Kronikë e zezë

​Policia e Kosovës zhvilloi aksion kundër drogës në veri të Mitrovicës

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal për veriun, Veton Elshani.

Published

on

Policia e Kosovës ka kryer një aksion kundër drogës në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës. Bëhet fjalë për një banesë në katin e njëmbëdhjetë, të shfrytëzuar nga një shtetas i Kosovës i nacionalitetit serb.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal për veriun, Veton Elshani.

“Në banesën që është shfrytëzuar nga S.M (shtetas i Kosovës i nacionalitetit serb) janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina antiminer S9, 13 ventilatorë, poça elektrikë që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llambë elektrike për laborator, 51 fishekë, 8 shok-bomba të modifikuara. I dyshimti nuk ka qenë aty”, tha Elshani.

Në fillim të këtij viti, Policia e Kosovës zbuloi tre laboratorë drogë në veri të Mitrovicës, ndërsa në vitin e kaluar edhe kishte shkatërruar laboratorë droge.

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunë në familje.

Rasti i parë është regjistruar në Vushtrri, ndërsa dy raste e tjera në rajonin e Prishtinës.

Në rastin në Vushtrri është arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje, kishte shkaktuar dhunë ndaj viktimës grua.

“Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Gjithashtu edhe në Graqanicë është arrestuar një burrë pasi që dyshohet se deri sa ka qenë nën ndikimin e alkoolit ka shqetësuar dhe kanosur viktimat

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Prishtinë është shoqëruar për intervistim një burrë i dyshuari, pasi që dyshohet se ka kryer veprën – dhunë në familje ndaj viktimës grua.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, nisin hetimet për vdekjen

Published

on

By

Autoritetet policore në Pejë kanë nisur hetimet pas gjetjes së trupit të pajetë të një personi mbrëmjen e së dielës, sipas raportit 24 orësh.

Rasti është cilësuar fillimisht si “Hetim mbi vdekjen” deri në zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, viktima është një burrë, i cili u gjet pa shenja jete rreth orës 19:13, më datë 15 mars 2026.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohen pesë persona për bixhoz në Malishevë

Published

on

By

Polica e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, njofton se janë arrestuar pesë persona në Malishevë, pasi janë kapur duke luajtur bixhoz.

Gjatë aksionit të policisë të zhvilluar rreth orës 20:55, brenda një lokali janë gjetur dhe sekuestruar edhe disa aparate të lojërave të fatit.

Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet si organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit brenda një lokali janë hasur duke luajtur bixhoz. Në lokal janë hasur edhe aparate të lojërave të fatit, te cilat me vendim të prokurorit janë sekuestruar , ndërsa te dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Në Prishtinë, Lipjan dhe Gjakovë gjatë ditës së djeshme janë raportuar tri raste për dhunë në familje, sipas raportit njëditor të Policisë së Kosovës.

Incidenti i parë u shënua në Prishtinë rreth mesditës, ku një grua ka raportuar se është viktimë e dhunës dhe kanosjes nga një i dyshuar mashkull, rast ky që pas intervistimit ka kaluar në procedurë të rregullt.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në Lipjan, ku pas një mosmarrëveshjeje mes një burri dhe një gruaje, policia ka iniciuar rastin në rrugë ligjore pa masa ndalimi.

Ndërkohë në Gjakovë gjatë orëve të vona të mbrëmjes, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy gra.

Viktimat në Gjakovë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Continue Reading

Të kërkuara