Lajmet

​Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Published

on

Shefi i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq i është ndaluar hyrja në Kosovë. Petkoviq ishte paraparë që të qëndrojë në Kosovë gjatë ditës së premte dhe të shtunë.

Nga kjo zyrë kanë treguar për arsyet e vizitës që Petkoviq do ta bënte në Kosovë.

“Autoritetet në Prishtinë nuk i kanë lejuar hyrjen në Kosovë drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq, të vizitojë Kosovën. Sot dhe nesër, drejtori Petkoviq ishte paraparë të qëndrojë në Kosovës dhe të vizitojë disa subjekte afariste ku shteti i Serbisë ka siguruar vende të reja pune, si dhe të vizitojë disa familje në gjendje të rënd sociale dhe tu ofrojë ndihmë”, thuhet në njoftimin e kësaj zyreje. 

Lajmet

Krasniqi: Nëse nuk ka zgjidhje, zgjedhjet mund të mbahen në maj ose qershor

Published

on

By

Pas dështimit të sërishëm të seancës konstituive, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se nëse nuk arrihet një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja në muajin maj ose qershor.

Krasniqi ka theksuar se partia në pushtet, Vetëvendosje, nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për formimin e qeverisë dhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ai ka shtuar se nëse nuk ka një marrëveshje politike për të zhbllokuar situatën, zgjedhjet janë një opsion i mundshëm.

“Nuk i ka votat as për qeveri. Sikur t’i kishte votat për qeveri do t’i kishte edhe votat për kryetar të Kuvendit. Ose duhet konstituar Kuvendi ose një marrëveshje politike, ose të shkohet në zgjedhje. Duhet ta propozojmë dikë tjetër. Nuk dua t’ua imponoj kandidatin. Veten ta propozon ai (Albin Kurti). Nëse nuk dalim nga kjo situatë, zgjedhje do të kemi në maj ose në qershor. Albulena Haxhiu nuk kalon. I ftoj të ndërrojnë kandidatin, nxirreni dikë që i merr votat”, tha Krasniqi.

Continue Reading

Lajmet

Dështon për të gjashtën herë konstitutimi i Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Konstitutimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për të gjashtën herë, pasi kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur të sigurojë më shumë se 57 vota. 

Emri i Albulena Haxhiut u hodh në votim pas propozimit të deputetit Glauk Konjufca, i cili kërkoi mirëkuptimin e deputetëve për të zhbllokuar situatën politike.

“Emri ynë i vetëm është Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit të Kosovës, ju kërkoj mirëkuptimin tuaj që ta zhbllokojmë situatën në të cilën kemi mbetur”, tha Konjufca para procesit të votimit.

Continue Reading

Lajmet

Çitaku: Detyrë e Vetëvendosjes të gjejë zgjidhje për situatën

Published

on

By

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se është detyrë e Vetëvendosjes që të gjejë një zgjidhje për të zhbllokuar situatën politike në Kosovë.

Ajo theksoi se debati i ditëve të fundit ka qenë i gabuar, duke shtuar se çështja nuk është nëse PDK ka ndryshuar qëndrim, por nëse ka pasur përpjekje nga ana e Vetëvendosjes për të zhbllokuar situatën.

“Po besoj që i tërë debati i këtyre ditëve të fundit është në mënyrë të gabuar. Nuk është çështja a ka ndërruar qëndrim PDK-ja, por a ka ndryshuar qëndrim dhe a ka përpjekje për zhbllokim nga ana e subjektit të parë parlamentar, Vetëvendosjes. Kjo parti duhet të zhbllokojë situatën”, tha Çitaku.

Continue Reading

Lajmet

Malajzia heq vizat për qytetarët e Kosovës për qëndrime deri në 30 ditë

Published

on

By

Malajzia ka hequr regjimin e vizave për shtetasit e Kosovës të cilët dëshirojnë të qëndrojnë në këtë shtet deri në 30 ditë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet rrjeteve sociale, shprehu mirënjohje ndaj autoriteteve të Malajzisë për këtë vendim i cili vjen para vizitës së saj zyrtare në këtë shtet, gjatë javës së ardhshme.

U jam thellësisht mirënjohës autoriteteve të Malajzisë për vendimin e tyre për të lejuar lirim nga vizat për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për qëndrime deri në 30 ditë. Ky hap i rëndësishëm, i kombinuar me hapjen e ardhshme të Ambasadës sonë në Kuala Lumpur gjatë vizitës sime javën e ardhshme, është një shenjë e qartë se lidhjet midis dy vendeve tona po forcohen çdo ditë e më shumë“, theksoi Osmani.

Osmani shkroi se mezi pret që të angazhohet me liderët shtetërorë javën e ardhshme për të punuar së bashku në thellimin e bashkëpunimit dhe për të avancuar interesat e përbashkëta.

Malajzia e njohu pavarësinë e Kosovës më 30 tetor të vitit 2008.

Continue Reading

Të kërkuara