Aktualitet

​Përshpejtohet inflacioni mes rritjes së çmimeve të energjisë në Suedi

Çmimet e prodhimit u rritën me 19,5% në terma vjetore, në nëntor.

Published

on

Inflacioni i çmimeve të prodhimit në Suedi u përshpejtua në nëntor pas, një rëniejeje 11-mujore, në tetor, mes kostove të larta të energjisë, sipas Zyrës së Statistikave të Suedisë.

Çmimet e prodhimit u rritën me 19,5% në terma vjetore, në nëntor, pas një rritjeje prej 18,7% në tetor. Çmimet e tyre në tregun e brendshëm u rritën me 17,5%.

Çmimet e energjisë u rritën me 50,5% krahasuar me vitin e kaluar, dhe më shumë se muaji u kaluar (46,1%).

Gjithashtu, çmimet e produkteve te konsumit shenuan nje rritje prej 6,4%.

Në bazë mujore, çmimet e prodhimit u rritën me 2,2% në nëntor, pas një rënieje prej 1,5% në muajin e mëparshëm.

Të dhënat treguan gjithashtu se çmimet e importit u rritën me 25% në terma vjetore, në nëntor, ndërkohë një muaj më parë, ato ranë me 0,3%.

Çmimet e eksportit u rritën me 21,5% në terma vjetore dhe me 1,4% në nëntor./atsh

AI

Master në AI? UBT – i vetmi që ofron programin Shkenca Kompjuterike me orientim në këtë fushë

Published

on

Në një kohë kur inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën si jetojmë dhe punojmë, UBT sjell në Kosovë një nga programet më të avancuara të studimeve master – Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, me orientim të veçantë në këtë fushë.

Programi, i ndërtuar mbi standarde ndërkombëtare dhe i mbështetur nga laboratorët më modernë në vend, synon të formojë gjeneratën e re të ekspertëve që do të udhëheqin transformimin digjital në Kosovë dhe më gjerë.

Ky master përfshin edhe dy orientime të tjera: Inxhinieria e Komunikimit dhe Inxhinieria e Sistemeve Softuerike. Planprogrami është hartuar me standarde ndërkombëtare, duke u mbështetur në laboratorët më të sofistikuar të teknologjisë informative në vend dhe në bashkëpunimin me profesorë të njohur ndërkombëtarisht, të cilët sjellin përvojën dhe ekspertizën e tyre në UBT.

Studentët e këtij programi do të kenë mundësinë të zhvillojnë njohuri dhe aftësi në fusha si inteligjenca artificiale, inxhinieria softuerike, shkenca e të dhënave, sistemet informative, rrjetat kompjuterike, robotika, multimedialiteti dhe vizualizimi, si dhe informatika shëndetësore.

UBT garanton kushte moderne studimi, përfshirë laboratorët e sigurisë kibernetike, zhvillimit të softuerëve, modelimit dhe simulimit, telekomunikimit, robotikës dhe realitetit virtual. Ligjëratat do të zhvillohen me orar fleksibël, 2–3 herë në javë pas orës 17:30, duke u përshtatur me nevojat e profesionistëve që tashmë janë aktivë në tregun e punës.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Aktualitet

Kardiologu Edis Demiri nga United Hospital shpjegon simptomat që tregojnë probleme me zemrën në podcastin “Shëndeti në rend të parë” në Telegrafi

Published

on

Në episodin e 40 të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital, kardiologu invaziv Edis Demiri foli për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të zemrës.

Demiri shpjegoi se si t’i kuptojmë më mirë simptomat e para të problemeve të zemrës, rreziqet që i kërcënojnë, si dhe arritjet më të fundit teknologjike në këtë fushë.

Ai theksoi se disa nga simptomat që nuk duhet të neglizhohen për problemet e zemrës janë: dhimbja në kraharor, vështirësia në frymëmarrje, lodhja e tepruar dhe ndjesia e rëndesës në trup.

Kardiologu gjithashtu vuri në dukje se, ndonëse stresi dhe ankthi mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme, një kontroll i hershëm mund të bëjë diferencën.

Demiri përmendi disa faktorë kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare: presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, duhani dhe mungesa e aktivitetit fizik. Ai nënvizoi se shumica e këtyre faktorëve mund të parandalohen përmes një stili jetese të shëndetshëm dhe kontrollit të rregullt mjekësor.

Gjatë bisedës, doktori Demiri rekomandoi gjithashtu ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik, të cilat janë thelbësore për shëndetin e zemrës.

Për më shumë, ndiqni podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë”. /Telegrafi/

Continue Reading

Aktualitet

​Situatë kritike nga zjarri në Delvinë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingjim zhvilluan një mbledhje në Delvinë.

Aktualisht situata mbetet kritike në Delvinë, ku zjarri ka vazhduar me intensitet të lartë edhe gjatë orëve të natës. Flakët kanë vijuar në kodrat përreth qytetit, ndërsa ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter madje edhe energjia elektrike është ndërprerë.

Flakët, e nisura fillimisht në Finiq, kaluan në territorin e Delvinës , ku banorët u evakuuan, ndërsa zhvendosje u bë edhe për pacientët dhe stafin mjekësor të spitalit.

Prej godinës së spitalit u zhvendosën edhe bombolat e oksigjenit, pasi rrezikoheshin nga zjarri. Zjarri rrezikoi edhe puset e naftës. Banorët theksuan se flakët u përhapën shumë shpejt. Autoritetet theksojnë se nuk ka më rrezik për banesat.

Më herët, gjatë mesditës së djeshme, situata u paraqit kritike edhe në disa fshatra të Gramshit. Në Kullollas, u shënua dhe viktima e parë në Gramsh, një 80 vjeçar, i cili humbi jetën nga asfiksia. Ishte zjarri që ai ndezi në oborrin e shtëpisë së tij, që u përhap me shpejtësi duke përfshirë dhe fshatra të tjerë të zonës.

Continue Reading

Aktualitet

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba trafiku, një aksident përfundon me fatalitet

Published

on

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2161 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 86 aksidente trafiku me dëme materiale, 34 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar, kurse u regjistrua edhe një aksident me fatalitet.

Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona teksa 15 janë dërguar në mbajtje, kurse një person është në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Të kërkuara