afër servisit Gorenje- Janina 2, konsumatorët e lagjes Veternik-Naim Berisha, Naser Kelmendi-Nic holding, AL TRADE SH.P.K-TS 3, AL TRADE SH.P.K-TS 4.
Arsyeja: Ndërrimi i transformatorëve dhe i kthinave.
2.
Nga NS 110/10(20) [kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] J13 Fabrika e Kasetave (kodi: 19000039) nga ora 12:00 deri në ora 18:00
Vendet: Fabrika e Kasetave, Hajvali Vorret dhe Busia Petroll.
Arsyeja: Ndërrimi i transformatorëve dhe i kthinave.
Pejë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga NS 10kV Klina do të ndërprehet:
Dalja 10 kV J09 Mahalla (me kod: 52000103) prej orës 10:00 deri në ora 16:00.
Vendet: Një pjesë e rr. Klinë – Gurakoc, Tigvesh Pompat e ujit, Kisha Katolike dhe lagjja Grabanicët.
Arsyeja: Energjizim i trafostacionit të ri.
Prizren
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10 [kV] Shpenadija (kodi: 32000023) nga ora 10:00 deri në ora 15:30
Vendet: fshatrat: Caparc, Novak, Serbica e Epërme, Shpenadi, Smaç, Trepetincë dhe Velezhë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eleminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.
Gjilan
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga NS 35/10[kV] Artana do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Slivova (kodi: 60024003) nga ora 10:00 deri në ora 15:30
Vendet: Fshatrat: Artanë-Llabjan (një pjesë), Artanë (një pjesë), Bostan, Brus (një pjesë), Dragoc, Kukavicë, Gelmivad (një pjesë), Izvor, Koznicë, Llabjan, Llajshevc, Manishnicë, Parallov (një pjesë), Prekovc, Vlasali dhe Zebinc.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.
* * *
Punime nga pala e tretë
1.
Nga NS 110/35/10[kV] Vitia do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Vitia (kodi: 61067005) nga ora 10:00 deri në ora 14:30
Vendet: Rrugët: 11 Marsi (një pjesë), 28 Nëntori (një pjesë), Adem Jashari, Dëshmorët e Kombit, rr.Kongresi i Manastirit, Elena Gjika, Flaka e Janarit, Hafiz Ali Korqa (një pjesë), Hasan Prishtina, Hoxhë Jonuzi, Idriz Seferi (një pjesë), Isa Boletini (një pjesë), Mustafë Koka, Nikolla Teslla (një pjesë), Qerqiz Topulli (një pjesë), Sherif Frangu, Shote Galica (një pjesë), Banesa Euro Abi, Banesa Palma, Banesa Socilae, Viti, Qerqiz Topulli, Flaka e Janarit, Gjilanit (një pjesë), Habib Sejdiu, Xhemajli Ademi dhe një pjesë e fshatit Beguncë.
Arsyeja: Realizimi hyrje – dalje sipas pëlqimit elektro-energjetik.
2.
Nga NS 110/35/10[kV] Vitia do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] J08 Binqa (kodi: 61067008) nga ora 10:00 deri në ora 14:30
Vendet: fshatrat: Binçë, Buzovik, Debelldeh, Kabash, Kolishtë (një pjesë), Ramnishtë, Shushtë dhe një pjesë e rrugës Agim Ramadani.
Arsyeja: Realizimi hyrje – dalje sipas pëlqimit elektro-energjetik./D.B/EO
Lajmet
Arrestohen 39 persona me urdhëresa tё gjykatave në Pejë
Published
20 minutes agoon
October 2, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës njofton se nё Pejё, gjatё muajit shtator 2025, ka realizuar urdhёresat e gjykatave ndaj 39 personave tё kёrkuar.
Sipas njoftimit, gjatё muajit shtator nga data 1 shtator 2025 deri më 30 shtator 2025, janё arrestuar tridhjetë e nёntё persona tё dyshuar.
“Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale, katrёmbёdhjetё (14) nga ta janё dёrguar nё vujatje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa tё tjerёt janё dёrguar në seanca gjyqёsore dhe pasi kanё bёrё pagesën e dënimit (gjobёn) janё liruar”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё do tё vazhdojë me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga gjykatat kompetente./D.B/KP

Festivali ndërkombëtar i muzikës kamertale nis më 4 tetor në Prishtinë

De Bruyne: Nuk kam problem me trajnerin Conte

Samsung teston veçori të reja, inovacion dhe pikëpyetje

Policia konfiskon armë, granatë dore, dhe drogë në shtëpitë e tre personave në Kamenicë

KEDS-i njofton se sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Gjilan

Arrestohen 39 persona me urdhëresa tё gjykatave në Pejë

Reshjet e shiut, Policia bën thirrje për kujdes në trafik

Nina Dobrev dhe Zac Efron ndezin dyshime për një lidhje

UEFA shtyn vendimin për përjashtimin e Izraelit
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Kërkime3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet4 weeks ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën