Kronikë e zezë

​Policia jep detaje për ortekun në Brezovicë

Njësitë e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë kanë dalë në terren.

Published

on

Një ortek bore ka rënë sot në qendrën e skijimit në Brezovicë. E nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se nga orteku i borës nuk ka të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se në orën 13:10 Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për rënien e ortekut dhe menjëherë ekipet kanë shkuar në vendngjarje. Veseli tha se njësitë e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë kanë dalë në terren.

“Jo nuk ka të lënduar nga dëshmitarët që kanë qenë prezent. Në 13:10, Policia e ka pranuar informacionin, ekipet e Policisë janë atje, janë njoftuar edhe ekipet e FSK-së, kështu pothuajse 100 % janë hequr dilemat se nuk ka të lënduar… Do t’i shtjerrim të gjitha kërkimet, mirëpo sipas informacioneve kur ka rënë orteku sipas dëshmitarëve që kanë qenë përreth aty nuk ka pasur persona, nuk është dëmtuar as lënduar askush edhe pse kërkimi i FKS-së do i shtjerrë edhe dilemat e fundit, por sipas të gjitha gjasave nuk ka të lënduar”, tha ai.

Ditë më parë ekipet e kërkim-shpëtimit kishin paralajmëruar se mund të ketë lëshim të ortekëve për shkak të reshjeve të borës të përcjella me erëra të forta.

Vendi

Vdes një grua në Dragash pas shpërthimit të bombolës së gazit

Published

on

Një grua ka humbur jetën në Dragash, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në shtëpinë e viktimës.

Sipas Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, derisa trupi i saj është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se viktima femër kosovare ka mbetur pa shenja jete, dyshohet si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në dhomën e shtëpisë ku kishte qenë duke qëndruar. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

​Parandalohet një rast kontrabande në Morinë, arrestohen dy persona

Published

on

Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasit F. M. (52) dhe B.L. (55) pasi gjatë kontrollit në automjetet e tyre në Morinë janë gjetur mallra kontrabandë në vlerë mbi gjysmë milionë euro.

Gjatë operacionit Tarifa, në dalje të Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë kaluan në vijë të dytë për kontroll të detajuar, automjetin furgon me drejtues shtetasin B. L. dhe automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin F. M.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin F. M., u gjetën 1006 kuti me medikamente mjekësore të ndryshme, disa arka me 41.000 tableta dhe 2.194 telefona mobilë, ndërsa gjatë kontrollit në furgonin me drejtues shtetasin B. L., u gjetën 62 thasë me duhan, me peshë 930 kg.

Mallrat me vlerë rreth 54 milionë e 350 mijë lekë (562 mijë euro), u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me dy automjetet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./S.K/KP/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se sulmoi fizikisht një shtetase gjermane

Published

on

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një shtetase gjermane pas një mosmarrëveshje të momentit.

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Rrust Kabashi”, teksa viktima ka pranuar trajtimin mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, teksa më pas është transferuar në QKUK.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rr. Rrust Kabashi Prizren 08.10.2025 – 04:00. I dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshjeje të çastit ka sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase e Gjermanisë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalin e Prizrenit e më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës/S.K/KP/PK/.

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një person mashkull kosovar pa shenja jete në Prishtinë.

Pas konstatimit të vdekjes, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Në raportin e policisë thuhet se rasti është duke u hetuar edhe më tej.

Prishtinë 08.10.2025 – 20:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/KP/PK/

Continue Reading

Të kërkuara