Kronika e zezë

​Policia arrestoi tre persona të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Drejtuesit dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, ishin në lëvizje nga drejtimi Vërmicë – Prizren.

Published

on

Të enjten rreth orës 21:20 policia kufitare Vërmicë gjatë zbatimit të planit operativ në fshatin Shkozë ka ndaluar dy automjete të dyshuara taksi me targa vendore.

Drejtuesit dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, ishin në lëvizje nga drejtimi Vërmicë – Prizren.

Gjatë kontrollit të realizuar ndaj dy automjeteve janë hasur shtatë viktima shtetas egjiptianë dhe një shtetas palestinez, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në kontrabandimin e tyre.

Tre personat e dyshuar, dy meshkuj kosovarë dhe një mashkull palestinez, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i policisë:

Prishtinë, 15 shtator 2022-Policia e Kosovës, me qëllim të parandalimit të aktiviteteve kriminale dhe migrimit ilegal në pikat kufitare, ka hartuar planin operativ “Migrim i parregullt”, referuar të cilit janë shtuar patrullimet dhe vëzhgimet në terren për identifikim dhe arrestim të personave të dyshuar, kryes të veprave penale. Me datën 14.09.2022 rreth orës 21:20 njësia policore nga policia kufitare Vërmicë – Drejtoria Rajonale Gjakovë, gjatë zbatimit të planit operativ të lartcekur në fshatin Shkozë ka ndaluar dy automjete të dyshuara taksi me targa vendore me drejtues dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilat ishin në lëvizje nga drejtimi Vërmicë – Prizren. Gjatë kontrollit të realizuar ndaj dy automjeteve janë hasur shtatë viktima shtetas egjiptianë dhe një shtetas palestinez, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në kontrabandimin e tyre. Me urdhër të prokurorit tre personat e dyshuar, dy meshkuj kosovarë dhe një mashkull palestinez, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktimat janë dërguar në njësinë për migrim dhe të huaj për procedurat e mëtutjeshme.

Continue Reading

Kronika e zezë

​Arrestohen tre persona për fajde në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona në Prizren nën dyshimet se janë të përfshirë në veprat penale fajde dhe detyrim.

Në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar dy automjete, para dhe dëshmi të rëndësishme, të cilat do të përdorën si dëshmi në procedura të mëtutjeshme.

Dyshohet se këta persona duke kanosur viktimën, në vazhdimësi kanë tentuar ta detyrojnë që të veprojë kundër pasurisë së tij.

Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit ndalohen për 48 orë.

Continue Reading

Kronika e zezë

​Një qytetar në veri të Mitrovicës sulmohet, fyhet në gjuhën shqipe dhe serbe

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut është raportuar një rast sulm dhe fyerje.

Sipas policisë, ankuesi ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në trotuar me tre persona, dy motorë skuter me nga dy persona të cilët kanë qenë duke lëvizur në rrugë i kanë fyer në gjuhen shqipe dhe në gjuhen serbe dhe të njëjtit i kanë gjuajtur me një shportë plastike duke e goditur viktimën.

“Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të urës lindore”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kronika e zezë

Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, lëndohet një këmbësor

Published

on

By

Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda dje si pasojë e një aksidenti në Lipjan. Deri tek aksidenti ka ardhur pasi një burrë duke e drejtuar një motoçikletë e ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar.

“Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 30.09.2024-15:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë e ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kronika e zezë

Shpërthim në Podujevë, policia po e heton rastin

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shpërthim ka ndodhur në Podujevë në orët e para të së dielës. Rasti është trajtuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka dëgjuar një shpërthim. Në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur shpërthimi kanë dalë njësitet përkatëse policore, me ç’rast është njoftuar edhe njësia për deminim dhe hetuesia”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Lidhur me rastin thuhet se është njoftuar edhe prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar.

Continue Reading

Të kërkuara