Aktualitet

​Policia e Vlorës jep detaje për drogën e kapur në Karaburun, arrestohen 3 persona

Published

on

Për drogën e sekuestruar të dielën në një gomone në Karaburun, sot Policia e Vlorës ka dhënë detaje. Sipas policisë atje bëhet fjalë për 577 kg lëndë narkotike kanabis. Për këtë policia ka arrestuar tre trafikues të drogës.

Sipas njoftimit të policisë, kapja e tre personave dhe sekuestrimi i lënëve narkotike ndodhi pas disa orë ndjekjeje nga deti dhe toka.

“Në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit, personat që ishin në bord, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia. Shërbimet policore kanë sekuestruar mjetin lundrues gomone, në bordin e të cilës u gjetën dhe u sekuestruan 577 kg lëndë narkotike, një pjesë në formë çokollate. Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasve M. B., 43 vjeç, H. M., 27 vjeç dhe Ë. M., 34 vjeç, banues në Vlorë, të dyshuarit si trafikues të lëndës narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të tentativës për trafikim të lëndës narkotike, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Lajmet

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca konstituive për formimin e institucioneve të reja të vendit pritet të mbahet në fillim të muajit gusht, duke shtuar se afati kushtetues për këtë është deri më 7 gusht.

Haxhiu deklaroi se u ka dhënë kohë subjekteve politike për të arritur një marrëveshje para thirrjes së seancës, me qëllim që pas konstituimit të Kuvendit të mos pritet afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri dhe të shmanget shkuarja e sërishme në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas saj, kryeministri Kurti ka ftuar partitë politike për takime, mirëpo LDK i ka pezulluar negociatat, PDK ka mbajtur qëndrimin e vet, ndërsa AAK nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës. Haxhiu theksoi se gjetja e një zgjidhjeje është e rëndësishme për stabilitetin e shtetit dhe qytetarët.

Ajo paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme do të bëhen të dita data dhe ora e saktë e mbajtjes së seancës, në mënyrë që të sigurohet pjesëmarrja e të gjithë 120 deputetëve, ashtu siç përcaktohet me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Policia heton dy raste të vdekjes në rajonin e Mitrovicës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka iniciuar dy raste të cilësuara si “hetim mbi vdekjen” gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Mitrovicës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në lokacione të ndryshme.

Rasti i parë ka ndodhur në Sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicën e Jugut, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Pasi viktima nuk ishte lajmëruar paraprakisht në telefon, dera e banesës u hap me asistencën e zjarrfikësve, me ç’rast ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e saj.

Rasti i dytë është raportuar në fshatin Gracë të Vushtrrisë.

Familjarët kanë njoftuar policinë se kanë gjetur pa shenja jete një burrë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Për të dyja rastet, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa hetimet po vazhdojnë./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Policia heton një rast të vetëvrasjes në Gjilan

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “vetëvrasje” në Gjilan, pasi një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti vazhdon të hetone nga policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë nën dyshimin për ngacmim seksual

Published

on

By

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “ngacmim seksual”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 korrik 2026 rreth orës 08:00, ndërsa është raportuar nga viktima më 16 korrik.

Lidhur me rastin, palët janë intervistuar nga hetuesit policorë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Të kërkuara