Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Shtërpcë

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.

Published

on

Me datën 21.11.2021, rreth orës 16:20 në Shtërpcë, një person me inicialet D.S ( M/K) i moshës 46 vjeçar,  ka tentuar të futet në stacionin policor në Shtërpcë, pa leje të policisë dhe pa ndonjë arsye, duke penguar në kryerje të detyrës dhe ofenduar policin në portën hyrëse të stacionit policor.

Në lidhje me këtë policia e detyruar me sjelljet e tij, i ka marr veprimet e nevojshme , e ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka shoqëruar në stacionin policor.  I njëjti pasi është testuar me alkool test , ka rezultuar se ishte i dehur  me 2.51 promila.

Me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.

Lajmet

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Të kërkuara