Aktualitet

​Përurohet shkolla “Ulpiana” në Gadime

Ahmeti thotë se nxënësit e kësaj shkolle këtë vit të ri do ta fillojnë si është më së miri.

Published

on

Këtë të hënë është përuruar objekti i ri i shkollës së mesme “Ulipana” në Gadime. Në përurimin e këtij objekti mori pjesë kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ahmeti thotë se nxënësit e kësaj shkolle këtë vit të ri do ta fillojnë si është më së miri.

“Sot përuruam objektin e ri shkollor në Gadime. Nxënësit e shkollës së mesme “Ulpiana” vitin e ri shkollor do ta nisin si është më së miri: në objekt të ri, modern dhe me kushte cilësore të mësimit. Urime nxënësve, mësimdhënësve, stafit dhe të gjithë banorëve të kësaj ane! Arsimi do të vazhdojë të jetë prioritet i imi, padyshim. Urime viti ri shkollor të gjithëve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Aktualitet

Netanyahu nominon Trumpin për Nobel

Published

on

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka thënë presidentit amerikan, Donald Trump, se do ta nominojë për çmimin Nobel për Paqe.

Dy liderët u takuan për herë të parë të hënën në mbrëmje, sipas kohës në SHBA, për herë të parë që kur u mbyll lufta me Iranin.

Trumpi pritej t’i bënte presion Netanyahut për një armëpushim në Gazë. Në fillim të takimit, Netanyahu ia dha një letër Trumpit, për të cilën ai ka thënë se ia ka dërguar komitetit për çmimin Nobel për Paqe, duke lavdëruar përpjekjet e Trumpit për t’iu dhënë fund luftimeve në Lindjen e Mesme.

“Dua të shpreh vlerësimin dhe admirimin jo vetëm të të gjithë izraelitëve, por të popullit hebre”, ka thënë Netanyahu para se ta prezantonte letrën. “Ju e meritoni këtë”, ka shtuar ai.

Vetë Trumpi në disa raste ka thënë se e ka merituar çmimin Nobel për paqe, pasi siç ka thënë, ka ndalur disa luftëra. Këtu në raste të ndryshme ka përmendur edhe çështjen Kosovë-Serbi.

Continue Reading

Bota

Netanyahu nominon presidentin Trump për çmimin Nobel për Paqen

Published

on

By

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ka nominuar presidentin e SHBA-së Donald Trump për çmimin Nobel për Paqen, duke e lavdëruar atë për promovimin e përpjekjeve për paqe në rajone të shumta.

Netanyahu e bëri njoftimin në fillim të një darke të përbashkët në Shtëpinë e Bardhë, ku i dorëzoi Trumpit një kopje të letrës që ai i dërgoi Komitetit të Nobelit.

Po ju nominoj për Çmimin e Paqes, i cili është plotësisht i merituar, dhe duhet ta merrni atë,” tha Netanyahu para kamerave.

Ai e përshkroi Trumpin si një udhëheqës “që po farkëton paqen ndërsa flasim, në një vend dhe një rajon pas tjetrit”.

Trump u përgjigj ”faleminderit shumë. Duke ardhur nga ju në veçanti, kjo është shumë domethënëse”.

Shtetet e Bashkuara janë aleati më i rëndësishëm i Izraelit./atsh

Continue Reading

Bota

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnje dhe Hercegovinën

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia dhe 30 për qind për importet nga Bosnje dhe Hercegovina.

Tarifat e reja për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe ato për një sërë vendesh të tjera do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Ato janë më të ulëta sesa ato që Trump i paralajmëroi në prill – 37% për mallrat nga Serbia dhe 35% për ato nga Bosnje dhe Hercegovina.

Megjithatë, zbatimi i këtyre të fundit u shty për 90 ditë.

Trump i paralajmëroi tarifat e reja në letrat drejtuar udhëheqësve të vendeve – në rastin e Serbisë, presidentit Aleksandar Vuçiq, ndërsa në rastin e Bosnje dhe Hercegovinës kryetares aktuale të presidencës, Zhelka Cvijanoviq.

Këto letra janë të njëjta, përveç ndryshimeve në normat doganore që i vendosen secilit shtet veç e veç.

Letra e Trumpit fillon duke thënë se është “nder i madh” për të që dërgon një letër, e cila tregon rëndësinë dhe përkushtimin e SHBA-së për marrëdhëniet tregtare me atë shtet.

Ai shton se SHBA-ja ka pranuar ta vazhdojë bashkëpunimin tregtar me vendin në fjalë, pavarësisht “deficitit të konsiderueshëm tregtar” që SHBA-ja ka me të.

Sipas tij, norma e deklaruar e tarifës – 30 për qind për Bosnje dhe Hercegovinën dhe 35 për qind për Serbinë – është shumë më e ulët se ajo që nevojitet për të eliminuar pabarazitë dhe deficitin tregtar.

Trump, gjithashtu, kërcënon se do t’i rrisë tarifat nëse vendet hakmerren, duke vendosur tarifa shtesë për importet nga SHBA-ja.

Trump njoftoi të hënën në rrjetin e tij social, Truth Social, vendosjen e tarifave të reja doganore për një sërë shtetesh.

Për Japoninë, Korenë e Jugut, Malajzinë dhe Kazakistanin parashikohen tarifa prej 25%; për Afrikën e Jugut 30%; për Indonezinë 32%; për Bangladeshin 35%; për Kamboxhën dhe Tajlandën 36%, dhe për Laosin e Mianmarin 40%.

