Kronikë e zezë

​Policia jep detaje për tentim grabitjen në Prizren ku u plagosën babë e bir

Tre persona të panjohur të maskuar dhe të armatosur kishin tentuar të kryejnë një grabitje në argjendari.

Published

on

Një tentim grabitje që ndodhi pasditen e së hënës në një argjendari në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, la të plagosur babain me të birin. Policia ka njoftuar sot se gjendja shëndetësore e dy të plagosurve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Referuar raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se tre persona të panjohur të maskuar dhe të armatosur kishin tentuar të kryejnë një grabitje në argjendari.

“Është raportuar se tre persona të panjohur të maskuar dhe armatosur kanë tentuar të kryejnë grabitje në një argjendari. Të dyshuarit kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë, pronarit të lokalit dhe djalit të tij, të cilët si pasoj e të shtënave nga arma janë plagosur. Të dyshuari nuk kishin arritur ta kryenin grabitjen dhe më pas me një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktimat janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Njësitë relevante të policisë dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në lidhje me rastin janë duke u zhvilluar hetime intensive nga të gjitha njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë. 

Lajmet

Dy të arrestuar për fajde në Gjakovë

Published

on

Në Gjakovë, më 24 shtator, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se i kishin dhënë para me kamatë-fajde një personi mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin, si dhe disa fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy raste të dhunës në familje në Ferizaj dhe Gjakovë, dy persona në mbajtje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje në Ferizaj dhe Gjakovë, ku dy persona janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti i parë është regjistruar në Ferizaj më 23 shtator. Sipas Policisë, është arrestuar një shtetas i huaj, i dyshuar se kishte dëmtuar orenditë e shtëpisë dhe më pas kishte kanosur dy viktima femra, shtetase të Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në Gjakovë më 24 shtator. Policia ka arrestuar një person, shtetas të Kosovës, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje, po ashtu shtetase kosovare.

Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe municion në Gjilan, dy persona arrestohen

Published

on

Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, më 10 gusht, janë arrestuar dy persona të dyshuar për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse, ndërsa një person tjetër ndodhet në kërkim policor.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pushkë gjuetie, gjashtë pistoleta, një armë e gjatë, një pushkë ajrore, 836 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër leje të armëve, para të gatshme dhe dy telefona mobilë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kanosje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar në lidhje me një rast të kanosjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara