Kronikë e zezë

Mosmarrëveshje për parking, arrestohet një 66-vjeçar në Shtërpcë

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Published

on

Një 66-vjeçar është arrestuar me dyshimin e se ka kërcënuar një 79-vjeçar në Shtërpcë.

Policia ka njoftuar se deri tek kërcënimi erdhi si shkak i një mosmarrëveshje gjatë parkingut të automjeteve.

“Stacioni policor në Shtërpcë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:00 ka pranuar një informacion, se në vendin e quajtur ‘’Zona e vikendit ‘’ në Brezovicë është një rast i kanosjes. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.D (M/K) i moshës 66 vjeçar, i cili kishte kanosur personin tjetër me inicialet F.D ( F/K) e moshës 79 vjeçare . Deri te ky incident kishte ardhur për shkak të një mosmarrëveshje gjatë parkingut të automjeteve të tyre. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Lajmet

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Të kërkuara