Lajmet

Koqinaj: Shteti duhet t’iu paraprijë fatkeqësive me vlerësime dhe masa

Published

on

Situata e krijuar si shkak i vërshimeve, po konsiderohet vështirë e riparueshme. Pavarësisht se dëmet ende nuk janë vlerësuar, ato konsiderohen të mëdha në amvisëri, biznes e ekonomi. Ndërkohë, po kritikohen edhe institucionet për mostrajtim të duhur të fatkeqësive në fazën para se të ndodhin ato.

Përgjegjësi për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie me Publikun në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, Nehat Koqinaj thotë se Kosova ditëve të fundit është përballur me gjendje alarmante, por që aktualisht ka filluar të qetësohet.

“Sa i ka bërë keq kjo fatkeqësi, strukturave dhe qeverisë ose gjithë vendit, gjithë kapaciteteve vendore ia hap sytë për veprimet ose zhvillimet e mëtutjeshme ose në të ardhmen. Fatkeqësitë të trajtohen në faza para se ato të ndodhin. Që do të thotë vlerësimin e rrezikut në tërësi dhe masave, veprimeve dhe investimeve në nivel shteti dhe vendi në kuptimin e zvogëlimit të dëmeve, qoftë në infrastrukturën kritike”, thotë ai.

Koqinaj thekson se të reshurat e borës mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes.

“E ndihmon situatën në kuptimin e zvogëlimit të vërshimeve apo daljes së lumenjve nga shtretërit dhe vërshimeve të bujshme të cilat ndodhën nga data 8 dhe ditëve në vijim. Zonat më të prekura në fillim ishin zona e Dukagjinit, Gjakovë, Rahovec, Malishevë, Suharekë, Deçan natyrisht edhe zona e Pejës, pa përjashtuar edhe rrethin e Prizrenit. Ndërsa, ditëve në vijim ajo u bart në të gjithë Kosovën, u shtri edhe pse e kishim paralajmërimin nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës se lumenjtë kryesorë kanë gjasë të përballojnë fluksin e ujit dhe nuk do të paraqesin rrezik për njerëzit ose në habitatet përreth shtretërve të lumit”, thekson ai.

Koqinaj thotë se këto dëme do të marrin kohë shumë për sanim.

“Sanimi ose rehabilitimi i tyre do të kërkojë kohë dhe do të kërkojë investime të konsiderueshme”, shton ai.

Koqinaj thotë se është herët të vlerësohen dëmet e shkaktuara, meqë gjendja ende nuk është qetësuar tërësisht.

“Për afatin kohor kjo do të varet prej qeverive lokale sepse ato e kanë autorizimin të ngritin kapacitetin e vet në Komisionin për Vlerësimin e Dëmeve, të cilët duhet të jenë me një përbërje të larmishme të gjithë spektrit në kuptimin e vlerësimit adekuat nga infrastruktura, dëmet në ekonomi familjare, në biznes e në ndërmarrje”, theksoi Koqinaj.

Veç tjerash, Koqinaj thotë se qytetarët duhet të kenë kujdes gjatë konsumit të ujit të pijes, meqë sipas tij, gjatë këtyre ditëve është kontaminuar pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet.

Ndërkohë për KosovaPress ai flet edhe për punën e tyre gjatë këtyre ditëve, për çka thotë se ekipet e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent janë në gatishmëri për të shërbyer.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara