Lajmet
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet e 14 shkurtit
Published
5 years agoon
By
Betim GashiPolicia e Kosovës përmes hartimit të urdhrit operativ policor, thotë se me kohë ka bërë të gjitha planifikimet e saja policore lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt.
Policia thotë se me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor janë bashkërenduar dhe koordinuar aktivitetet e përbashkëta me Prokurorinë e Shtetit dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përderisa në aspektin policor do të angazhohen një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës.
Planifikimi operativ ka paraparë implementimin dhe realizimin e planit policor në katër faza, duke filluar nga periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese, angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore, garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve dita (Z), periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së, të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.
Sipas planifikimeve policore, qëllimi i këtij urdhri operativ për këtë proces zgjedhor është krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, gjithnjë duke zbatuar edhe për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në tërë territorin e Republikës së Kosovës, vendimet e Qeverisë së RKS-së, vendimet dhe qarkoret Ministrisë së Shëndetësisë si dhe rekomandimet e IKSHP-së.
Po ashtu, PK bëri të ditur edhe qëllimet e tjera të këtij urdhri operativ.
“Sigurimi i Qendrave të Votimit, Këshillave Komunale të Zgjedhjeve, Depove Komunale, Qendrës së Numërimit të Rezultateve dhe Depos Qendrore. Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i të gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor. Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj”, thuhet në komunikatë.
Policia e Kosovës po ashtu thotë se ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet e tjera të angazhuara në këtë proces, si dhe hartimin e një udhëzuesi për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit. Andaj, Policia e Kosovës, inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre”, përfundon komunikata.
Lajmet
Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve, pas pak shpall qeverinë e re
Published
2 hours agoon
September 11, 2025By
UBTnews
Mëngjesi i kësaj të enjteje i gjeti të mbledhur 400 anëtarët e Asamblesë Kombëtare Socialiste në Pallatin e Kongreseve.
Kryesocialisti Edi Rama do të shpalosë me detaje programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Sikurse do të kujdeset të ulë çdo eufori të mundshme nga fitorja e mandatit të katërt më 11 Maj.
Ky do të jetë edhe momenti shumë pritur në shpalljen e skuadrës së tij me të cilën do të qeverisë e me objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në 2030.
Megjithëse dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencial për poste ministrore, Edi Rama ia ka dalë të ruaj ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt.
Këtë mëngjes, teksa ka publikuar një foto nga zyra e Kryeministrisë, Rama shkruan “Mirmëngjes, shihemi në orën 11”.
I pari socialistëve ka zhvilluar takime dhe biseda intensive telefonike me atë të cilët ai beson se do të jenë bashkëpunëtorët më të ngushtë në këshillin e ministrave, për të postin e numrit dy të qeverisë dhe se kujt do t’ia besojë drejtimin e parlamentit dhe grupit parlamentar, shkruan Top Channel.
Një ditë më pas të premten deputetët socialist bashkë me ata të opozitës do ti drejtohen parlamentit për tu betuar.
Megjithëse me moshën më të madhe, doktor Sali Berisha nuk do ta drejtojë seancën konstituive, pas një refuzimi.
Një tjetër mjek do ulet në krye parlamentit për pak orë në të drejtuarin seancën dhe betimit. Ai është mjeku Vasil Lajo një prurje e re në grupit parlamentar socialist./D.B/KP
Lajmet
Aktakuzë për spiunazh ndaj një personi që dyshohet se paguhej 700 euro në muaj për informatat që i jepte BIA-s
Published
3 hours agoon
September 11, 2025By
UBTnews
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi të dyshuar për spiunazh. Bëhet fjalë për një person me iniciale H.S i cili akuzohet “se nga nëntori i vitit 2009, e deri në momentin e arrestimit më 06.05.25, ka bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë e njohur si BIA”.
Sipas aktakuzës, H.S, më 22 nëntor 2015 kishte udhëtuar në Siri, duke ju bashkuar organizatës terroriste “ISIS”.
“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se H.S. kishte dërguar informacione tek zyrtarët e BIA-së, në lidhje me numrin e pjesëmarrjes së shqiptarëve në ‘ISIS’, organizimin e tyre dhe në cilat pjesë të Sirisë operonin ata”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Ndërsa, pas kthimit në Kosovë, dhe vuajtjes së burgut për pjesëmarrje në organizata terroriste, i njëjti kishte vazhduar të takohej në Serbi me zyrtarët e BIA-së, më konkretisht me Drejtorin për Luftimin e Terrorizmit I.B, dhe të përcjell informata tjera të rëndësishme, sipas Prokurorisë.
Sipas aktakuzës, si shpërblim për këto informacione, zyrtarët e BIA-së e paguanin H.S deri në 700 euro në muaj.
Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës vazhdimin e masës së paraburgimit, dhe pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe ndaj tij si dhe të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi./D.B/KP
Lajmet
Begaj përkujton viktimat e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA
Published
4 hours agoon
September 11, 2025By
UBTnewsPresidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar viktimat e sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.
Ai shkroi në Facebook se “Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër cdo forme terrorizmi dhe dhune”.
“Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut. Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara”, shkroi Begaj në Facebook.
SHBA-ja përkujton rreth 3 mijë persona që vdiqën në sulmet terroriste të 11 shtatorit. Më 2001 fillimisht një aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ndërsa 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore.
Ekspertët shprehen se 11 shtatori 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë. Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorizmit./D.B/KP
Lajmet
Pejë: Arrestohet një person për sulm dhe armëmbajtje pa leje
Published
4 hours agoon
September 11, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën akuzën për sulm.
Sipas raportit, i dyshuari në gjendje të dehur ka sulmuar një tjetër person, po ashtu mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, gjashtë fishekë dhe një gëzhojë, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar per shkak te dyshimit se në gjendje të dehur ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, gjashtë fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim./D.B/UBTNews/Photo credits: KosovoInfo
Këto zakone pengojnë tretjen e shëndetshme
Takohen pas 19 muajsh mbreti Charles dhe princi Harry
Si të parandaloni njollat e ujit të fortë në rubinete?
Nikki Glaser për fejesën e Taylor Swift: Do të ndryshojë mënyrën si njerëzit e shohin dashurinë
Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve, pas pak shpall qeverinë e re
Aktakuzë për spiunazh ndaj një personi që dyshohet se paguhej 700 euro në muaj për informatat që i jepte BIA-s
10 sëmundje që mund të duken si ankth, por nuk janë
Greva e metrosë në Mbretërinë e Bashkuar: Shoferët e trenave fitojnë më shumë se avokatët dhe gjyqtarët
Audi zbulon sportivin e ri, por ende pa emër
Të kërkuara
-
Aktualitet2 weeks agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months agoProfesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months agoBSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT2 months agoUBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26
