Lajmet

​Policia e Kosovës pranon donacion me vlerë mbi 240 mijë euro

Published

on

Policia e Kosovës ka pranuar donacion në vlerë mbi 240 mijë euro nga Ambasada gjermane.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se ky donacion është shumë i rëndësishëm për ta, ndërkohë ka siguruar që do të shfrytëzohen për të mirën e qytetarëve.

“Policia e Kosovës ato donacione që i ka pranuar do ti përdor që të jenë në benefit për banorët e Kosovës, Gjermanisë dhe rajoneve”, tha ai.

Ndërsa ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörg Rohde ka theksuar se ky donacion ka vlerën e mbi 240 mijë eurove.

“Këto pajisje që po i shihni, përfshirë edhe dylbit, janë blerë janë bërë në koordinim me autoritet, janë në vlerë më shumë se 240 mijë euro, këto kanë qenë të gatshëm qysh më herët. Gjermania është një mik i Kosovës në të gjitha fushat e Kosovës. Këto pajisje që janë dorëzuar në formë të donacionit shpresojmë që do të përdoren për qëllimin që janë dhënë”, theksoi ai.

Rajoni

Ish-studenti i UBT-së, Vilson Musaj, përfundon me sukses Kursin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Ushtarak në Holandë

Published

on

By

Ish-studenti i UBT-së dhe oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Major Vilson Musaj, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e tij profesionale, duke përfunduar me sukses Kursin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Ushtarak, të organizuar nga Komanda e Përbashkët e Mbrojtjes e Ministrisë së Mbrojtjes së Holandës.

Në ceremoninë përmbyllëse të kursit morën pjesë përfaqësues të lartë ushtarakë dhe diplomatikë, ndërsa Major Musaj u vlerësua për angazhimin dhe pjesëmarrjen e tij të suksesshme në këtë program ndërkombëtar profesional.

Ky sukses përfaqëson jo vetëm arritje personale për Major Vilson Musajn, por edhe një dëshmi të përgatitjes profesionale të kuadrove të dala nga UBT, të cilët vazhdojnë të kontribuojnë në institucione të rëndësishme të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.

Po ashtu, pjesëmarrja e tij në këtë trajnim ndërkombëtar konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Holandës, duke reflektuar zhvillimin e vazhdueshëm të partneriteteve strategjike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Continue Reading

Aktualitet

Prof. Ass. Dr. Mentor Bici përfaqëson UBT-në në trajnim ndërkombëtar në Universitetin e Valencias për teknologjitë moderne të trajtimit të ujërave

Published

on

By

Prof. Ass. Dr. Mentor Bici, profesor në Fakultetin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, mori pjesë në një trajnim ndërkombëtar shtatëditor të organizuar në Universitetin e Valencias, Spanjë, i fokusuar në metodat bashkëkohore të trajtimit të ujërave të ndotura dhe praktikat më efikase për mbrojtjen, menaxhimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.

Trajnimi është zhvilluar në një nga qendrat më të njohura evropiane për menaxhimin e ujit, ku qyteti i Valencias njihet ndërkombëtarisht për standardet e larta në ruajtjen e cilësisë dhe sigurisë së ujit të pijshëm, si dhe për zbatimin e zgjidhjeve inovative në fushën e trajtimit të ujërave.

Përmes pjesëmarrjes në këtë program, Prof. Bici ka avancuar njohuritë dhe kompetencat profesionale në teknologjitë më të reja të trajtimit të ujërave, duke krijuar mundësi për transferimin e këtyre praktikave dhe përvojave në procesin mësimor dhe kërkimor në UBT.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të programit COST (European Cooperation in Science and Technology), i cili synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkim shkencor dhe inovacion. Në këtë kuadër, Prof. Bici ka kontribuar edhe në krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Valencias, UBT-së dhe universiteteve të tjera pjesëmarrëse në këtë aktivitet ndërkombëtar, duke zgjeruar rrjetin akademik dhe mundësitë për projekte të përbashkëta kërkimore në të ardhmen.

Continue Reading

Vendi

Saranda Bogujevci viziton provën gjenerale të Operës së Kosovës para premierës së veprave të Puccinit

Published

on

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, ka vizituar sot provën gjenerale të Operës së Kosovës, në prag të premierës së diptikut të kompozitorit italian Giacomo Puccini, e cila do të shfaqet më 1 korrik.

Gjatë vizitës, ministrja përcolli nga afër fazën përfundimtare të përgatitjeve, duke ndjekur punën e orkestrës, solistëve dhe ekipit realizues, të cilët po finalizojnë detajet e këtij produksioni të rëndësishëm artistik.

Sipas Ministrisë së Kulturës, ky produksion do t’i sjellë publikut në Prishtinë dy vepra të rëndësishme të repertorit operistik botëror, duke pasuruar jetën kulturore dhe artistike të vendit.

Premiera e 1 korrikut konsiderohet një tjetër hap i rëndësishëm për zhvillimin e operës në Kosovë, duke dëshmuar përkushtimin e institucioneve dhe artistëve për avancimin e artit skenik dhe muzikor, si dhe për sjelljen e produksioneve cilësore para publikut kosovar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve performon për herë të parë në Londër

Published

on

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve do të ngjitet për herë të parë në skenën e Mbretërisë së Bashkuar, duke sjellë trashëgiminë kulturore shqiptare në zemër të Londrës përmes një shfaqjeje artistike të veçantë.

Sipas njoftimit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, performanca do të mbahet më 6 korrik në Shaw Theatre në Londër, ku publiku do të ketë mundësinë të përjetojë një mbrëmje që ndërthur traditën shqiptare me frymëzimin që poeti britanik Lord Bajron gjeti në Shqipëri.

Në këtë mbrëmje artistike, ansambli do të prezantojë një program të pasur me këngë dhe valle tradicionale, kostume autentike dhe tinguj karakteristikë të folklorit shqiptar, duke përcjellë historinë, traditat dhe identitetin kulturor të shqiptarëve para publikut ndërkombëtar.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit thekson se shfaqja “Zëri i Trashëgimisë” synon të promovojë kulturën shqiptare përmes gjuhës universale të artit, duke shërbyer si një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Zëri i Trashëgimisë është një ftesë për të zbuluar Shqipërinë përmes artit, një urë kulturore mes dy vendeve dhe një homazh për pasurinë e jashtëzakonshme të identitetit tonë kombëtar”, thuhet në njoftimin e TKOB-së.

Kjo paraqitje shënon një moment të rëndësishëm për promovimin e kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare, duke sjellë në një nga skenat e Londrës pasurinë e folklorit dhe traditave shqiptare./atsh//A.K/

Continue Reading

Të kërkuara