Në fillim të prillit, Trump vendosi tarifë 10% për importet nga Kosova.

Masë të ngjashme, atëkohë, vendosi edhe për importet nga Shqipëria, kurse për ato nga Serbia ishte 37%, nga Bosnje dhe Hercegovina 35% dhe nga Maqedonia e Veriut 33%.

Ekspertët vlerësuan se tarifat amerikane do të kenë shumë ndikim në Kosovë, për shkak të varësisë së madhe nga importet.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha atëkohë se zyra e saj ka bërë gati një ligj që do të mundësonte heqjen e tarifave prej 10% ndaj mallrave të importuara nga SHBA-ja, por se për miratimin e kësaj mase duhet fillimisht të konstituohet Kuvendi i ri.

Kosova nuk e ka konstituuar ende institucionin ligjvënës, edhe pse zgjedhjet parlamentare janë mbajtur pesë muaj më parë./REL

Continue Reading

Bota

​Trump thotë se do të dërgojë armë të reja në Ukrainë

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se planifikon të dërgojë armë shtesë mbrojtëse në Ukrainë, pasi administrata e tij ndaloi disa dërgesa javën e kaluar.

Do të dërgojmë më shumë armë. Duhet ta bëjmë – ata duhet të jenë në gjendje të mbrojnë veten“, tha Trump përpara një darke me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, raporton CNN.

Ata po goditen shumë rëndë. Do të na duhet të dërgojmë më shumë armë“, shtoi Trump.

Armë mbrojtëse, kryesisht, por po goditen shumë, shumë rëndë“.

Komentet e fundit të presidentit vijnë pasi një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i tha CNN-it javën e kaluar se administrata Trump po ndalonte disa dërgesa armësh në Ukrainë, duke përfshirë raketat e mbrojtjes ajrore. Vendimi erdhi pas një shqyrtimi të shpenzimeve ushtarake dhe mbështetjes amerikane për vendet e huaja, i cili u nënshkrua nga Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, tha në atë kohë se vendimi u mor “për të vënë interesat e Amerikës në radhë të parë”.

Disa zyrtarë amerikanë lanë të kuptohej se rishikimi i ndihmës për Ukrainën lidhej pjesërisht me përpjekjen e Pentagonit për t’u përqendruar te Kina dhe për t’u përgatitur për konflikte të mundshme në të ardhmen në Paqësor – një çështje e prioritizuar nga shefi i politikave të Pentagonit, Elbridge Colby.

Departamenti i Mbrojtjes vazhdon t’i ofrojë Presidentit mundësi të forta për të vazhduar ndihmën ushtarake për Ukrainën, në përputhje me qëllimin e tij për t’i dhënë fund kësaj lufte tragjike. Në të njëjtën kohë, Departamenti po shqyrton dhe përshtat me rigorozitet qasjen e tij për arritjen e këtij objektivi, duke ruajtur gjithashtu gatishmërinë e forcave amerikane për prioritetet e mbrojtjes së Administratës“, tha Colby në një deklaratë në kohën e pauzës.

Rusia mirëpriti ndalimin e disa dërgesave në Ukrainë, duke pretenduar – pa dhënë asnjë provë – se kjo u bë sepse SHBA-të nuk kishin armë të mjaftueshme.

Me udhëzimin e presidentit Trump, Departamenti i Mbrojtjes do të dërgojë armë shtesë mbrojtëse në Ukrainë për të siguruar që ukrainasit të mund të mbrojnë veten ndërsa ne punojmë për të siguruar një paqe të qëndrueshme“, tha zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, në një deklaratë të hënën.

SHBA-ja e ka furnizuar Ukrainën me sisteme mbrojtjeje ajrore, dronë, raketahedhës, radarë, tanke dhe armë anti-blind, duke çuar në shqetësime për pakësimin e rezervave amerikane.

Trump më parë ndaloi të gjitha dërgesat e ndihmës ushtarake për Ukrainën në mars, pas një debati të nxehtë në Zyrën Ovale me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Trump rifilloi fluksin e ndihmës në Ukrainë rreth një javë më vonë.

Vendimi për të dërguar armë shtesë vjen gjithashtu pasi Trump foli veçmas javën e kaluar si me presidentin rus, Vladimir Putin, ashtu edhe me Zelenskyn. Ai tha më pas se biseda e tij me Putinin ishte zhgënjyese dhe se nuk kishte “asnjë përparim” drejt një armëpushimi.

Ndërkohë, Zelensky në javët e fundit iu është lutur aleatëve perëndimorë të forcojnë mbrojtjen ajrore të vendit të tij pas intensifikimit të sulmeve ajrore ruse. Rusia lëshoi një numër rekord dronësh në Ukrainë gjatë natës së të premtes, vetëm disa orë pas telefonatës Trump-Putin.

Trump më vonë të premten tha se SHBA-ja po shqyrton kërkesën e Ukrainës për më shumë sisteme mbrojtëse Patriot pas një telefonate “shumë të mirë” me Zelenskyn.

Presidenti ukrainas tha të shtunën se biseda e fundit me Trump ishte më e mira dhe “më produktive” që ai ka pasur.

Trump të hënën riafirmoi pakënaqësinë e tij me udhëheqësin rus, duke thënë: “Nuk jam aspak i kënaqur me presidentin Putin“.

Continue Reading

Të kërkuara