Kronikë e zezë

​Po hetohet nëna e cila dyshohet se braktisi fëmijët

Rasti është inicuar si keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve dhe është në procedurë hetimore.

Published

on

Policia e Kosovës njoftoi se intervistoi një të dyshuar femër kosovare nën dyshimin se me 3 shtator doli nga shtëpia dhe la bashkëshortin dhe tre fëmijët.

Dyshohet se shkoi te një person tjetër, me të cilin filloi bashkëjetesën. Rasti është inicuar si keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve dhe është në procedurë hetimore.

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, nisin hetimet për vdekjen

Published

on

By

Autoritetet policore në Pejë kanë nisur hetimet pas gjetjes së trupit të pajetë të një personi mbrëmjen e së dielës, sipas raportit 24 orësh.

Rasti është cilësuar fillimisht si “Hetim mbi vdekjen” deri në zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, viktima është një burrë, i cili u gjet pa shenja jete rreth orës 19:13, më datë 15 mars 2026.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohen pesë persona për bixhoz në Malishevë

Published

on

By

Polica e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, njofton se janë arrestuar pesë persona në Malishevë, pasi janë kapur duke luajtur bixhoz.

Gjatë aksionit të policisë të zhvilluar rreth orës 20:55, brenda një lokali janë gjetur dhe sekuestruar edhe disa aparate të lojërave të fatit.

Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet si organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit brenda një lokali janë hasur duke luajtur bixhoz. Në lokal janë hasur edhe aparate të lojërave të fatit, te cilat me vendim të prokurorit janë sekuestruar , ndërsa te dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Në Prishtinë, Lipjan dhe Gjakovë gjatë ditës së djeshme janë raportuar tri raste për dhunë në familje, sipas raportit njëditor të Policisë së Kosovës.

Incidenti i parë u shënua në Prishtinë rreth mesditës, ku një grua ka raportuar se është viktimë e dhunës dhe kanosjes nga një i dyshuar mashkull, rast ky që pas intervistimit ka kaluar në procedurë të rregullt.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në Lipjan, ku pas një mosmarrëveshjeje mes një burri dhe një gruaje, policia ka iniciuar rastin në rrugë ligjore pa masa ndalimi.

Ndërkohë në Gjakovë gjatë orëve të vona të mbrëmjes, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy gra.

Viktimat në Gjakovë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sekuestrohen substanca narkotike në tri lokacione në Prishtinë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, Policia e Kosovës ka realizuar tri operacione të ndara që kanë rezultuar me arrestimin e tre personave për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Rasti i parë u regjistrua në rrugën “Enver Maloku”, ku rreth orës 11:15 gjatë kontrollit rutinë një të dyshuari iu gjetën 6 gramë substancë narkotike, ndërsa pak më vonë, në rrugën “Taulantia”, u shoqërua një tjetër person pasi iu sekuestruan mbi 7 gramë të njëjtës substancë.

Aksionet policore në kryeqytet vazhduan edhe në orët e mbrëmjes në rrugën “Metush Krasniqi”, ku u ndalua një person i tretë me një sasi prej 0.9 gramësh narkotikë.

Për të tria rastet është njoftuar prokurori kompetent, me vendim të të cilit të dyshuarit janë liruar, ndërsa procedurat ndaj tyre do të vazhdojnë në rregullt.

 

Continue Reading

Të kërkuara